Protestat në Tiranë, raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Të ndalet dhuna, qeveria të rishikojë qasjen e saj
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
“Kemi 140 ditë që protestojmë në mënyrë paqësore dhe askush nuk na dëgjon. Kjo është mundësia jon...
Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë është përgatitur sot për t’i shpëtuar ndonj&...
Një grup mjekësh dhe profesionistësh shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani kanë...
Protestat e ditëve të fundit në vend janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta, ku nuk kanë munguar dhuna pol...
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për t&eum...
Ditën e sotme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë dalë fadromat, të cilat po heqin gurët nga trotuari...
Një kundërvajtje e rrezikshme është regjistruar në aksin rrugor Lushnjë–Durrës, ku një automjet është ...

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërkon gjak dhe viktima, teksa i referohet dhunës policore ndaj studentëve protestues.
Berisha kërkoi dorëheqje urgjente të Ramës, si e vetmja mënyrë që Shqipëria të mos shkojë drejt konfliktit civil.
Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Tirana përjetoi sot ditën e dhunës dhe terrorit më të egër shtetëror ndaj studentëve të rinj dhe qytetarëve, në revoltën e tyre kundër narkoshtetit, kundër padrinos Edi Ramës, zjarrvënësit më të madh në histori të ëndrrave, të idealeve fisnike të të rinjve shqiptarë, të të ardhmes së tyre. Sot qytetarët dhe të rinjtë e Tiranës, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë ishin në një mosbindje të plotë civile.
Protestuesit, të rinj, të reja, burra, gra, u përballën si luanë me breshëritë e plumbave të vrasësve shtetërorë, me tonelatat e gazit dhe helmeve drejt tyre, por triumfuan. Tirana, kryeqyteti, nuk ka qenë kurrë më shumë se sot në duart e tyre. Mosbindja civile ishte Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlora, Korça dhe qytete të tjera. Pra në qoftë se dje ishte dita e grevës së përgjithshme të universiteteve dhe gjimnazeve të vendit, sot ishte dita e mosbindjes civile të përgjithshme të qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit.
Përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra qytetarëve që shtruan këtë ditë me guximin, trimërinë, vendosmërinë e tyre epike, në një ditë shprese të madhe për shqiptarët. Janë dhjetëra, dhjetëra të plagosur nga plumba gome me fuqi vdekjeprurëse, të plagosur në kokë, të plagosur në gjoks, të plagosur në krah dhe kudo. Kurrë ndonjëherë, siç kanë përdorur sot narkobanditët me uniformë breshëri të pandërprera plumbash gome nuk janë përdorur më parë.
Edi Rama kërkon gjak. Edi Rama kërkon viktima. Edi Rama i zhytur në krimet më të shëmtuara, në vend të dorëheqjes, preferon gjakderdhjen. Në vend të zgjidhjes politike, preferon konfliktin civil. Unë i them Edi Ramës dhe një herë, jep dorëheqjen urgjentisht, mos ço Shqipërinë drejt një konflikti civil, sepse do të jesh ti viktima më kryesore e tij.
Jep dorëheqjen, hapi rrugën zgjidhjes të denjë për një vend anëtar të Natos, për një vend me aspirata të forta për integrimin europian. Jep dorëheqjen, në emër të ëndrrave, idealeve dhe të ardhmes së shqiptarëve, ndërtues i narkoshtetit më të konsoliduar në Europë dhe në botë. Jep dorëheqjen, mos u kthe në genin e etërve të tu mizorë, sepse ndëshkimi do të jetë i madh për ty. Njofto një minutë e më parë dorëheqjen.
Ndërkohë, shpreh solidaritetin tim me të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, demokratë, pa parti, socialistë, çfarëdo qofshin në këtë protestë. U bëj thirrje qytetarëve, edhe si një akt përgjegjësie të vonuar, edhe si një akt detyrimi prindëror ndaj këtyre të rinjve, edhe si një akt detyrimi qytetar për të rikthyer në këtë vend shpresën e ligjit, liritë, të drejtat e shqiptarëve, të solidarizohen me revoltën si rruga më e sigurt e zgjidhjes më të shkëlqyer, por dhe si rruga e drejtë e historisë. Ju bëj thirrje demokratëve, demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha rrethet të mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre për mosbindje civile.
Mosbindja civile në çdo rreth është ndihma më e çmuar për studentët, luftëtarë të lirisë. Për studentët, për gjimnazistët, heronj të vërtetë. Këtij regjimi të urryer duhet t'i dridhet toka nën këmbë në çdo metër katror të territorit të këtij vendi. Ndërsa, për qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është logu, këtu është sheshi, ku fitorja do firmoset nga qytetarët shqiptarë. Edhe një herë, thirrja ime: të gjithë në këmbë, për t'i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer për shqiptarët. Faleminderit.
Rama deklaroi se dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare dhe pretendoi se një grup i vogël studentësh është ndikuar nga ide ekst...
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj studentëve gjatë protestave që po...
Media amerikane “ABC News” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, ku edhe studentët janë ngritur në revolt&e...
Kryeministri Edi Rama e cilësoi revoltën studentore kundër tij, që për pesë ditë është shoqëruar me tensione...
Reuters vazhdon të pasqyrojë protestat studentore në Shqipëri, që një ditë më parë shënuan kulmin e për...
Alketa Vejsiu ka reaguar me një mesazh të gjatë drejtuar shqiptarëve, duke bërë thirrje për paqe, bashkim dhe zgjidhje pë...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë n&e...
Kongresmenët amerikanë po shohin me shqetësim situatën në Shqipëri. Brenda pak orësh tre kongresmenë amerikanë kan&...
Al Jazeera ka raportuar për përshkallëzimin e protestave antiqeveritare në Shqipëri, ku policia ka përdorur plumba gome ndaj demon...
Përmes një deklarate, Partia Demokratike thotë se në Partinë Socialiste janë shtuar zërat që kërkojnë dorë...