POLITIKE

"Ndërhyrja e policisë vjen me regji nga qeveria", Vokshi: Dhunë e orkestruar ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 18:44

"Ndërhyrja e policisë vjen me regji nga qeveria", Vokshi:

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur për ngjarjet e protestës së 23 dhjetorit dhe për reprezaljet e policisë ndaj protestuesve. Vokshi e ftuar në edicionin e orës 15.00 në SYRI TV theksoi se dhuna ndaj protestuesve nuk është një fenomen i ri, por një strategji e përdorur sistematikisht nga autoritetet.  Gjithashtu Vokshi tha se në çdo protestë, qoftë brenda ose jashtë Parlamentit, ka pasur pengesa dhe dhunë ndaj deputetëve të opozitës, veçanërisht ndaj grave deputete.

Më tej ajo përmendi dhe rastin e dhunës ndaj deputetes Ilda Dhori, e cila u tërhoq në mënyrë të dhunshme nga një punonjëse e policisë. Sipas saj kjo dhunë është e orkestruar nga qeveria, me urdhra të lartë dhe të qëllimshëm për të provokuar dhe shtypur protestuesit. Ajo shpjegoi gjithashtu mënyrën se si organizohen protestat dhe ndërhyrjet e policisë, duke akuzuar se ato janë të planifikuara dhe të udhëhoqura nga struktura të larta shtetërore.  Po ashtu Vokshi theksoi se opozita nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave për një fushatë elektorale të barabartë dhe mundësi të drejta për çdo qytetar për të votuar.

"Nuk është hera e parë, është e përhershme në çdo protestë në formën e resistencës civile, në çdo protestë që kemi bërë brenda Parlamentit, por edhe jashtë Parlamentit. Dua t’ju kujtoj pamjet e Gardës, të cilët jo vetëm që pengonin fizikisht, por edhe dhunonin burrat dhe gratë deputetë të opozitës, duke mos i lejuar ata të hynin në sallën e seancave apo në ambientet e Parlamentit. Ndërkohë që në të gjitha protestat e fundit ka pasur dhunë të urdhëruar nga Edi Rama, nga Ministri i Brendshëm, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, dhe dhuna ka filluar në një moment të caktuar.

Nëse do t’i kthehemi pas mënyrës sesi organizohen protestat nga ana e opozitës dhe mënyrës sesi ndërhyn policia, qartazi ata veprojnë me një urdhër në të gjitha vendtubimet e opozitës. Lejohen qytetarët, lejohen drejtuesit e Partisë Demokratike që të nisin protestën. Pas refuzimit nga ana e policisë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, për të njoftuar nga ana e Partisë Demokratike për bllokimin e pikave të ndryshme të tubimit, ku është parashikuar të ndodhë protesta gjatë tre orëve. Protesta fillon në orën 5, lejohen protestuesit rreth 1 orë, 1 orë e gjysmë, dhe pastaj jepen urdhra që policia të ndërhyjë, policia të dhunojë, dhe kështu me radhë. Pra, është me regji qendrore.

Është me regji qendrore provokimi i protestuesve nga ana e policisë së shtetit. Është me regji qendrore futja e FNSH-së për të dhunuar protestuesit, por për të dhunuar edhe deputetët. Madje, edhe gratë deputete janë dhunuar ditën e djeshme. Kujtoj rastin e deputetes Ilda Dhori, e cila u tërhoq zvarrë në mënyrë të dhunshme dhe arrogante nga një grua police që për turpin e saj guxoi të vejë dorë mbi një deputete, duke e shtyrë atë dhunshëm, megjithëse deputetja ishte duke protestuar paqësisht me protestuesit e tjerë. Ka pasur provokime pafund nga ana e policisë dhe nga ana e shefave të komisariateve, të cilët në mënyrë arrogante, jo vetëm morën pjesë në provokimin e dhunës ndaj protestuesve, por guxuan edhe të shoqëronin nëpër komisariate drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike. Asgjë nuk na ndal, asgjë nuk do na ndalë deri në arritjen e qëllimit tonë për të siguruar votën, fushatë elektorale të barabartë për të gjitha forcat politike dhe mundësi për çdo qytetar për të votuar në mënyrë të lirë dhe të ligjshme," tha Vokshi. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë