Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se këto ditë është dëgjuar propagandë e ushqyer me paratë e inceneratorëve me tërbim kundër RAI 3, Arben Ahmetajt dhe opozitës. Berisha nuk do të nxirrte kurrë nga goja termin narkoshtet për vendin e tij nëse nuk do e shihte me sytë e tij se si droga, krimi ngërtheu dhe mposhti ligjin. Ai shtoi se nuk mund të heshtë e të mos mbrojë qytetarët.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur qytetarë dhe qytetare. Këto ditë, ju keni dëgjuar me veshët tuaj propagandën e neveritshme gjer në të vjella të lakejve që ushqehen me paratë e djegësave dhe marrin shpërblime të majme nga narkoshteti, të vërsulen me tërbim kundër RAI 3, Arben Ahmetajt, opozitës, sikur narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në Shqipëri është një fantazi e tyre. Me këtë rast, si njëri nga ata që e ka denoncuar që në fillim, garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do më nxirrte goja një term të tillë për vendin tim në rast se nuk do shihja para syve të mi se si droga, krimi ngërtheu dhe mposhti ligjin.
Se si shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetin. Se si Shqipëria, vendi i bekuar me prodhime ndër më cilësoret, u shndërrua në vendin e prodhimit të helmit që këput çdo orë, çdo ditë, jetë fëmijësh, të rinjsh në Shqipëri, Itali, Greqi, në Ballkan, në Europë dhe kudo. Nuk mundet kurrë të heshtja, të mos mbroja interesat jetike të shëndetit tuaj, të sigurisë suaj, të vendit tim. Por unë sonte ftoj çdo socialist që ka dyshimin më të vogël dhe çdo qytetar që mendon se i kam rënë në qafë me akuza politike Edi Ramës, të shtrojmë së bashku disa pyetje, përgjigjuni vetë në logjikën tuaj, në dëshirën tuaj.
A nuk u kanabizua nga jugu nga veri vendi nga Edi Rama dhe qeveria e tij? Nuk besoj se sot ka shqiptar që mund ta mohojë këtë, nuk e mohon as Edi Rama.
A ju kujtohen ju shqiptarë fjalimet apoteike për kanabisin nga ish-kryeministri i jugut, njeriu më i afërt i Edi Ramës, Koço Kokëdhima dhe vetë Edi Rama?
A ka njeri që mund t’i mohojë këto? A janë të vërteta? Së treti, a nuk u mbrojtën nga policia plantacionet e kanabisit në mbarë vendin, ndërkohë që ligji e konsideronte mbjelljen e kanabisit krim dhe dënonte jo vetëm mbjellësin, transportuesin, por po kaq edhe qeveritarin vendor që nuk e denonconte?
A nuk u shndërrua policia e shtetit në narkopolici, e cila krahas rrogës së shtetit, merrte tarifën për çdo bimë helmi që rritej në mbrojtjen e tij? A nuk janë të vërteta këto apo nuk janë të vërteta?
A nuk fluturuan në të katër anët e vendit aeroplanët e transportit të drogës, përfshi edhe aeroportet shtetërore të Rinasit dhe Gjadrit?
A nuk u përdorën vilat qeveritare si qendra të ngarkimit të drogës dhe nisjes së skafeve në det?
Për ju që thoni studiove që ushtria nuk u përfshi në drogë, pse mor dilni dhe mashtroni shqiptarët? Keni përgjegjësi apo jo?
A nuk u fikën ditë, javë dhe muaj të tëra me komandë radarët e rojes bregdetare nga ndrikull-radari për të hapur detin për trafikantët?
A nuk janë këto implikime të ushtrisë? A nuk u gjetën disa muaj më parë plantacionet të tëra kanabisi në repartin e Zall Herrit? Kush i kishte ato, barinjtë i kishin apo narko-oficerët? Apo ishin të ministrit?
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme investigimin e televizionit italian RAI 3 p&e...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje mbrëmjen e sotme shqiptarëve që të votojnë ...
Belind Këlliçi TIRANË - Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka komentuar pasditen e ...
Fredi Beleri FIER- Pas zgjedhjes së Arqile Bollanos si kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, ka reaguar nga burgu, me an...
Arqile Bollano HIMARË - Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i Komanduar i Bashkisë së Himarës, në mbledhjen që u ...
Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano HIMARA- Arqile Bollano është zigjedhur kryetar i Bashkisë Himarë. Mësohet se mbledhja e Kë...
Pervin Gjikuria HIMARA- Pervin Gjikuria ka tërhequr gjatë ditës së sotme kandidaturën e tij për kreun e Bashkisë s&...
Adriana Kalaja TIRANË - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar këtë të premte se ka marrë një masë administrat...
Beleri TIRANË- Ditën e sotme do të mbahej seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Seanca...
takimi ne athine GREQI- Gazetari grek Stavros Tzimas përmes një shkrimi në Kathimerini ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama n&e...