Kosova është zhytur sërish në një krizë të thellë politike, pasi Kuvendi ka dështuar në përpjekjet e përsëritura për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Seanca e thirrur për këtë qëllim është shtyrë disa herë brenda ditës, duke e lënë vendin në një ngërç institucional dhe në prag të pasigurisë politike.
Në një analizë të situatës, profesori Nexhbedin Spahiu e cilëson krizën aktuale politike në Kosovë si pasojë të mungesës së patriotizmit, vullnetit politik dhe guximit nga klasa politike. Sipas tij, ngërçi institucional për zgjedhjen e presidentit mund të ishte shmangur nëse kryeministri do të tregonte më shumë fleksibilitet në negociata dhe nëse opozita do të kishte më shumë kurajë për të propozuar kandidatë seriozë. Ai kritikon Kurtin për kokëfortësi, ndërsa opozitën për pasivitet dhe mungesë lidershipi.
Spahiu: Po sigurisht që mund të shmangej, sikur të kishte më tepër vullnet politik, më tepër patriotizëm nga ana e klasës politike të Kosovës, por ja që nuk ka. Shqipëria është vendi i fundit për patriotizëm në Evropë sikur mos të ishte Kosova. Kosova është akoma më pak patriote dhe qytetarët e saj akoma më pak patriotë sesa sesa Shqipëria dhe jemi këtu ku jemi. Po nëse do t'i definojmë dy arsye të më, më të detaje, domethënë se përse e kemi këtë situatë të tillë, atëherë, një, për shkak që kryeministrja aktuale, ai që ka 51% të votave nga zgjedhjet e fundit kombëtare në Kosovë, është tepër kokëfortë dhe e tërheq tepër konopin nga vetja dhe duke tërhequr shumë konopin nga vetja, në negociata, ai shpesh edhe shkëputet. Por, në anën tjetër, arsye tjetër që është akoma më themelore është që liderët e dy partive opozitare të cilët, kanë mundësinë që së bashku me Vetëvendosjen të bëjnë zgjedhjen e presidentit, , janë jo të guximshëm. Pra nuk e kanë guximin e duhur për t'u marrë me politikë.
Pra, siç e ka atë zëmër Ramush Haradinaj, i cili shumë thjesht edhe pse pa gjasë për t'u zgjedhur president në konstelacionin aktual të forcave, ai e kandidoi veten, domethënë dhe partia e tij e kandidoi atë për president, po ja që edhe nuk, nuk është se humbi gjë, domethënë. Ndërkohë që këto liderët e partive të tjera opozitare, edhe LDK-së e PDK-së, le që nuk kishin guximin që ta propozojnë një emër, por as veten e tyre domethënë për për president dhe prandaj kemi një situatë të tillë siç e kemi.
Por kjo është me shumë pikëpyetje nëse mund ta rrëzojnë apo mund ta forcojnë atë. Ne nuk mund, domethënë edhe herën e kaluar kur ndodhi kjo, ai doli më i fortë. Tani nuk e dimë nëse do të dalë më i fortë ose më i dobët në zgjedhje, por gjithsesi, kjo është një gjë që nuk shkon për shtat vendit, nuk është në interes të vendit. Vendi ka humbur një vit e kusur në për punën e, e, qoftë zgjedhjes së sekretarit të parlamentit, qoftë qeverisë, po më thoj qoftë herën e kaluar, qoftë për president tani. Ndërkohë që në botë vazhdojnë krizat, luftrat, të cilat po ndodhin aktualisht në tri vatra lufte që i kemi aktualisht në Ukrainë, në, në Liban, në Irak, në katër ndoshta të them. Edhe në ndërkohë që është një marrëveshje që kemi me Serbinë, e cila pritet të realizohet dhe që nuk realizohet për shkak se Serbia nuk hedh hapin për të realizuar pjesën e vet. Por që në situatën çfarë ka qenë, duke qenë edhe Serbia në një krizë të tillë politike, ka qenë një periudhë ideale që përmes aleatëve të Kosovës t'i imponohet Serbisë që ta zbatojë marrëveshjen dhe të kemi një avancim ndërkombëtar të Kosovës, një hap shumë të rëndësishëm përpara. Të gjitha këto mundësi u humbën, ndërkohë që nuk, as opozita nuk fitoi gjë, as pushteti nuk fitoi gjë, jemi duke u vendnumëruar dhe ky vendnumërim shkon në dëm të përgjithshëm.
