Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

VLORA- Partia Demokratike ka reaguar kundër kërkesës së Partisë Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia”.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD e cilëson këtë kërkesë si një abuzim të papranueshëm me procesin zgjedhor dhe e konsideron atë si një manovër për të favorizuar propagandën qeveritare në ditët e fushatës zgjedhore.
Gjithashtu, përmes një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PD–ASHM kërkon që kjo kërkesë të refuzohet, duke e cilësuar si një shkelje të parimeve themelore të një procesi të lirë dhe të ndershëm.
PËRGJIGJE NDAJ KËRKESËS SË PS PËR SHTYRJE TË ORARIT TË VOTIMIT NË QARKUN VLORË
Duke iu referuar kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”, ju informojmë se Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) është kategorikisht kundër këtij propozimi.
Ky aktivitet, i organizuar nga vetë qeveria aktuale në ditët më kritike të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e heshtjes dhe tani edhe ditën e zgjedhjeve, ka karakter të qartë propagandistik dhe shërben më shumë për qëllime elektorale dhe promovimi. Të shpenzosh mbi 7 milionë euro nga fondet publike për një shfaqje të tillë, dhe më pas të kërkosh edhe shtyrje të orarit të votimit për t’ia përshtatur axhendës së kësaj ngjarjeje, është një abuzim i papranueshëm me procesin zgjedhor.
Duhet shtuar se për dy ditë me radhë është ndaluar lëvizja e lirë në territorin e Tiranës, janë pamundësuar aktivitetet politike të opozitës dhe i është mohuar e drejta kushtetuese subjekteve politike për të komunikuar me qytetarët në ditët vendimtare të fushatës. Ky precedent shkel parimet themelore të një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.
Qëndrimi ynë është i qartë: zgjedhjet nuk mund të përshtaten me orarin e propagandës qeveritare. Është procesi zgjedhor që duhet të ketë përparësi absolute. Nëse aktiviteti sportiv bie ndesh me rregullsinë e zgjedhjeve, atëherë përgjegjësia bie mbi organizatorët dhe jo mbi qytetarët apo institucionet zgjedhore.
Për më tepër, një ndërhyrje e tillë e kërkuar nga PS vetëm pak orë para zgjedhjeve, cënon besueshmërinë e procesit dhe krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Kjo nuk është thjesht një çështje orari – është një çështje parimi dhe standardi demokratik.
PD–ASHM kërkon me forcë që kërkesa e PS të mos merret në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Çdo vendimmarrje në këtë drejtim do të konsiderohej nga ana jonë si një ndërhyrje e papranueshme në barazinë e garës dhe një minim i rëndë i integritetit të zgjedhjeve jo vetëm në qytetin e Vlorës, por në të gjithë qarkun.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 ma...
MAQELLARË- Kanë dalë pamjet nga momenti i kontrollit të automjet nga policia në Maqellarë pas dyshimeve nga anëtarët e...
TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, do të vizitojë nesër m&eu...
ELBASAN- Edhe në Elbasan ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 ma...
TIRANA- Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryeministrit Edi...
TIRANA- Giro d'Italia ka nisur me 3 etapat e para që po zhvillohen në Shqipëri, por në mediat e huaja shkruhet se çiklistët...
incidenti DIBËR- Policia ka dalë më një tjetër njoftim për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellar&eum...
DIBRA- Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka ndarë disa video në rrjete socile kur paraqiten momente të tensionuara mes një g...
TIRANA- Nga ora 13:25 ka nisur Etapa e Dytë e "Giro d'Italia" nga sheshi "Skënderbej" në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, i shoqër...
FIER- Edhe në Bashkinë e Fierit ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ- të 58, 59...