‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...

ITALIA- Ministria e Brendshme e Italisë po përgatit listën e emigrantëve që do të transferohen në kampin në Gjadër. Mediat italiane shkruajnë se këtë herë, ata që mbërrijnë do të qëndrojnë ndërsa bëhet fjalë për persona në pritje të dëbimit, të mbajtur tashmë në qendra të tjera italiane të riatdhesimit.
Mësohet se Departamenti i Lirive Civile dhe Imigracionit i Ministrisë së Brendshme, i drejtuar nga prefektja Rosanna Rabuano, ka punuar për listën e emigrantëve që konsiderohen më të përshtatshëm për t’u transferuar në Shqipëri. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se kombësitë e emigrantëve që mund të transferohen në Gjadër janë tunizianë, egjiptianë, marokenë, por edhe shqiptarë.
Kështu, edhe emigrantët e parregullt shqiptarë mund të përfundojnë në Gjadër, duke pritur që të pranohen nga qeveria në Tiranë. Për ta, riatdhesimi aktual do të ishte më i lehtë dhe sigurisht më pak i kushtueshëm: do të ishin të vetmit që mund të liroheshin në territorin shqiptar. Për të gjithë të tjerët, sipas rregullave në protokollin në fuqi, do të duhet sërish kthimi në Itali përpara se të nisin me procedurat e riatdhesimit.
Emigrantët e ardhur në janar 2025 janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve të transportit në Portin e Durrësit. G...
kallas, hasani TIRANË- Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në deklaratën e sotme për mediat lidhur me takimet e tij të zhvi...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një deklaratë për mediat,...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e çeljes s&...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e takimeve të tij në Strasburg, pasi sipas tij, u shkrinë të ...
TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vetëm PS-ja mund të an&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryenegociatoren e BE-së Kaja Kallas, gjatë konferencës për media...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në bisedimin e shefen e BE-së, Kaja Kallas, kanë diskutuar dhe për fushën e s...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se është e domosdoshme që i gjithë rajoni i Ballkanit të jet&...