Po ky u shkon për shtat argumentit të cilin e përdor, e përdor Serbia. Serbia përdor argumentin që shqiptarët nuk janë brumë që bëjnë shtetin. Thjesht që shteti i Kosovës ekziston për shkak se është aty NATO, dhe jo që ka një vullnet, jo që ka një ndjenjë kombëtare, jo që ka një patriotizëm për të mbajtur vendin. Thjesht, kjo është teza të cilën vazhdimisht, në mënyrë të hapur ose qoftë edhe në takime të mbyllura diplomatët serbë e thonë para para të huajve. Arsyeja pse e njohin, pse nuk e njohin Kosovën kur kur u bëhet presion për ta njohur Kosovën, është pikërisht kjo. Thonë, s'kemi çfarë të njohim një vend të cilin vetë qytetarët e vet nuk e duan. Edhe kjo manifestohet edhe me me gjëra të tjera, jo vetëm përmes këtyre veprimeve, por edhe nga ana simbolike. Shikoni, në Kosovë për shembull, shkelet ligji për simbolet.
Ligjin të cilin vetë parlamenti i Kosovës e ka, e ka miratuar para shumë vitesh, në kohën kur Thaçi ishte kryeministër, do të thotë që 18 vite gati. Dhe ai ligj shkelet. Ai ligj thotë që te asnjë institucion i Kosovës duhet të valojë vetëm flamuri i Kosovës dhe flamuri dhe ai i institucionit përkatës. Të themi nëse është gjykatë, flamuri i Kosovës dhe i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Nëse është prokurori, Kosovës dhe Këshillit prokurorial, ose nëse është komunë, bashki, flamuri i Kosovës dhe i komunës përkatëse e të tjera. Por ky ligj shkelet me të dyja këmbët, duke vendosur aty edhe flamuri amerikan, edhe flamuri i Shqipërisë, edhe flamuri i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian e tjerë. Dhe kemi situata paradoksale. Të zëmë, kur para disa ditësh u shpall ditë zie në Kosovë, dhe u ul flamuri i Kosovës. Në disa institucione ulnin edhe flamujt e tjerë, domethënë edhe flamurin amerikan, edhe flamurin shqiptar e të tjerë. Në disa ulnin vetëm flamurin e Kosovës. Dhe në të dyja rastet kjo bie ndesh, domethënë me ligjet, me normat ndërkombëtare sepse ulja, në ligj shkruan që flamuri i Kosovës nuk guxon të jetë më i ulët se asnjë flamur tjetër në territorin e Kosovës. Madje nuk guxon.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
28 Prill16:27
Beqaj del nga kafazi i qelqtë, ironi gjatë seancës për sterilizimin për “sallën me 5 yje”
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për daljen nga kafazi i qelqte i sallës së gjyqit. Kjo do të n...
POLITIKE
28 Prill16:22
“Gardianët më ndërprenë intervistën"/ Meta sqaron gjendjen e tij pasi u pa i transformuar në kafazin e xhamtë
Ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar intervistën e dhënë në “Breaking”. Gjatë intervistës, ai u ndal te gjendja e tij...
POLITIKE
28 Prill14:53
Këlliçi: Korrupsioni me lejet e ndërtimit, 'Tenxhere' apo studim i Bankës Botërore?
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka denoncuar nivelin e lartë të korrupsionit në sektorin e ndërtimit, duke iu referuar raportit...
POLITIKE
28 Prill14:42
“Dikur luftonim të mbanim dritat ndezur”, Rama: Energjia përcakton sigurinë, fuqinë ekonomike dhe ambicien për…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar transformimin e sektorit energjetik në vend, duke e krahasuar situatën aktuale me të kaluarën, që s...
POLITIKE
28 Prill14:01
Spiropali sfidon Ramën: Më përjashto!
Teksa tensionet brenda radhëve të Partisë Socialiste duket se po rriten, një qëndrim i fortë publik ka ardhur nga Elisa Spiropal...
POLITIKE
28 Prill13:37
Takimi me Ramën, reagon ambasadorja amerikane në Greqi: Firmoset marrëveshja 20-vjeçare midis Shqipërisë e LNG-së amerikane
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle ka reaguar për takimin e zhvilluar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.
Në nj...
POLITIKE
28 Prill13:35
“Hakmarrje e Ramës”/ Berisha: Meta po trajtohet si terrorist
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, i ka quajtur pamjet e djeshme në GJKKO ku kreu I partisë s&eu...
POLITIKE
28 Prill13:25
Sadushi ndal fokusin te çështjet e prapambetura: Pa vlerësim në kohë nuk ka meritokraci e karrierë të drejtë
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë...
POLITIKE
28 Prill13:13
“Ose je me ne, ose përballë nesh”/ “PS dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht”, Berisha për përplasjet mes Ramës dhe Spiropalit: Partia në grahmat e fundit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet mes kreut të PS Edi Rama dhe ish ministers Eliosa Spiropali.
Berisha e q...
POLITIKE
28 Prill12:55
Rikandidimi për drejtimin e PD, Berisha: Ndërhyra për të shpëtuar partinë kur pashë duar të zeza, jo se u shpalla “non grata”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët është pyetur mbi kandidimin e tij për postin e ...