POLITIKE

"Mediat gjermane jehonë zgjedhjeve në Shqipëri" DW: Sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës, njëri shpjegim për suksesin zgjedhor të socialistëve

n.f Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 12:47

"Mediat gjermane jehonë zgjedhjeve në Shqipëri" DW:

TIRANË- Zgjedhjet parlametare të zhvilluara në Shqipëri gjetën jehonë në median gjermane, ku përmendet, se PS dhe Edi Rama shkojnë drejt një mandati të katërt. Por gjendet edhe një reflektim i situatës në Shqipëri.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri media gjermanishtfolëse përmend gjasat që kryeministri, Edi Rama të shkojë drejt një mandati të katërt.  Por reflektohet edhe mbi situatën aktuale në Shqipëri, ku theksohet, se megjithëse Edi Rama dhe Partia Socialiste shkojnë drejt fitores ata janë të kontestuar në politikën e brendshme.

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" nën titullin "Edi Rama do të jetë për herë të katërt kryetar qeverie i Shqipërisë  -portret i një antikonformisti të përhershëm" nënvizon sot se nuk duhet të gënjehemi nga imazhi i Ramës si një i jashtëm në politikë. "Fituesi me gjasë i zgjedhjeve është një politikan i etur për pushtetin", shkruan NZZ. Andreas Ernst pasi përmend suksesin e Ramës si kryetar bashkie i Tiranës, i referohet ndryshimit të kryeqytetit dhe thekson se në këtë bum ndërtimi në Tiranë përqëndrohet gjithçka shkon keq në Shqipëri.

"Ekonomia e tarafeve jep leje ndërtimi për të vetët dhe dhënia e tenderave varet nga lidhjet politike, paratë e zeza dhe kthimi i favoreve." NZZ hedh vështrimin edhe tek fitorja e pritshme e zgjedhjeve nga socialistët dhe thekson se "sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës është njëri shpjegim për suksesin zgjedhor të socialistëve.

Shpjegimi tjetër është kundërshtari i tij, 81 vjeçari, Sali Berisha. Ndryshe nga Rama ai është një autokrat i tipit të vjetër, jo origjinal, kozmopolit apo sharmant." Më tej NZZ vëren mbi Edi Ramën, se "më së voni në vitin 2005, kur ai mori pushtetin në PS u bë e qartë, se ai para së gjithash është një politikan i etur për pushtetin, që në politikë njeh vetëm mik dhe armik." [..]Rama ngriti një aparat pushteti siç e njohin mjaft vende në rajon: Ai është kreu i një partie, që kontrollon administratën, gjykatat dhe mjaft media."

Në median gjermane, Rama portretizohet si vërtet proeuropian, artist jo konvencional që mirëpritet mjaft mirë në Bruksel, sepse politika është konform BE, por edhe mjaft i kontestuar. "Zgjedhje në Shqipëri: Sa autoritar është Edi Rama", pyet një nga radiot më të mëdha gjermane, "Dlf" në një kronikë të gjerë të fundjavës.

"Edi Rama është në BE një mik i mirëpritur, dhe duket se nga ana ideologjike dhe gjeopolitike qëndron i palëkundur në anën e Europës. Por kritikët i tremben asaj se sukseset e Shqipërisë për temat si shteti ligjor dhe demokracia janë suksese vetëm në letër, dhe se vendi nuk është i gati për anëtarësim në BE. Kjo ka të bëjë edhe me Edi Ramën që tregon tipare autoritare."

"Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Vendi i NATO-s në rrugën e anëtarësimit në BE" ky është titulli me të cilin "Frankfurter Rundschau" i kushton vëmendje zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar se kryeministri në detyrë mund të marrë mandatin e tij të katërt. Por pavarësisht ambicieve për në BE-së, politika e tij e brendshme është e kontestuar. "Sipas komisionit zgjedhor, rezultatet e para duhet të dalin të martën. Votimi i së dielës shihet si një test i rëndësishëm i disponimit në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE."

Gazeta "Zeit" i kushton vëmendje rezultateve paszgjedhore. "Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të dielën, po ravijëzohet një fitore e Partisë Socialiste (PS) të kryeministrit Edi Rama. Pas numërimit të më pak se një të tretës së votave, rreth 53 për qind e tyre shkuan për PS, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. [..]

Rama, 60 vjeçar, ka drejtuar PS që nga viti 2005 dhe kërkon një mandat të katërt radhazi si kryeministër. Gjatë fushatës elektorale ai deklaroi se do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE në vitin 2030, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të përfitojnë nga 'të njëjtat të drejta si qytetarët e vendeve të tjera evropiane'. Rama është akuzuar vazhdimisht nga opozita për kontakte me krimin e organizuar, gjë që Rama e mohon."/DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë