POLITIKE

Nisma - Ndryshon ligji i prokurimeve/ Tani edhe hyrja në tendera bëhet me pagesë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Qershor 2023, 10:11

Nisma - Ndryshon ligji i prokurimeve/ Tani edhe hyrja në tendera bëhet

Bizneset që duan të marrin pjesë në tenderat publikë do të paguajnë një tarifë për të dhënë ofertë përmes sisemit të prokurimit elektronik. Qeveria ka përmbysur ligjin e prokurimeve publike duke ndryshuar pjesën dërrmuese të neneve në ligjin ekzistues, përmes një drafti të ri që është hedhur për konsultim publik.

“Përdorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik për zhvillimin e procedurave sipas këtij ligji dhe ligjeve të tjera nga autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë kryhet kundrejt pagesës. Tarifat e përdorimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në projektligjin e ri.

Bërja e tenderave me pagesë është propozuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Por ky është vetëm një nga ndryshimet e ligjit të ri. Një tjetër ndryshim është ai që i detyron bizneset të sigurojnë kontratën tek shoqërite e sigurimeve.

“Para nënshkrimit të kontratës, autoriteti ose enti kontraktor i kërkon ofertuesit fitues të paraqesë një sigurim kontrate prej 10 % të vlerës së saj. Sigurimi i kontratës i lëshuar nga shoqëri sigurimi të të licencuara në Republikën e Shqipërisë dorëzohet online përmes ndërveprimit me sisteme të treta,” thuhet në draft.

Sipas qeverisë, detyrimi i bizneseve për të siguruar kontratën do të shërbejë si një element garancie për institucionet publike në rastet e shkeljes së kontratës nga bizneset që fitojnë tenderat. Ky ndryshim në ligjin e prokurimeve i shkon për shtat shoqërive të sigurimit, të cilat tashmë do të kenë një front të ri biznesi, teksa bizneset do të jene të detyruara me ligj të sigurojnë kontratat publike.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në projektligjin e ri të prokurimeve publike është ai që i jep të drejtë qeverisë të centralizojë tenderat publikë përmes një institucioni të ri, që do të quhet “Organi Qendror Blerës”. Ky institucion do të krijohet rishtaz dhe do të jetë në varësinë direkte të kryeministrit.

“Këshilli i Ministrave vendos të krijojë organe qendrore blerëse, për kryerjen e procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoriteteve ose enteve kontraktore si dhe për monitorimin e zbatimit të kontratave,” propozohet në draft.  

Sipas draftit, organi qendror blerës, i krijuar nga Këshilli i Ministrave, do të asistohet nga organizma ndërkombëtare, për një periudhë 3 vjecare, me qëllim ngritjen e plotë të kapaciteteve administrative profesionale të tij. Rregulla të posaçme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

S’ka tendera pa deklaruar pronarët

Projektligji i ri zgjeron shkaqet e skualifikimit të kompanive nga prokurimet publike. Sipas tij, kompanitë që nuk kanë deklaruar pronarët përfitues sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi skualifikohen automatikisht nga tenderat publikë.

Qeveria arsyeton se ky propozim vjen si domosdoshmëri për të penguar kompanitë që nuk kanë të regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve që të fitojnë kontrata publike.

Po kështu drafti i ri vendos detyrimin për skualifikim edhe kur operatori ekonomik nuk përmbush detyrimet  që rrjedhin nga legjislacionin për pagat; detyrimin për skualifikimin e një operatori ekonomik edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkelje të rëndë profesionale është anëtar i një organi administrimi, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, i operatorit ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij./OLIGARKIA

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 22 Qershor17:18

Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit p&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë