POLITIKE

Mësuesja: Arsimi shqiptar ka prekur fundin, shifra alarmante dhe braktisje masive e mësuesisë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 12:28
Mësuesja: Arsimi shqiptar ka prekur fundin, shifra alarmante dhe braktisje

Dave Marku, mësuese më përvojë dhe një aktiviste e shoqërisë civile ngriti zërin për situatën vërtet shqetësuese në të cilën ndodhet arsimi shqiptar.

Në tryezën e organizuar nga PD me rastin e 7 marsit, Marku tha se themelet e arsimit tonë parauniversitar janë vërtet të dobëta.

Marku: Vihet re rënie drastike në Matematikë, zgjidhjen e problemave dhe mendimit të thelluar në matematikë. Kanë humbur 69 vende duke renditur Shqipërinë të fundit në botë. Po t'i referohemi edhe gjuhës shqipe në mendimin kritik, nxënësit shqiptarë vetëm 14% e tyre mundet të arrijnë nivelin bazë, kur mesatarja e OECD-së është 78%. Domethënë kemi prekur fundin në cilësi dhe kjo ëh, shemp, shemp gjithçka.

Do prekja pak edhe maturantët e shkollave të mesme, domethënë, ata të cilët i drejtohen mësuesisë. Në fakt ne këtu jemi mësues, besoj pjesa më e madhe dhe nuk e di cili prej nesh e ka, e ka fëmijën e tij për mësuesi. Dhe kjo është një, është një fakt, është një fakt që dhemb.

Dhe të shohësh se si ka rënë numri i maturantëve shqiptarë që kërkojnë mësuesinë nga 2013-ta në 2025-ën, ai është më shumë se e dyfishuar. Prej nja 14.500 diçka e tillë ishim në 2013-ën, sot jemi në 6.000 e diçka mësues. Por cilët maturantë kërkojnë mësuesinë? Kërkojnë mësuesinë maturantët të cilët nuk arrijnë të marrin degë të tjera. Dhe kjo është shumë e rëndë.

Na besoni ne që jemi nëpër shkolla, çfarë studentësh, çfarë mësuesish na vijnë. Me të drejtë. Se nëse shkon pjesa më e dobët me rezultate më të dobëta, aty është, aty është gjëja. Unë do do prekja paksa, emigrimi është prekur shumë e shumë dhe ajo shifra e madhe 44-45% e popullsisë prek pikërisht arsimin parauniversitar më shumë. Prek fëmijët, shkollat tona që janë bosh, shkolla të mbyllura, klasa të mbyllura edhe në Tiranë.

Kur flasim për kryeqytetin, po t'ju referohemi edhe edhe grafiqeve, kur flasim për kryeqytetin, merr me vesh se çfarë problematike të madhe ka në zonat rurale e po edhe në qytete të tjera të vogla. Përpos kësaj, unë me thënë të drejtën, jam përsëri e lënduar, me me problemet e kurrikulës.

Kurrikula në shkollat tona le për të dëshiruar, profesor, jashtë mase shumë. Ndryshim tekstesh, ndryshim, ja për shembull në në shtatorin e vitit që vjen do të na ndryshojnë 171 tekste. Kë pyetën këta? Na pyetën ne? A pyetën specialistë, arsimtarë? Jo, nuk pyetën askënd.

Për ta shtuar pastaj problematikën e madhe te mediave shqiptare. Mediat shqiptare nuk na i japin problemet në arsim. Ato i kamuflojnë. Të gjitha këto raste të vështira të dhunës në shkolla, të testeve të PISA-s, të problematikave të tjera në shkollat tona, heshtin mediat. Po me thënë të drejtën kur hesht media, hesht edhe shoqëria e si përfundim arsimi do preke fundin, pikërisht ashtu siç e ka siç e ka prekur.

Mendoj që programi i Partisë Demokratike do ta tregojë, e ka treguar veten Partia Demokratike në tetëvjeçarin e saj, me thënë të drejtën kemi qenë mësues, por mësues të nderuar. Të nderuar përpos në pjesën morale, por të nderuar edhe në pjesën e rritjes së pagave. Pagat tona atëherë e njohën tamam rritjen reale të saj. Në këto 13 vite të Rilindjes mësuesi është denigruar. Është denigruar pikërisht edhe me këtë. Pagat e e mësuesve shqiptarë janë më të fundit, më të fundit besoj edhe në Europë edhe në botë.

Përjashtojmë ato vendet e tjera që u fol pak më përpara. Po po ta shohësh edhe në këtë indeksimin e vogël, arsimtarët janë të fundit përsëri. Do marrin 22 deri në 30.000 lekë të vjetra indeksim kur çdo profesion tjetër e ka 50 deri në 100.000 lekë të vjetra.

Pra edhe ky është një denigrim që na bëjnë me thënë të drejtën dhe na lënë, na lënë të mendojmë pastaj të mendojmë jo mirë për arsimin.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë