POLITIKE

"Mos thoni 'Apeli' sikur janë një grup shkencëtarësh!" Shtyrja e dhënies së vendimit për të, Malltezi: Pisllëku që injektoi Soros, Rama e Yuri Kim nuk hiqet dot me një seancë, por do të jetë maratonë

M.B. Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 12:06

"Mos thoni 'Apeli' sikur janë një grup

TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka bërë sot një postim në rrjetet sociale ku iu referua shtyrjes së seancës nga Apeli i GJKKO-së për dhënien e vendimit për kërkesën e bërë nga ai për revokim të masës së sigurisë "arrest në shtëpi". Malltezi shkruan se ata nuk mund të quhen "Apel" sikur janë një grup shkencëtarësh që mblidhen e peshojnë argumentat, por, sipas tij kjo gjykatë është një tek, gjyqtari i vetëm Ergert Pëllumbi.

Ai shton se ka depozituar kërkesë për përjashtimin e tij bazuar në faktin e njohur nga media se ai ka konflikt interesi duke qenë nipi i Bujar Himçit i cili ka fjalosje ndaj Berishës dhe ka qenë zyrtar i lartë i PS që në fund u dënua për fallsifikim në tenderin shumë miljonësh të pasaportave. Malltezi thotë se kërkesa e tij për përjashtim do të shihet nga një militant tjetër i PS që do e rrëzojë dhe Ergert Pëllumbi do të shpallë lënien në fuqi nesër.

"Duhet kuptuar që pisllëkun që injektoi Soros me levat e tij përfshi Edi Ramën e Yuri Kim nuk hiqet dot me një seancë por do jetë maratonë. Kini parasysh se prokurorët kanë fallsifikuar dokumente zyrtare veç për ti shërbyer Ramës dhe këtë nuk e bën njeri nëse nuk ka mbështetje të fortë se çdo shkelje ligji do i tolerohet. Refuzojnë të nisin procedim penal ndaj taulant ballës ndonëse ia kam depozituar dy herë dhe pas 4 vitesh ka rezuëtuar se balla kreu kallzim të rremë! Në burg është salianji ndonëse nuk ka bërë kallzim por jo tualeti i partisë se ai me bandat i promovuan këta zullumqarë", shkruan Malltezi.

POSTIMI:

Ore njerëz të mirë, mos thoni Apeli sikur janë një grup shkencëtarësh që mblidhen e peshojnë argumentat, por është një tek, gjyqtari i vetëm ergert pëllumbi. Unë kam depozituar kërkesë për përjashtimin e tij bazuar në faktin e njohur nga media se ai ka konflikt interesi duke qenë nipi i Bujar Himçit i cili ka fjalosje ndaj Berishës dhe ka qenë zyrtar i lartë i PS që në fund u dënua për fallsifikim në tenderin shumë miljonësh të pasaportave. Kërkesa ime për përjashtim do shihet nga një militant tjetër i PS që do e rrëzojë dhe ergert pëllumbi do shpallë lënien në fuqi nesër.

Kaq e thjeshtë është e nuk ka lajm. Duhet kuptuar që pisllëkun që injektoi Soros me levat e tij përfshi Edi Ramën e Yuri Kim nuk hiqet dot me një seancë por do jetë maratonë. Kini parasysh se prokurorët kanë fallsifikuar dokumente zyrtare veç për ti shërbyer Ramës dhe këtë nuk e bën njeri nëse nuk ka mbështetje të fortë se çdo shkelje ligji do i tolerohet. Refuzojnë të nisin procedim penal ndaj taulant ballës ndonëse ia kam depozituar dy herë dhe pas 4 vitesh ka rezuëtuar se balla kreu kallzim të rremë! Në burg është salianji ndonëse nuk ka bërë kallzim por jo tualeti i partisë se ai me bandat i promovuan këta zullumqarë.

Ka përsuar dëm mbi 340,000 € financat publike nga shpërdorimi i detyrës i Edi Ramës i certifikuar me vendim gjykate të formës së prerë dhe as SPAK e as gjykatat nuk pranojnë të nisin procedim penal (ose rama është mbi ligjin ose duhet të ketë kod penal tjetër për ramën). Ndaj mos mbani shpresa nga këta lëtyrat e këtushme që e dinë Soros për Zot dhe prokurorët e gjyqtarët e Soros i mbajnë për dishepuj apo pejgamer të Zotit. Ja një ilustrim që sapo më erdhi nga trajtimi i çështjes sime në Gjykatën Kushtetuese: GJK ka votuar dhe ka vendos largimin e gjyqtares Sonila Bejtja për konflikt të mundshëm interesi pasi që një herë para 14 vitesh ajo ka punuar si notere kur unë kam blerë një apartament, POR po GJK ka vendos me votë mos largimin e Marsida Xhaferllarit ndonëse në dosjen gjyqsore ekziston opinioni i bashkëjetuesit të saj Alibeaj, i cili për të tepër thotë “Berisha po na sulmon familjarisht” - pra troç familje as të dashur apo bashkëfamiljarë Ky është niveli i llumit të Soros ndaj veç përballje me këto lëtyra.

Kur soros i kap prokurorët e gjyqtarët nuk ka mëshirë fare që t’i nxjerrë si palaço për meme. Shihni GJK kur deklaroi se “35 deputetë nuk legjitimohen”, apo “Berisha është i lirë të dalë jashtë shtetit por nuk duhet të dalë nga shtëpia” apo kur para dy muajsh pretendoi se Berisha nuk e kish kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës ndërsa Gjykata e Strasburgut i kërkon përgjigje Shqipërisë se pse e kish lënë veç Irena Gjokën në konflikt të pastër interesi si gjyqtare e vetme për caktimin e masave.
Janë në shërbim ndaj hajdutëve por edhe ne duhet të jemi në përballje me hajdutët dhe shërbëtorët e tyre. Të gjithë gjyqtarët që kanë nxjerrë vendime që gjenden në shkelje nga Strasburgu nuk meritojnë të jenë gjyqtarë.

jamarber malltezi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë