POLITIKE

"Nuk duhet ta shkëmbejmë demokracinë për të ashtuquajturin stabilitet"/ Vokshi në Asamblenë e KE: Interesat e popullit nuk duhet të sakrifikohen për përfitime private!

b.z Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 21:24
"Nuk duhet ta shkëmbejmë demokracinë për të
Albana Vokshi

TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Këshillit të Europës, në Strasburg, ka kërkuar mbështetje që qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit të votojnë të lirë.

Vokshi deklaroi se sipas saj autokracitë janë kthyer edhe një herë në kërcënimin më të madh, jo vetëm për lirinë dhe demokracinë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në botë.

Vokshi shprehet se përtej propagandës që sipas saj është e financuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, mbetet një realitet i errëtqë  burrave dhe grave në vend u mohohet e drejta e tyre më themelore, e drejta për të votuar lirshëm.

Vokshi shprehet ndër të tjera se demokracia nuk negociohet dhe se kurrë nuk duhet të shkëmbehet për të ashtuquajturin stabilitet. Ajo shton se kurrë nuk duhet të lejohet që interesat e popullit të sakrifikohen për përfitime private!

Pjesë nga fjala e Vokshit:

Fillimish do te doja t’I bashkohesha urimit te kolegeve për rizgjedhjen tuaj dhe ju uroj një vit të suksesshëm. Ju sigurojmë mbështeten tonë të plotë dhe shpresojmë në mbështëtjën tuaj sic keni bërë deri tan isa herë kemi pasur nevojë.
Të dashur kolegë,
Autokracitë janë kthyer edhe një herë në kërcënimin më të madh – jo vetëm për lirinë dhe demokracinë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në botë.
E përsëri, ne duhet të qëndrojmë përballë tyre, kudo që të jenë.
Historia na ka dhënë një mësim të dhimbshëm: komunikimi I paqshëm me autokratët nuk funksionon. Vetëm diplomacia nuk i ndal. Tolerimi i autoritarizmit për hir të stabilitetit nuk është zgjidhje – herët a vonë, autokratët sjellin konflikt, paqëndrueshmëri dhe kërcënime që shtrihen përtej kufijve të tyre.
Ne, duhet të mbajmë qëndrim të vendosur kundër liderëve autoritarë dhe të gjithë atyre që abuzojnë me pushtetin dhe shkelin të drejtat e njeriut. Debatet e fundit në këtë Asamble janë fokusuar në situatën në Gjeorgji, Bjellorusi, por dua t’ju tërheq vëmendjen: ka edhe vende të tjera ku demokracia është në rrezik. Përtej propagandës stërmadhe – shpesh të financuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar – mbetet një realitet i errët: burrave dhe grave në vendin tim u mohohet e drejta e tyre më themelore – e drejta për të votuar lirshëm.
Dhe kur i hiqet e drejta e votes së lirë, të gjitha të drejtat e tjera janë iluzione.
Sot, qëndroj para jush, për të ngritur zërin kundër erozionit të demokracisë dhe lirive politike në vendin tim, në Shqipëri.
Kjo nuk është vetëm lufta e imja apo e opozitës. Kjo, duhet të jetë lufta e të gjithëve ne– nëse nuk qëndrojmë së bashku tani, demokracia në vendet tona do të rrëshqasë prapa. Ne duhet të bashkohemi për të dërguar një mesazh të qartë për të gjithë liderët autoritarë:
Demokracia nuk negociohet!!!
Kurrë nuk duhet ta shkëmbejmë demokracinë për të ashtuquajturin stabilitet!
Kurrë nuk duhet të lejojmë që interesat e popullit të sakrifikohen për përfitime private!
Ajo që kërkojmë sot, është mbështetje për t’i siguruar qytetarëve të drejtën më themelore – të drejtën për të votuar të lirë!
Na ndihmoni që shqiptarët të mund të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, lirisht dhe në mënyrë sekretë, duke bërë që ata dhe vetëm ata të zgjedhin se kush do t’i qeverisë.
Ne, sot, ju bëjmë thirrje: Mos mbështesni liderët në Shqipëri dhe Ballkan që abuzojnë me pushtetin dhe shkelin të drejtat politike.
Kjo Asamble duhet të dërgojë një mesazh të fortë:
Ne qëndrojmë të vendosur në mbrojtje të pluralizmit dhe demokracisë!

Kështu, ne u dërgojmë një mesazh shprese aktivistëve, intelektualëve dhe politikanëve që luftojnë çdo ditë për lirinë dhe demokracinë në vendet tona.
Ne u tregojmë atyre se nuk janë vetëm – lufta e tyre nuk është e kotë dhe ata duhet të vazhdojnë të luftojnë.
Ne inkurajojmë cdo qytetar, në vendet tona, që të refuzojnë heshtjen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre themelore.
Sepse aty ku qëndrojnë njerëzit, qëndron liria.
Aty ku njerëzit luftojnë, demokracia rritet.
Le të qëndrojmë së bashku. Le të mbrojmë demokracinë!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë