Edi Rama ka shqiptuar një nga shprehjet më të pavërteta të jetës së tij politike kur në monologun e përjavshëm të podcastit “Flasim”, ka thënë se mbrojtja për Belinda Ballukun nuk është një çështje personi, por një çështje parimi.
Gjoja për të ruajtur principin e ndarjes së pushteteve, ai ka deklaruar se do t’i propozojë parlamentit një ndryshim në ligj, ku pezullimi i ministrave të bëhet këtej e tutje i pamundur. “Unë, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë”, deklaroi ai duke shtuar se këtë do ta bëjë përpara grupit parlamentar të socialistëve.
Ajo që kryeministri nënkupton është ndryshimi i nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, i cili deri më tani ndalonte pezullimin nga detyra vetëm për personat e zgjedhur. Kurse sipas propozimit Rama, Balla, Manja këtej e tutje, mburojë do të ketë edhe Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Pra, propozimi i ri, i cili erdhi si rrjedhojë e debatit për pezullimin e Belinda Ballukut, mëton t’i pengojë gjykatave që këtej e tutje të “ngrijnë” nga detyra, një ministër madje dhe vetë kryeministrin.
Dhe pikërisht këtu duket qartë se loja të cilën Rama e shet si thjeshtë parimore, është në fakt vetëm personale. Po të ishte ashtu si pretendon kryeministri, mazhoranca socialiste mund të ndiqte betejën në kushtetuese, mund të bënte siç po vepron tani edhe ndryshimet ligjore në Kodin Penal, por ama nuk do refuzonte t’i bindej kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres, proces i cili nuk kishte lidhje me asnjë nga dy të tjerët.
Ndërsa Edi Rama u angazhua vetë në mbrojtje të Ballukut. Ai e urdhëroi Niko Peleshin ta shtynte në kalendat greke shqyrtimin e heqjes së imunitetit. Ai vetë, deklaroi mëse një herë se “deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”, duke u futur edhe në një kurs përplasjeje me BE-në që doli me deklarata se ky proces nuk duhej zvarritur. Ai i urdhëroi socialistët që të braktisnin heshtjen e gjatë letragjike dhe të dilnin nëpër ekrane për të mbrojtur zv.kryeministren.
E gjitha kjo ka vetëm një sfond personal. Së pari, shefi i qeverisë i jep mesazh drejtësisë, se ju nuk mund të merrni pa leje ushtarë nga vatha ime. Nëse historia politike e Belinda Ballukut ka marrë fund, nëse fuqia i ka rënë dhe asaj nuk i afrohet më askush nga njerëzit të cilëve më parë u “zgjidhte” punë, Rama po e përdor kazusin e saj personal për të dhënë një sinjal: se drejtësia nuk mund të bëjë çfarë të dojë.
Së dyti, ashtu sikurse parashikohet në projektin me tre firma të ndryshimit që do pësojë neni 242, aty duket qartë se SPAK-u dhe GJKKKO-ja ndalohen që në një ditë të keqe, të pezullojnë edhe vetë Ramën nga detyra.
Pra që tani kryeministri po merr masat, që nëse dikush në të ardhmen, i nxitur nga forca të brendshme apo me frymëzim nga jashtë, mund të gjejë një rrugë që drejtësia t’ia pengojë atij ushtrimin afatgjatë të pushtetit, ky shteg të mbyllet për gjithmonë. Thjeshtë Rama po bën llogaritë e fatit të tij të ardhshëm, ndonëse në publik këtë e shet si një betejë jo personale, por parimore.
/Lapsi.al
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
15 Shkurt14:41
Pezullimi i Ballukut/ Rama paralajmëron ndryshime në ligj, reagon Berisha: Është i tmerruar nga ultimatumi i Brukselit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një videomesazh akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të krijojë një...
POLITIKE
15 Shkurt10:04
Bordi i Paqes/ Kryeministri Rama: Këtë javë do të jem në Uashington
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ka marrë ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar Uashingtonin.
Rama tha se e ka pranuar fte...
POLITIKE
15 Shkurt10:03
3 kandidatë në garë, zgjidhet sot kreu i PD-së në degën Lezhë
Procesi zgjedhor për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Lezhë po zhvillohet sot, ku anëtarësia do të vot...
POLITIKE
15 Shkurt09:49
Vendimi i ‘Kushtetueses’ për Ballukun/ Rama: Të hënën paraqesim nismën për ndryshim e ligjit
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në nisje të podcastit të tij Flasim rastin e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku,...
POLITIKE
14 Shkurt23:06
"Helmimi i Navalny nga Putini, një akt mizor"/ Berisha: PD dënon aktin kriminal të diktatorit rus
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se, lideri i opozitës ruse, Aleksej Navalni është helmuar në burg. Me ...
POLITIKE
14 Shkurt21:50
Bytyçi: Rama rekrutoi Thaçin në përpjekjet për ndarjen e Kosovës
Analisti i çështjeve të Ballkanit, Enver Bytyçi ka bërë deklarata të forta lidhur me rolin e kryeministrit shqiptar Edi R...
POLITIKE
14 Shkurt21:37
“Do të jetë më intensive”/ Këlliçi tregon se çfarë do të ndodhë në protestën e PD-së më 20 shkurt
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi disa detaje lidhur me skenarin e protestës së ardhshme të thirrur nga opozi...
POLITIKE
14 Shkurt21:30
Zbulohet sekretarja e re e përgjithshme e Kryeministrisë, pas largimit të Engjëll Agaçit
Elsonida Rama do të jetë sekretarja e përgjithshme e Kryeministrisë. Kapitali ka mësuar se zonja Rama është prezantuar në...
POLITIKE
14 Shkurt21:22
“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit
Pasi mori postin e Kryeinpektorit Dashnor Sula zbulon arsyet se përse pranoi ftesën e kundërshtarit politik, Edi Rama, ku thekson se e ka lë...