BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO për ndryshimin e masave të sigurisë të caktuara për disa nga pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Rama shkruan në një postim në "X" se drejtësia për shkeljet e tre viteve më parë, as nuk pengohet dhe as ndihmohet nga ato masa sigurie. Por sipas tij këto masa sjellin pasoja në jetën familjare dhe persona të dikujt që mund të jetë i pafajshëm.
Kreu i qeverisë thotë gjithashtu se prokurorët dhe gjykatës mund të çojnë deri në fund punën e tyre dhe të gjejnë fajtorët që kanë prekur fondet publike. Por sipas tij, kjo duhet bërë pa u marrë "peng" jeta universitare dhe imazhi i Universitetit dhe pa u prekur stabiliteti psikologjik i pedagogëve, studentëve dhe prindërve.
Më tej shprehet se aleanca e UBT me universitetin BOCU të Vjenës, "nuk kërcënohet nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!" Kryeministri thekson se duhet luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe çdo dore që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk duhen bër kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë.
POSTIMI I PLOTË:
Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e rrëzimit në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:
1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike.
2. Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet.
3. Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030 nuk kërcënohet më nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!
Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa mëshirë për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë.
Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin.
Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane.
Prandaj, shpatën ta mbajnë lart, e kanë gjithë mbështetjen tonë. Peshorja është e tyrja, nuk ndërhyjmë në brendinë e çështjeve. Por sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht.
Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE duhet të jetë si kjo statujë e Zonjës së Drejtësisë. Për të gjithë. Gjithnjë.
GJKKO në seancë e sotme për çështjen e Univesitetit Bujqësor të Tiranës nuk ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Edmond Tërthorja i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Gjithashtu mësohet se u la në fuqi masa “arrest me burg” për Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja dhe Altin Murto.
GJKKO vendosi gjithashtu vazhdimin e masës “arrest në shtëpi” për personin në hetim Agim Sefa, Radion Dhromi dhe Artur Koleci, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, duke urdhëruar këtë person të mos largohet nga banesa e tij. Masa “arrest në shtëpi” nuk ka ndryshuar dhe për Arjan Buliqi.
Ndërsa për personin nën hetim Serafin Skënderi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Ilir Kusi, Azem Parllaku dhe Dritan Laçi u zëvendësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”. GJKKO vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” ndaj personave në hetim Enkeleda Sallakut, Ilir Kapaj, Klea Lekocaj, Etleva Shore, Bejo Bizhga, Romina Koto, Erjola Kopali, Rezearta Dervishi dhe Klara Jahollari si të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me anë të një audio-mesazhi pas vendimin të Gjykatë...
TIRANË- Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë, deklaroi ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Anti...
TIRANË- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend e quajti antilogjike kërkesën e opozitë...
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylkbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se Partia Socialiste nuk do të...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë për s...
TIRANË- Deputeti socialist Toni Gogu gjatë fjalës së tij në Kuvend foli në lidhje me praninë e rektorit të UBT-së...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend ka lexuar një m...
TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe personat e tjerë në lidhje me dosjen e sterilizimit ësht&e...
SHBA- Qeveria amerikane kanë ndërprerë të gjitha fondet për Organizatat Jo Qeveritare në Shqipëri dhe Maqedoninë e Ver...
niko peleshi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi i është përgjigjur deklaratave të...