POLITIKE

Meta: Programi ekonomik "Made in Albania" do të shpëtojë vendin nga gremina ekonomike dhe drama e shpopullimit

r.ll Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 20:42
Meta: Programi ekonomik "Made in Albania" do të
ili rmeta

TIRANË- Presidenti i Partisë, Ilir Meta shprehet se programi ekonomik "Made in Albania" i Shqipërisë Madhështore ka si qëllim shpëtimin e vendit nga gremina ekonomike dhe nga drama e shpopullimit.

Meta shprehet në postimin e tij në Facebook, se ky program ul ndjeshëm koston e jetesës për qytetarët dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare nga kriza dhe stanjacioni regresiv ekonomiko-shoqëror.

Më tej shprehet se ky program ka gjithashtu në qendër të tij qytetarin dhe rritjen e mirëqenies së tij, si dhe biznesin dhe nxitjen e prodhimit vendas duke i dhënë fund asaj që kreu i PL-së e quan "narkoekonomia".

POSTIMI I PLOTË I METËS:

Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore është shembull i përgjegjshmërisë më të lartë politike dhe i vizionit të thellë profesional, me qëllimin më madhor për të shpëtuar vendin nga gremina ekonomike dhe nga drama e shpopullimit.

Ky program shumë realist është dëshmi e vërtetësisë dhe seriozitetit për të mbajtur dhe çuar deri në fund premtimet e bëra ndaj qytetarëve përkundrejt dhjetëra mashtrimeve të pacipa të Edi Ramës, i cili nuk ka mbajtur asnjë premtim por vetëm ka zhytur vendin në mjerim dhe ka zhgënjyer thellësisht qytetarët.

Ky program ekonomik për Shqipërinë Madhështore ul ndjeshëm koston e jetesës për qytetarët dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare nga kriza dhe stanjacioni regresiv ekonomiko-shoqëror.

Një alternativë e shkëlqyer, plotësisht e financueshme, që maksimizon resurset e mëdha ekonomiko-natyrore të vendit për t’i dhënë frymëmarrje të gjerë zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresiv ekonomik, si dhe garanton të ardhmen e të rinjve tanë këtu në Shqipëri duke ndalur shpopullimin dhe për të shnderruar Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Ky program ka në qendër të tij qytetarin dhe rritjen e mirëqenies së tij, si dhe biznesin dhe nxitjen e prodhimit vendas duke i dhënë fund narkoekonomisë së mbështetur mbi ndërtimin e kullave, pastrimin e parave të pista, të drogës dhe korrupsionit, që ja kanë bërë absolutisht të pamundur shqiptarëve të thjeshtë blerjen e një apartamenti me të ardhurat e mjera që marrin dhe varfërinë e ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare.

Shqipëria fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon, si një prioritete madhor i Partisë së Lirisë, do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme përmes këtyre masave shumë të qarta dhe të studjuara thellë profesionalisht të Programit politik dhe ekonomik të Shqipërisë Madhështore:

Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore.

Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.

Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.

Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.

Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore.

Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.

Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.

Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet.

Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.

Akciza për birrën do jetë me dy fasho: 600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.

Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.

Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.

Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.

Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 orë që është sot, do shitet në 6 lekë.

Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.

Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.

Bimët medicinale marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit, arrorëve dhe bimëve aromatike.

Punonjësit sezonalë të turizmit do të paguhen me një rrogë bazë.

Çdo titull strategjik i dhënë me koncesion anulohet.

Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.

Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.

Do krijohet fondi për mbështetjen, mbrojtjen dhe nxitjen e eksporteve.

Për të rinjtë, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit. Çdo i ri nën 30 vjeç.

Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat gjer në moshën 25 vjeç.

Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.

Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave të tij për biznesi.

Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.

Kredi të buta bankare nga banka e zhvillimit me preferencë për gratë dhe krijimi i një fondi për mbështetjen e bizneseve të grave.

Do krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit në standardet më të mira, në të cilat nuk do mund të investojnë kompanitë me konto offshore.

Qeveria do bashkëpunojë ngushtë me biznesin për dixhitalizimin e të gjitha bizneseve.

Qeveria në bashkëpunim me sistemin bankar do të ndërmarrë bashkëfinancimin e vendosjes së paneleve diellore nga jugu në veri, paneleve fotovoltaike në mënyrë që në krye të 3 viteve të pagesës së qirasë, çdo shqiptar të marrë energjinë falas nga këto panele.

Startup-et dhe inovacioni do njohin një mbështetje të fuqishme nga Banka e Zhvillimit.
Kompanitë “Made in Albania” do të jenë përfitueset e para nga financimi buxhetor i proceseve të dixhitalizimit.

Me votat tona plebishitare ta kthejmë 11 Majin në një Fitore Madhështore për Shqipërinë tonë Madhështore, që në radhë të parë është Shqipëria fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon!

VOTO ILIR METAJ në Qarkun Tiranë!
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Artikuj te sugjeruar

n.f POLITIKE 31 Mars19:22

“Petulla” me miellin e BE

TIRANË- Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europian. Sipas sondazhit ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë