POLITIKE

"Një pengesë e sikletshme politike!" Financial Times: Gjykata italiane refuzon planin e Melonit për të mbajtur azilkërkuesit në Shqipëri

M.B. Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 22:29

"Një pengesë e sikletshme politike!" Financial

ITALIA- "Financial Times" i ka dedikuar një artikull vendimit të sotëm të Gjykatës së Romës për kthimin në Itali të 12 emigrantëve të sjellë në Shqipëri nga kontigjenti i parë i përbërë nga 16 persona. 

"Financial Times" shkruan se plani i diskutueshëm i kryeministres italiane Giorgia Meloni për të dërguar azilkërkuesit e shpëtuar, nga Deti Mesdhe në Shqipëri, ka hasur në një pengesë serioze pasi një gjykatë e emigracionit në Romë refuzoi dërgimin në offshore të grupit të parë të emigrantëve. 

Në artikull shkruhet se gjykata u bazua në një vendim të fundit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila vendosi më herët këtë muaj se vendet nuk mund të konsiderohen “pjesërisht të sigurta” me qëllim dëbimin.

Po ashtu "Financial Times" shkruan se vendimi është një pengesë e sikletshme politike për Melonin, e cila ka promovuar skemën e saj për mbajtjen e azilkërkuesve të mundshëm në qendrat në Shqipëri, si një mjet për të përmbushur zotimin e saj për të reduktuar fluksin e emigrantëve të parregullt nga i gjithë Mesdheu.

Sipas "Financial Times", plani i saj, dhe premtimi për përpunimin e kërkesave për azil në offshore, ka tërhequr interes të madh ndërkombëtar duke shtuar se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka përshkruar atë si një shembull nga i cili mund të nxirren mësime. Gjithshtu "Financial Times" radhit dhe reagimet e sotme të politikës italiane pas vendimit të gjykatës.

Artikulli i plotë i "Financial Times":

Plani i diskutueshëm i kryeministres italiane Giorgia Meloni për të dërguar azilkërkuesit e shpëtuar, nga Deti Mesdhe në Shqipëri, ka hasur në një pengesë serioze pasi një gjykatë e imigracionit në Romë refuzoi dërgimin në offshore të grupit të parë të emigrantëve. Në vendimin e saj, seksioni i imigracionit i gjykatës së Romës vendosi që 12 emigrantët meshkuj që mbahen në Shqipëri, me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, “kanë të drejtë të dërgohen në Itali” për shkak të “pamundësisë së njohjes së shteteve të origjinës së të ndaluarve” nga personat si “vende të sigurta”.

Gjykata u bazua në një vendim të fundit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila vendosi më herët këtë muaj se vendet nuk mund të konsiderohen “pjesërisht të sigurta” me qëllim dëbimin. Një zyrtar italian konfirmoi se 12 emigrantët do të silleshin në Itali për përpunim të mëtejshëm. Vendimi është një pengesë e sikletshme politike për Melonin, e cila ka promovuar skemën e saj për mbajtjen e azilkërkuesve të mundshëm në qendrat në Shqipëri, si një mjet për të përmbushur zotimin e saj për të reduktuar fluksin e emigrantëve të parregullt nga i gjithë Mesdheu. Plani i saj, dhe premtimi për përpunimin e kërkesave për azil në offshore, ka tërhequr interes të madh ndërkombëtar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka përshkruar atë si një shembull nga i cili mund të nxirren mësime. Edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer së fundmi i ka kërkuar Melonit në Romë më shumë detaje. Meloni shprehu shqetësim për vendimin, por këmbënguli se do të ishte vetëm një pengesë e përkohshme.

“Italianët më kanë kërkuar të ndaloj emigracionin e paligjshëm dhe unë do të bëj më të mirën”, – tha ajo gjatë një udhëtimi zyrtar në Liban. “Më vjen keq që në një kohë kur e gjithë Evropa po shikon diçka që Italia po përpiqet të bëjë, ne po përpiqemi, si gjithmonë, t’i fusim shkopinj në rrota”.

Meloni tha se ajo kishte thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit të hënën për të diskutuar se si do të kapërcehen pengesat e reja ligjore. “Unë nuk mendoj se është kompetencë e gjyqtarëve të përcaktojnë se cilat vende janë “të sigurta” dhe cilat jo. Kjo është kompetencë e qeverisë. Ndoshta qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt”, tha ajo.

Italia ka shpenzuar deri më tani të paktën 60 milionë euro për ndërtimin dhe pajisjen e qendrave shqiptare, të cilat zyrtarisht nisën funksionimin të mërkurën me mbërritjen e 16 emigrantëve të parë. Nga ai grup i parë, i përzgjedhur mes qindra njerëzve të shpëtuar në Mesdhe nga autoritetet italiane ditët e fundit, 4 u konsideruan menjëherë të papërshtatshëm për t’u mbajtur në Shqipëri dhe u dërguan në Itali, 2 të cilët mendohej se ishin të mitur dhe 2 për arsye mjekësore. Senatori Lucio Malan, anëtar i partisë së djathtë të Melonit, “Vëllezërit e Italisë”, e quajti “skandaloz” urdhrin e gjykatës për të dërguar 12 emigrantët e mbetur në Itali.

“Disa magjistratë të politizuar kanë vendosur se nuk ka vende të sigurta të origjinës” – shkroi në X senatori, i cili është pjesë e komitetit të marrëdhënieve me jashtë të senatit. “Është e pamundur të ndalosh ata që hyjnë ilegalisht; është e ndaluar riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm. Ata do të donin të shfuqizonin kufijtë e Italisë. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, shtoi ai.

“Lega” e ekstremit të djathtë, partia e zëvendëskryeministrit Matteo Salvini, e quajti vendimin e gjykatës “të papranueshëm”. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi tha në një konferencë shtypi të premten pasdite se qeveria do të apelojë kundër vendimit në një gjykatë më të lartë.

Avokati Lorenzo Trucco, president i Shoqatës për Studimin e Ligjit të Imigracionit, përshëndeti vendimin duke thënë se “shteti ligjor kishte mbizotëruar mbi aktet e paligjshme” të qeverisë duke theksuar “absurditetin dhe padrejtësinë” e marrëveshjes Itali-Shqipëri.

Marrëveshja e arritur mes Melonit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama vitin e kaluar i lejoi Italisë të ndërtonte dy qendra ndalimi emigrantësh në Shqipëri për të mbajtur deri në 3 mijë emigrantë, teksa autoritetet italiane përpunonin kërkesat e tyre për azil. Marrëveshja specifikonte se qendrat do të mbanin vetëm burra të rritur të shëndetshëm nga vende që Italia i kishte konsideruar tashmë “të sigurt” për kthim të mundshëm. Ata që konstatohen se kanë kërkesa të vlefshme për azil do t’u jepet strehim në Itali, ndërsa ata që konsiderohen si emigrantë të paligjshëm do të kthehen në vendet e tyre të origjinës përmes një procesi të përshpejtuar.

Për t’u përgatitur për hapjen e qendrave, Italia në fillim të këtij viti caktoi 22 vende – përfshirë Bangladeshin dhe Egjiptin – si të sigurta për kthime me disa përjashtime, si për disidentët politikë nga Egjipti dhe njerëzit LGBT+ nga Tunizia. Një gjykatë e BE-së u shpreh se ligji evropian nuk lejon që vendet të kategorizohen si “pjesërisht të sigurta”, gjë që i dha formë verdiktit të gjykatës së Romës. Rregullat e reja të BE-së do të hyjnë në fuqi në vitin 2026, megjithatë ato do të lejojnë që vendet të përshkruhen si “të sigurta me përjashtime për disa rajone ose disa kategori njerëzish”.

Italia po kërkon të avancojë zbatimin e asaj pjese të paktit të emigracionit dhe azilit, tha një diplomat i BE-së. Von der Leyen, në një letër drejtuar liderëve të bllokut këtë javë, u angazhua për ta çuar rishikimin e konceptit të “vendeve të sigurta” deri në vitin 2025.

italia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë