POLITIKE

"Mos e fotografoni votën, qëndroni qytetarë të lirë"/ Berisha thirrje diasporës: Kush nuk është regjistruar të vërshojë drejt Shqipërisë në 11 maj

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 20:14

"Mos e fotografoni votën, qëndroni qytetarë të

KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje nga Korca për një angazhim të fortë nga diaspora dhe qytetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve të 11 Majit. Gjithashtu Lideri i opozitës u bëri thirrje që të mbeten të lirë dhe të paanshëm gjatë procesit të votimit. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se përmes një politike të orientuar drejt zhvillimit të Korçës dhe Shqipërisë, do të zbatohet një ulje e tatimeve dhe mbështetje për biznesin dhe rrogëtarët. 

"Por Korça ka biznesmenë të aftë, të shquar, të zot, të shkathët. Unë u premtoj atyre se, barra fiskale do të përgjysmohet, tatim fitimi do zbresë në 10%, TVSH do zbresë në 15%. Garantoj të gjithë rrogëtarët, me rrogë mbi minimale se vetëm me uljen në 10% të tatim fitimit, rrogat e tyre rriten me një vendim, 13%. Kjo është fushata jonë, ky është projekti ynë. Krahasoni pak me atë tjetrin seç bën dhe ç’thotë. Ka qeverisur 12 vite, dhe nuk thotë dot një sukses, sepse edhe ato që ka bërë i ka të zhytura në vjedhje dhe plaçkitje. Ja ku është rruga Korçë-Ersekë.

Miqtë e mi, 18 kilometrat e para janë ndërtuar me 800 mijë euro kilometri. 17 kilometrat e dyta, janë ndërtuar me 5 mln euro kilometri. Vidh e vidh nuk kanë të ndalur. Merrni rrugën Qafë Plloçë-Qukës, e cila kishte dy qëllime madhore. Së pari të afrojë më shumë Korçën me Tiranë, së dyti të urbanizojë Mokrën. Rruga prej 15 vitesh vazhdon dhe nuk mbaron. Rruga nga 74 milionë euro që ishte e prokuruar me çelësa në dorë, ka shkuar në 250 mln euro dhe vjedhin, vjedhin e nuk ndalen. Pra vendosja para ligjit e këtyre hajdutëve, pastrimi i shtëpisë, pastrimi i Korçës, është kushti i kushteve për Korçën Madhështore, për Shqipërinë Madhështore.
Miq!

Ju e shifni, Edvin ti themi burreci 2 metra i gjatë, apo memja i gjallë, apo ti themi Edvin batuta, si të doni, por kalon në takime me zyrtarë të tij, të sjellë me detyrim në takime. Tani kam një mesazh për ta në emër tuaj:
Ju nënpunësit e këtij shteti që zbatoni ligjin dhe u shërbeni qytetarëve, besnikëri ndaj ligjit, ju garantoj se, jeni dhe do mbeteni njerëz të respektuar. Ndaj dhe thirrja ime për ju është, në takime nuk keni çbëni do shkoni, se ju pushojnë nga puna, por votën mos ja jipni atij, votën mos ja jipni. Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton. I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni.
Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë. Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë