POLITIKE

"Mendja ta do se ligjvënësit do të kenë bërë ndonjë reformë të fortë!" Salianji: Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

M.B. Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 19:31

"Mendja ta do se ligjvënësit do të kenë bërë

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokatike, Ervin Salianji, ka reaguar nga qelia lidhur me kalimin e projekligjit për kanabisin dhe çështjen e mandarinave me pesticide të bllokuara. Salianji thotë se ky sesion parlamentar u mbyll me sukses, duke hapur rrugën për licensën e shtrenjtë të drogës së ligjjshme, mjekësore. Ai shton se kryeministri Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabis dhe po e mbyll me kanabis duke shprehur bindjen se ky është mandati i tij i fundit.

Salianji është ndalur dhe te hapja e grupkapitullit të ri të negociatave teka thotë se Kryeministri hoqi vallen e preferuar në Bruksel, kur tha se kapituj të tjerë paska hapur Shqipëria me Komisionin Europian, por sipas ish-deputetit, propaganda që ecën shumë më shpejt se integrimi na e solli si arritje historike.

Demokrati shton se do të jemi pjesë e Unionit kur këtu fermeri të mos lihet në mëshirë të fatit, po kur ai të asistohet, e të kontrollohet si duhet, në mënyrë që mandarina e këtij vendi me tokë pjellore e të bekuar e me 300 ditë diell, të mos refuzohet.

POSTIMI:

Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Të Enjten, pak para mesnatës disa duartrokitje qenkan degjuar në sallën e Parlamentit. Mendja ta do se ligjvënësit do të kenë kaluar ndonjë reformë të fortë, ose një ligj për interes publik e në shërbim të qytetarëve.

Në fakt, sapo kishte marrë kartonat pro, nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit. Pas kësaj, Kryetarja e Kuvendit në entuziazëm e sipër, paska uruar qytetarët për festat e fundvitit. U mbyll dhe ky sesiom parlamentar me sukses, duke hapur rrugën për licensën e shtrenjtë të drogës së ligjjshme, mjekësore. Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabis dhe po e mbyll me kanabis. Unë jam i bindur se ky është mandati i tij i fundit.
***
Kur në vitin 2015 bëra disa denoncime të cilat qeveria i mohonte u detyrova të hyja në parcela me hashash, në një atmosferë të rrezikshme pasi ruheshin me njerëz të armatosur, qeveria e mohonte përsëri!! Kryeministri thoshte se kanë shkulur çdo rrënjë. E vërtëta është se patëm një kanabizim masiv. Ngastrat ishin fidanishtja e narkoshtetit. Ata që u pasuruan me hashash, u futën në tregun e drogave të forta dhe në çdo anë të ekonomisë, duke prishur konkurencën dhe rritur artificialisht çmimet. Sa herë qeveria mburret me rritjen e vlerës së pronës, ai nuk përmend faktorin kryesor, që është futja e parave të narko-trafikut në ndërtim.

Ato para të pista kanë sjellë vetëm dëm, dhe nga ana tjetër ngjarje, perplasje e hasmëri të përgjakshme me dhjetra të vrarë. Krime që vijojnë sot e kësaj dite. Pra shajnia që pati lideri global se kanabizimi do sillte mrekulli ekonomike (sipas dëshmisë së ish zv.kryeministrit) ishte një marrëzi tragjike dhe kriminale. Por Edi Rama nuk heq dorë. Ai humbi 2 ministra të brendshëm pikërisht për lidhjet me drogën e trafikun, dhe tani ka vendosur ta kultivojë me leje qeveritare, me liçensën që ai do ja japë fituesit të paracaktuar. Ky pra ngelet vizioni i tij dhe para këtyre zgjedhjeve.
***
Kryeministri hoqi vallen e preferuar në Bruksel, kur tha se kapituj të tjerë paska hapur Shqipëria me Komisionin Europian.
Propaganda që ecën shumë më shpejt se integrimi na e solli si arritje historike. Qeveria kalorsiake po çan rrugët e po shkel pengesat, e po na afron me familjen e madhe të kontinentit. Po tamam atë ditë, doli një lajm që mandarinat tona ishin kthyer mbrapsht në kufinjtë e BE, pasi kishin pesticide dhe ishin të rrezikshme per shendetin. Një dramë kjo për prodhimin vendas. Të gjithë e dinë se ne do bëhemi pjesë e Unionit, kur të arrijmë disa standarte, e jo me llafe e kronika të gatshme nga arritjet e mëdha të Kryeministrit në Bruksel

Do të jemi pjesë e Unionit kur këtu fermeri të mos lihet në mëshirë të fatit, po kur ai të asistohet, e të kontrollohet si duhet, në mënyrë që mandarina e këtij vendi me tokë pjellore e të bekuar e me 300 ditë diell, të mos refuzohet. Nëse nuk jemi në gjendje të eksportojmë këtë produkt që vjen nga asetet tona më të çmuara (e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prodhime të tjera) atëherë çfarë do të çojmë ne në BE? Apo sërish kanabisin, kësaj radhe nën maskimin, mjekësor e industrial. Këtu në burgun e Fierit, në këtë kohë kanabisi e mandarinash ka një ironi. Unë që kam denoncuar fenomenin kriminal dhe lidhjet e tij me ministrat e brendshëm, jam në muajin e tretë të dënimit.

Ndërsa nuk është këtu asnjë për dëmin e madh që u është bërë fermerëve tanë, me mohimin e mbi 100 milionë euro ndihmë nga programet e Komisionit Europian, për shkak se qeveria vendosi të fusë duart e të shpërdorojë 33 mln euro të programit të mëparshëm. 33 mln euro të taksapaguesve gjermanë, francezë, italianë, belgë, etj. Tek mbështetja që mund të vinte nga BE, me siguri mund të ishte dhe zgjidhja për pesticidet, që do t'i bënte mandarinat tona të sigurta. Por kjo nuk ndodhi, sepse rilindasit jo vetëm i morën për vete ato para, por ende nuk kanë reaguar si duhet pas skandalit për ta bindur Komisionin që të rihapë rrugën e Ipard-III.

Jam shumë kurioz të di se si do reagonte ky që hap kapitujt tanë me Brukselin, nëse aty do të pyetej, si ndodhi që qeveria juaj vodhi taksat tona që i kishim destinuar për fermerët tuaj të varfër? Kështu pra, po shkurtojmë distancën, po afrohemi me propagandë të çmendur me Bashkimin Europian. Duke duartrokitur drogën, e duke heshtur për kthimin e mandarinave.

ervin salianji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë