PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së, 6 prej tyre me nga 2 muaj përjashtim nga Kuvendi
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Nga Andi Bushati
Në aqualand-in e madh të peshkaqenëve, që është kthyer qeverisja e rilindjes, bazeni i AKSHI-it është ai më i frikshmi. Natyrisht dikush mund të vërë bast se këtë rekord e mban vjedhja me inceneratorët, ku u firuan mbi 400 milionë euro, pa bërë asnjë lek punë.
Një tjetër mund të këmbëngulë, se skema e shpikur nga drejtorët e 5D-së, që vetë i jepnin tenderat dhe vetë i fitonin, as nuk qe parë, as nuk qe dëgjuar. Një i tretë nuk do bënte dot paqe me galaksinë e kompanive dhe OJF-ve që ishin krijuar rreth Veliajt, satelitët e së cilës vërtiteshin për të pasuruar të shoqen. Por, me një të rënë injoruese të lapsit, dikush më kokëfortë, mund t’i reduktonte përmasat e këtyre krimeve, pasi të kishte lexuar dosjen e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si ajo shpërndante qindra miliona euro para publike, vetëm përmes celularit të saj.
E megjithatë, megjithatë, sado drithëruese të jenë këto skandale që konkurrojnë denjësisht me njëra-tjetërn nga kreativiteti për të vjedhur, ajo që ka ndodhur në maternitetin e Diellës, është e pakrahasueshme me asgjë nga paraaradhëset. Dhe këtu nuk është puna vetëm te sasia e parave të grabitura, por te sistemi që kishte ngritur në këmbë ky grup kriminal.
Po të lexoje të plotë 52 faqet e dosjes së “rrjedhur“ nga GJKKO, e cila sekuestroi rreth 40 milionë euro pasuri të Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, e ke më të lehtë të mbërrish në këtë përfundim. Nëse në rastet e tjera të aktakuzave që ka ngritur deri më tani SPAK-u, fshehja e pronave të përftuara përmes korrupsionit ngelet në nivel amator, në këto faqe shikohet se sofistikimi ka kapur tjetër stad.
Tanimë nuk kemi të bëjmë me pasuri të kaluara në emër të një familjari, të një kushëriri, të një miku biznesmen. Jo! Fshehjen e pasurive të përfituara nga marrëveshjet e errëta këtu e marrin në dorë kompani të strukturuara, të cilat janë vetë përfitueset e parave publike të shpërndara nga zyrtari që do të kamuflojë pronësinë reale.
Po të qëmtosh historikun e pronave që dyshohet se ka fshehur ish-drejtoresha, atë një herë e bën, përmes një biznesmeni, Ergys Agasi, në xhepat e të cilit përfundonin paratë e garave fallco dhe një herë tjetër Ermal Beqiri, që ka organizuar të gjithë kompaninë e tij për të fshehur pasuritë e zyrtares që e favorizon. Përpos ndonjë përjashtimi kur mijëra euro jepen në kartone verërash, marrëdhënia e ka tejkaluar atë ndërmjet ryshfetdhënësit dhe ryshfetmarrësit. Grupi nuk kujdeset vetëm se sa para do të duhej t’i shkonin në xhep drejtoreshës, por edhe se si ajo nuk duhet të binte në sy për shumat e fituara. Pra, edhe shqetësimi për t’i fshehur gjurmët e krimit është disa fish më i kamufluar. E pavarësisht kësaj, e gjitha nuk përfundon këtu.
Ka një episod në dosje, kur biznesmenes shqiptaro-gjermane, Migena Shroeder, kërkohet t’i imponohet me anë të kërcënimit, mënyra e pagesës nën dorë për paratë e fituara nga puna që kishte marrë përsipër. Ajo këshillohet nga Mirlinda Karçanaj të takojë Ermal Beqirin. Fjalia e tij është: “Je futur në një fole peshkaqenësh”. Këta grabitqarë dyshohet se kanë bërë të njëjtën gjë me bashkëjetuesin e saj gjerman, njësoj siç bënë me Geron Meçen, apo Daniel Shimën.
Pra përpos sofistikimit në fshehjen e pasurive, metodat e kërcënimit, duke shkuar deri në rrëmbime, herë me ndihmën e grupeve më të rrezikshme kriminale dhe herë me bashkëpunimin e policisë, e bëjnë grupin e AKSHI-it, një monstër që të kall datën. Për ta skicuar edhe më të ububueshme të gjithë këtë tablo të errët, nuk ka nevojë të shtohet se tarifa e suksesit të vjedhjeve dhe rrëmbimeve, celebrohej në zyrën e kryeministrit, duke hapur tapat 30 mijë euroshe të shisheve Romanee Conti, që tashmë nuk ka dyshime se nga kush silleshin e ku konsumoheshin.
Pikërisht për të gjithë këto elementë dosja e AKSHI-it nuk ka konkurentë. Jo vetëm se aty është kapur me zë dhe figurë, “koordinatori i kryeministrit me krimin”, por se pikërisht ai Ergys Agasi, kishte arritur të formonte një shtet brenda shtetit, me të cilin po të kishe punë, të shqyenin peshkaqenët. /Lapsi.al
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sekretarit t...
Gjatë vizitës sot në Greqi, Rama dhe Mitsotakis kanë folur edhe për çështjen e kufirit detar. Ishte ministri i Jashtëm...
Kryeministri Edi Rama ndodhet Forumin Ekonomik të Delphi-t, teksa po zhvillon një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathime...
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka humbur pr...
Teksa vijojnë diskutimet në dëgjesën publike të Komisionit të Reformës Territoriale në Lezhë, bashkëkryetari i...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ambicien për një zgjidhje përfundimtare të të gjitha çështjeve të pazgjidhura mes Sh...
Edi Rama ka deklaruar këtë të mërkurë se Shqipëria është më pranë BE-së. Edhe pse kanë ardhur paral...
Një dosje e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka zbardhur ekzistencën e një grupi të mirëfilltë të strukturuar k...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se marrëdhënia mes DIA dhe CEZ përbën një ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku kanë vijuar takimet zyrtare me një takim të rëndësi...