Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare. Berisha me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur Kadarenë si gjeniun botëror të letrave shqipe. Po ashtu Berisha thekson se në vitin ‘90 Ismail Kadare ishte një avokat i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe hapjes së Shqipërisë.
Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare! Sot mort, zi dhe dhimbje për mbarë kombin shqiptar. Ismail Kadare, gjeniu botëror i letrave shqipe, dhe njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbylli sytë përgjithmonë për të mbetur për jetë i pavdekshëm në olimpin e veprave të tij.
Laurat i çmimeve me prestigjoze të letrave si Man Booker, Prince des Asturies, Jerusalem Prize, veprat e Ismail Kadares u përkthyen në rreth 45 gjuhë të botës. Në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave” etj. për të cilat regjimi e censuroi për vite të tëra.
Në vitin ‘90 Ismail Kadare ishte një avokat i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe hapjes së Shqipërisë. Ai pas largimit nga Shqipëria, nga mërgimi në Paris, mbështeti Lëvizjen Studentore dhe Revolucionin Demokratik që përmbysi diktaturën komuniste në Shqipëri. Duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para kujtimit dhe veprës të ndritur të Ismail Kadares, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar miqve, të afërmëve dhe lutem së bashku me ta që shiprti i madh i tij të prehet në paqen e merituar. Amin! #sb
Kadare ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare mëngjesin e sotëm në Spitalin Universitar Nënë Tereza si pasojë e arrestit kardiak. Ai është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.
Artikuj te sugjeruar
I.A
POLITIKE
1 Korrik11:44
VIDEO/ Rama pritet me protestë në QSUT: Maskara, e hoqe prapë përgjegjësinë nga vetja (Të rinjtë arrestohen nga policia)
Protesta]
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në në ambientet e QSUT-së. Disa t&eu...
I.A
POLITIKE
1 Korrik11:18
Ndarja nga jeta e Kadaresë, Rama: U ngjit në piedestalin e përjetësisë
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqiptare Ismail Kadare. Me anë ...
I.A
POLITIKE
1 Korrik10:57
Pazari i mjekëve me jetet e qytetarëve me kancer, Rama: Gjykatësit te mos lejojnë banalizimin e kësaj veprimtarie kriminale
Rama dhe Kociu
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka përçuar dhe një mesazh gjykatësve që po merren me skandalin te QSUT....
I.A
POLITIKE
1 Korrik10:55
Skandali te Onkologjiku, Koçiu prezanton masat: Nga gjobat masive deri te heqja e licensës së mjekut për gjithë jetën
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar një sërë masash qëdo të ...
I.A
POLITIKE
1 Korrik10:39
Skandali te Onkologjiku, Rama: Menaxherë të huaj do asistojnë QSUT-në, pagat e mjekëve sipas performancës
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një grup menaxherësh të huaj do të asistojnë me drejtuesit e spitalev...
I.A
POLITIKE
1 Korrik10:20
Skandali te spitali Onkologjik, Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit është e fabrikuar dhe kriminale
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka gjetur 'fajtorin' për skandalin e ndodhur te spitali Onkologjik në Tiranë. Në nj&eu...
I.A
POLITIKE
1 Korrik10:09
Skandali te Onkologjiku, Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin e ndodhur te spitali Onkologjik në Tiranë, ku mjekët zhvatnin pacien...
I.A
POLITIKE
1 Korrik10:08
Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar një sërë masash qëdo t&e...
r.ll
POLITIKE
30 Qershor21:34
Berisha: Në 11 korrik të gjithë bashkë për të mposhtur narkoshtetin dhe për të krijuar qeverinë teknike
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbyllje të fjalimit të tij të mbrëmjes së sotm...
r.ll
POLITIKE
30 Qershor17:07
"Tallja me ish-të përndjekurit prej 11 vitesh", Teliti: Nga 12 mln euro janë paguar vetëm 3.2 mln euro, qeveria kujtohet për këtë shtresë vetëm për zgjedhje
dorian teliti
TIRANË- Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, përmes një postimi në rrjete sociale talljen ...