POLITIKE

"Nëse futemi në BE marrim mbi një miliardë euro çdo vit!" Rama: Shikoni çfarë i ka ndodhur Kroacisë, kjo do t'i ndodhë Shqipërisë

M.B. Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 11:54

"Nëse futemi në BE marrim mbi një miliardë euro

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se nëse futemi në BE marrim mbi një miliardë euro çdo vit. Rama tha se BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual. Sipas tij, shembulli i transformimit të Kroacisë do të jetë ajo që do të ndodhë me Shqipërinë në rast anëtarësimi në union.

Po ashtu Rama tha se  kontribuuesit janë vende të mëdha si Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet si një treg i madh i përbashkët si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Si ka mundësi që popujt e Bashkimit Evropian, befas nga popujt që filluan të binin në skepticizëm, nga popuj që filluan të binin në një lloj zhgënjimi, nga popuj që filluan të binin në kurthin e atyre që u thoshin të dalin nga BE-ja, befasisht shfaqen si popuj që e duan BE-në më shumë se kurrë sepse sot BE-ja është dhe çështje e garantimit të sigurisë, të sigurisë në kuptimin strikt të fjalës.

Sot, BE-ja është edhe një çështje ekzistenciale, në një botë, ku lufta nuk është më një dokumentar bardhë e zi, po është një realitet në dyert e BE, në një botë ku gjeopolitika nuk është më ajo që ishte deri para disa muajsh,  në një botë ku BE-ja po përjeton një zgjim të madh, edhe Shqipëria, shqiptarët, a ka interes më të madh se sa të hyjmë sa më parë në BE dhe të jemi “trimi i mirë me shokë shumë, por në këtë rast një trim me shokë shumë më të mëdhenj, shumë më të fortë, që të gjithë së bashku mbrojnë të njëjtat vlera, funksionojnë mbi të njëjtat parime dhe garantojnë sigurinë e përbashkët.

BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual që e shpjegova, që buron nga pasaporta. Shikoni çfarë ka ndodhur me Kroacinë. Është ekzaktësisht çfarë do të ndodhë me Shqipërinë. Kroacia deri në momentin e hyrjes në BE ka pasur të ardhura ekstra buxhetin vetë si mbështetje nga BE-ja; 126, 141, 151, 156 milionë, vjetore, në totalin e vet në të gjitha ato vite ato nuk bëjnë asnjë miliardë. Ne në totalin e viteve që qeverisim, kemi pasur diçka më shumë se një miliardë dhe një miliardë mbështetje, 90% kredi, 10 % para e falur, pra jo borxh.

Shikoni çfarë i ka ndodhur Kroacisë sapo është bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo do t'i ndodhë Shqipërisë sapo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Një miliardë e diçka më shumë çdo vit dhe 90% para e falur, pra grant dhe vetëm 10% kredi, pra borxh, sepse në BE hyjmë në një familje që është e ndarë në dy pjesë kontribuuesit dhe përfituesit.

Kontribuuesit janë vende të mëdha, janë vende të zhvilluara, janë Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet, ju duhet shumë si një treg i madh i përbashkët, ju duhet shumë si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi, ndërkohë që grupi tjetër ku do të hyjmë dhe ne me hyrjen në BE, janë përfituesit.  Janë ata më të vegjlit, që në një familje ndihmohen nga më të mëdhenjtë. Janë ata më të dobëtit që në një familje ndihmohen nga ata më të fortit. Dhe një llogari shumë e thjeshtë për ta mbyllur; nëse deri më sot nga BE për bujqësinë, ne kemi marrë më pak në të gjitha këto vite sesa 200 milionë euro, shumë më pak, ne do të marrim 300 milionë euro në vit vetëm për bujqësi.

ps

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë