POLITIKE

"Nderim për ato gra që e bojkotuan"/ Berisha: Këtu në Durrës u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës

E.D Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 20:38

"Nderim për ato gra që e bojkotuan"/ Berisha: Këtu

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin në Durrës ku ka prezantuar kandidatët e koalicionit ‘Shqipëria Madhështore’. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës u theksoi se në Durrës u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës si dhe shprehu nderim për ato gra që e bojkotuan.

Ndër të tjera Berisha tha se pasi dështoi me takimet e organizuara me zonjat durrsake dhe tiranase, Rama merret me arkitektin e rikthimit të Sali Berishës në pushtet. Berisha gjithashtu tha se qytetarët e Tiranës ia thanë hapur Edi Ramës, që nuk po e mbështesin, pasi sipas tij në çelje të fushatës e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej.

"Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të mrekullueshëm të Durrësit dhe rrethit të Durrësit, të pranishëm në këtë sallë, në qytet, në Shqipëri dhe kudo që jeni. Duhet të përulem me mirënjohjen më të pakufishme, me nderimin më të madh ndaj jush, qytetarëve të këtij qyteti. Energjia, entuziazmi i shpirtit dhe zemrave tuaja për vërshon sot në të katër anët e Durrësit dhe Shqipërisë. Ju jeni tashmë simboli i fitores më të thellë të opozitës shqiptare. Simboli i triumfit. Simboli i ndarjes së shqiptarëve nga e keqja. E përmbysjes së diktaturës së dytë, diktaturës së drogës dhe krimit. I dashur zoti Oerd Bylykbashi, udhëheqës politik i qarkut të Durrësit, i dashur zoti Genti Strazimiri, udhëheqës politik i Krujës dhe Fushë Krujës.

Të dashur drejtues të degëve të Durrësit, Sukthit, Krujës, Fushë Krujës dhe Shijakut. Një përshëndetje të përzemërt për ju, por shpreh gjithashtu dhe unë krenarinë time me këto zonja dhe zotërinj, që do u përfaqësojnë ju. Shumë herë kam paraqitur në këtë qytet përfaqësuesti tuaj, por kurrë një ekip të tillë të mrekullueshëm, një ekip qytetarësh të përkushtuar, një ekip që e do Durrësin dhe Shqipërinë si këta nuk kemi pasur. Miqtë e mi, java që lamë pas ishte java e mbarësisë së madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ishte java në të cilën ju, opozitaret dhe opozitarët, që përjetuat 12 vite një regjim narkodiktatorial, një regjim që varfëroi dhe shkretoi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër, u dëshmuat qytetarë të fitores, të fitores, të fitores. Në rrugët e Durrësit, në sheshet e tij, në fshatrat e këtij qarku, ndjehet, fryn era e fitores tuaj. Buron nga shpirti, nga zemra e njerëzve të lirë, njerëzve të pamposhtur siç jeni ju. Po a e dini ju o qytetarë të mirë se këtu në Durrës filloi, këtu në Durrës në një nga sallat e Durrësit, u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës.

Aty ai mblodhi zonjat, nëna, motra, gra, dhe donte të tregonte para shqiptarëve se epërsia e tij, ky mizogen që është kryeministri më mizogen i Europës. Donte të paraqitej se kam mbështetjen masive të grave. Çfarë i ndodhi? Gratë e bojkotuan. Kishte parashikuar aktivitet kombëtar. Meqenëse nuk e kam në iPad, por e kam në telefon, nesër do publikoj se çfarë tha ai pas dështimit me gratë në Durrës. Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij, epo kjo nuk na shkoi mirë, na pa syri i keq. Në fakt, syri i keq më i keqi është ai.

Një nderim të gjitha për ato gra dhe vajza që e bojkotuan atë. Ato nëna dhe motra, ato nëna të cilave ua hoqi fëmijët nga sofra dhe i detyroi t’i nisin në rrugët e botës se nuk u del kafshata. Ato nëna të cilave ua ndërpreu fëmijëve shkollën me mesataren e tij. Ato nëna, fëmijëve të të cilave u ofroi drogën dhe krimin. U treguat nëna të vërteta shqiptare që e bojkotuat. Miqtë e mi, por e nesërmja në Tiranë. Ia thanë sheshin. Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës. Nderim, nderim socialistëve të Tiranës, nderim qytetarëve të Tiranës që e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej narkodiktatorin dhe i dhanë atë që meritonte," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë