Mete
TIRANË- Ministëri i Financave, Ervin Mete ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e radhës plenare ku njoftoi nga salla e Kuvendit se tarifa për markimin e karburanteve do të hiqet. Gjatë fjalës së tij Mete u shpreh se nga ky vendim do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset. Ai gjithashtu njoftoi këtë vendim gjatë paraqitjes projektligjit për Akcizat.
Ministri shtoi se nga analiza e akteve ligjore ka lindur e nevojshme të ndryshohet edhe ligji i akcizave për të hequr koncesionarin dhe procedurat e koncesionarit nga ligji. Sipas tij do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë personi juridik publik në pronësi të shtetit, i cili do të realizojë këtë shërbim në të ardhmen, që e ka pasur të drejtën ligjore për ofrimin e shërbimit përpara se të jepej me koncesion.
“Projektligji që paraqitet sot për shqyrtim vjen për një qëllim specifik. Në ligjin e akcizave ka qenë e parashikuar në disa nene koncesionari që ofron shërbimin e pullave fiskale. Duke qenë se ky koncesion përfundon në 31 dhjetor të këtij viti dhe do t’i kalojë shtetit, janë bërë ndryshimet e nevojshme që si koncesionari, si edhe procedurat që lidhen me të, të hiqen nga ky ligj dhe të theksohet që pullat fiskale janë tashmë monopol shtetëror dhe Këshilli i Ministrave do të përcaktojë një person juridik publik të autorizuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, si dhe elementët e sigurisë së tyre, e një sërë nenesh të tjera me të njëjtin qëllim.
Në dhjetor të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Financave, me urdhër të Ministrit, është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes. Është përcaktuar një menaxher daljeje dhe një bord për menaxhimin e këtij procesi, i cili përfundon në 31 dhjetor të këtij viti.
Nga analiza e akteve ligjore ka lindur e nevojshme të ndryshohet edhe ligji i akcizave për të hequr koncesionarin dhe procedurat e koncesionarit nga ligji. Do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë personi juridik publik në pronësi të shtetit, i cili do të realizojë këtë shërbim në të ardhmen, që e ka pasur të drejtën ligjore për ofrimin e shërbimit përpara se të jepej me koncesion.
Është një proces që kërkon vëmendje të dedikuar dhe proces të posaçëm në mënyrë që të realizohet në cilësinë e duhur, duke respektuar transferimin e nevojshëm të aseteve dhe të njohurive. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit.
Në të njëjtën kohë në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit te karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, në kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifes së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit”, tha Mete.
mete seanca plenare tarifa per markimin e karburantit
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
26 Korrik11:52
Kodi Zgjedhor/ Opozita dhe mazhoranca dakordësohen për një tjetër ndryshim për listat e kandidatëve, ja çfarë propozohet
Kuvend
TIRANË- Kuvendi po mban ditën e stome seancën e radhës plenare ndërsa pritet që të miratojë ndryshimet...
M.B.
POLITIKE
26 Korrik11:43
"Është më i shqetësuar për udhëheqjen globale", Spaho: Nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent
Edmond Spaho
TIRANA- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kërkoi sot në Kuvend që Edi Rama të vinte në seancë pas shum&eu...
M.B.
POLITIKE
26 Korrik11:41
Kodi Zgjedhor/ Mediu: Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Rama do të marrë peng jo vetëm deputetët por gjithë Shqipërinë
Kuvendi
TIRANA- Deputeti Fatmir Mediu foli kundër ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor në nisje të seancës së sotme n&eum...
M.B.
POLITIKE
26 Korrik11:09
Nis seanca plenare në Kuvend
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Seanca e sotme plenare parashikohet që të ketë një axhendë t&...
n.f
POLITIKE
26 Korrik10:42
Granti i BE për Vorë-Hani i Hotit, Ministri Mete nënshkruan marrëveshjen prej 136 mln euro
Mete
TIRANË- Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjës hekurudhor...
M.B.
POLITIKE
26 Korrik10:16
"Aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta", shtyhet gjyqi për "Sterilizimin", ja kërkesa e Ilir Beqaj
Ilir Beqaj
TIRANA- Seanca paraprake e “Sterilizimit” është shtyrë për më datë 12 shtator për shkak t&eu...
n.f
POLITIKE
25 Korrik22:13
Zgjedhjet në Himarë/ Debat mes Dules dhe Spiropalit, deputeti: Tavo një kandidat i importuar! Doni të rrëmbeni pronat e të përçani qytetarët
Dule dhe Spiropali
TIRANË- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spirop...
n.f
POLITIKE
25 Korrik21:32
"Protestat kanë tmerruar hajdutët e kombit", Berisha: Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja dhe urdhëron shoqërimin e saj!
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të...
S.B
POLITIKE
25 Korrik21:23
Berisha-Ramës: Të garantoj se çdo krim që ke kryer do ta paguash me dekada burgje. Dosja McGonigal nuk do mbyllet kurrë
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij mbrëmjen e sotme, iu drejtua kryeministrit ...