POLITIKE

"Nesër kundër drejtësisë politike të narkoshtetit," Berisha: Të dalim në shesh për t’i thënë mafies shqiptare dhe ndërkombëtare se ky vend nuk është koloni!

n.f Përditësimi i fundit 10 Korrik 2024, 21:01
"Nesër kundër drejtësisë politike të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me protestën e 11 korrikut që do të mbahet nesër. 

Berisha iu drejtua qytetarëvë të protestojnë nesër kundër drejtësisë politike të narkoshtetit. Ai shtoi se qyteraët janë dëshmitarë se si Ballkani i Hapur po rrënon çdo ditë prodhimet e fermerëve. Ai shtoi se i korrupsioni i qeveritarëve, i pushtetarëve lokalë po falimenton çdo ditë fermat shqiptare.

"Thirrja ime është për çdo fermer shqiptar, bashkohuni nesër në sheshet dhe rrugët e Tiranës me ne, sepse nuk keni pasur kurrë pas hiperkolektivizimit, armik më të egër të qenies suaj, të suksesit tuaj, të fermave tuaja se regjimi i Edi Ramës. Ju jeni dëshmitarë se si Ballkani i Hapur po rrënon çdo ditë prodhimet tuaja. Se si korrupsioni i qeveritarëve, i pushtetarëve lokalë po falimenton çdo ditë fermat tuaja.


Se si po vjedh subvencionet tuaja. Bashkohuni me ne në ditën e betimit të madh, në ditën e besës së madhe për shqiptarët, të ngrihemi si viganë për të ecur drejt zgjedhjeve të lira, drejt fitores së opozitës. Thirrja ime sonte është për çdo polic të ndershëm, për çdo ushtarak të ndershëm dhe patriot, për të gjithë ata që janë jashtë detyre nesër, të bashkohen me ne në shesh se vendi i tyre, siguria e këtij vendi nga mafia më e rrezikshme në Europë është më e kërcënuar se kurrë.
Ndaj dhe me guxim, me vendosmëri, bashkohuni me qytetarët në betimin e tyre të madh për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.


Thirrja ime sonte është për çdo qytetar dhe qytetare që beson se pa drejtësi nuk ka liri dhe që beson se drejtësia e re e Edi Ramës është mungesa e drejtësisë për shqiptarët, është drejtësia politike e narkoshtetit. Por pa drejtësi, të ardhme nuk ka. Pa drejtësi, ka vetëgjyqësi.
Pa drejtësi, ka kaos, krim. Ndaj dhe të gjithë ata që besojnë tek ligji dhe drejtësia, nesër në shesh për të thënë fjalën e tyre," u shpreh kreu demokrat.

Berisha bëri thirrje që qytetarët të dalin në shesh për t’i thënë mafies shqiptare dhe ndërkombëtare se ky vend nuk është koloni, por vend i pavarur dhe sovran. 

"Të dashur qytetare dhe qytetare, patriote dhe patriotë shqiptarë, u ftoj të gjithëve nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Në protestë dhe mosbindje civile ndaj një armiku të egër, të pashpirt të këtij kombi, që largoi në 8 vite rreth 40 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria.

Ndaj një armiku që në 10 vite, i futi dhjetëra thika pas shpine Kosovës. Ndaj një armiku, për të cilin Shqipëria është për plaçkë tregu, për shkak të pushtetit të tij. Demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë, qytetare e qytetarë, nesër çdo shqiptar del në shesh për dinjitetin e tij kombëtar. Për dinjitetin e tij njerëzor.


Të gjithë ata që besojnë se Shqipëria duhet të ketë opozitë të vërtetë dhe jo vegël të qeverisë.
Për të gjithë ata që besojnë se shqiptarët duhet të zgjedhin vetë deputetët, kryetarët e tyre të partive, duhet të jenë në shesh për t’i thënë mafies shqiptare dhe ndërkombëtare se ky vend nuk është koloni, por është vend i pavarur dhe sovran. Se mafia nuk do të mposhtë kurrë shqiptarët. U bëj thirrje të gjithë socialistëve të zhgënjyer, shqiptarë dhe të paparti, të bashkohemi nesër në diversitet, siç u bashkuam ne demokratët për vlerat e lirisë.


Për interesin kombëtar. Për shpëtimin e Shqipërisë. O sot o kurrë. Nesër në shesh të gjithë! Nesër është ditë e nxehtë, por mbi vapën, mbi klimën, mbi çdo gjë do të ngadhënjejë guximi, forca, bashkimi i qytetarëve shqiptarë si kurrë më parë në rrugët dhe sheshet e Tiranës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" përfundoi ai.

berisha protesta e 11 korrikut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë