POLITIKE

Një ditë pas mbërritjes së emigrantëve, opozita italiane viziton kampin e Gjadrit: Dështim! Mijëra euro për një anije me 16 emigrantë e 80 persona ekuipazh

n.f Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 20:02
Një ditë pas mbërritjes së emigrantëve, opozita
Opozita italiane

LEZHË- Një ditë pas mbërritjes së emigrantëvë të parë në kampin e krijuar nga marrëveshja Shqipëri-Itali në kampin emigrantëve në Gjadër të Lezhës kanë shkuar edhe tre deputetë të opozitës italiane. Mësohet se Riccardo Magi, Rachele Scarpa dhe Roberto Valaschiani vizituan kampin e Gjadrit ndërsa kritikuan qeverinë “Meloni” se ka ngritur një koloni për të huajt jashtë territorit të shtetit Italian për ti fshehur publikut italian krizën e emigrantëve.


Riccardo Magi tha se ky test ka dështuar që ditën e parë dhe se dje erdhën 16 emigrantë nga të cilët 4 u kthyen sërish. Ai ka vënë në pikëpyetje se çfarë do të ndodhë kur të jenë 400 emigrantë. Sipas tij janë shpenzuar mijëra euro për 16 emigrantë me një anije që kishte 70-80 persona në ekuipazh.

"Ashtu siç e kemi thënë në parlament, ky test ka dështuar që ditën e parë. Sepse personat vunerabël nuk duhet të silleshin në Shqipëri. Dje erdhe 16 emigrantë dhe më pas 4 u kthyen mbrapsht, mendojeni se çfarë do të ndodhë kur të jenë 400 emigrantë që do të tentohet të sillen këtu. Po digjen miliona euro të shtetasve italianë përmes kësaj inicaitive. Janë mijëra euro që janë shpenzuar për 16 emigrantë me një anije që kishte 70-80 persona në ekuipazh," tha Magi.

Rachele Scarpa tha se transferimi ka kushtuar 18 mijë euro për person dhe se 4 prej tyre u kthyen pas.

"Këtu është krijuar një zonë gri që mendojmë se shkel shumë të drejtat e njeriut. Si mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë e sidomos për kategoritë e ndryshme sociale," tha Scarpa.

Roberto Valaschiani tha se i kanë kërkuar Melonit të heqë dorë nga këto kampe dhe në tërësi nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët pasi ka kosto të lartë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

"Janë 1 mijë në Lampeduzza, por dje erdhen 16 në Shengjin. Ne e kemi kontestuar kryerjen e këtyre verifikimeve në mes të detit sepse gra e fëmijë ne ditet ne vazhdim do perfundojne ne Shengjin.Për shkak të kostos së lartë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, ata i kërkuan dhe njëherë kryeministres italiane Giorgia Meloni të heqë dorë nga këto kampe dhe në tërësi nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët," shtoi Valaschiani.

Më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Zbatimi i marrëveshjes nisi më 16 tetor ku në portin e Shëngjiniy arritën 16 emigrantët e parë.  Në marrëveshje thuhet se në kampin e Gjadrit nuk lejohen personat e brishtë, si gra e minorenë ose të sëmurë e të moshuar. Ato që janë shpëtuar në ujërat ndërkombëtare janë dërguar në tokën italiane, pra në kampet e Lampeduzës.

Ndërkohë pjesa tjetër e emigrantëve, 14 të tjerët do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini. Pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet. Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbikëqyren nga personeli italian. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta sipas marrëveshjes.

marreveshja e emigranteve itali shqiperi opozita italiane kampi i gjadrit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë