FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...

TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste ku ka dërguar një mesazh falënderues kandidatëve dhe antëtarëve të tjerë të PS-së pas përfundimit të numërimit dhe të votave të diasporës. Në mesazhin e siguruar nga gazetari Muhamed Veliu, Rama e cilëson këtë betejë politike si një eksperiencë të paharrueshme dhe falënderon të gjithë anëtarët e PS-së për angazhimin e tyre.
Sipas tij, rezultati i përbashkët do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë, si një sukses krejt i veçantë. Rama ka përgëzuar veçanërisht ata që dhanë gjithçka në terren, duke e quajtur kontributin e tyre një forcë të shtuar për Partinë Socialiste në çdo cep të vendit.
Po ashtu ai uron të gjithë ata që kanë fituar mandate në legjislaturën e re, ndërsa për kandidatët që nuk arritën të sigurojnë një vend në Kuvend, Rama shpreh mirënjohjen për përkushtimin e tyre.
Mesazhi:
Sot ka mbaruar edhe numërimi i votave të diasporës, pra kanë mbaruar zgjedhjet dhe unë dua të ndaj me ju disa fjalë, aq sa lejon kjo dritare. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për eksperiencën e një beteje politike të paharrueshme, ku secili e secila beri sa mundi dhe ku rezultati i përbashkët do mbetet në historinë politike të Shqipërisë, e natyrisht edhe në historinë e Partisë Socialiste, si një sukses krejt i veçantë. Faleminderit!
Dua t’i përgëzoj shumë përzemërsisht të gjithë ata dhe ato që në fushën e hapur të betejës, u përpoqën me të gjitha forcat e tyre dhe u bënë fuqi e shtuar e Partisë Socialiste në çdo territor! Urime me gjithë zemër për ata e ato që ia dolën të hyjnë në ekipin e legjislaturës së ardhshme.
Të gjithë atyre qe s’ia dolën u them shumë sinqerisht se duhet të jenë jo vetëm krenarë, për pjesën e tyre të çmuar në fitoren e Partisë Socialiste, po edhe të bindur se në rrugën që vazhdon, me supersfidën historike të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kontributi i tyre do të jetë shumë i nevojshëm. Prandaj kokën lart të gjithë bashkë motra e vëllezër, këtu nuk ka humbës por vetëm fitues!
Duke uruar që të gjeni pak ditë qetësi pranë familjeve e fëmijëve tuaj – Zoti i bekoftë për të gjithë barrën që mbajnë – ju përqafoj të gjithëve me premtimin se nuk do rrimë pa u mbledhur edhe live, jo për ndonjë festë të madhe, po për shijen e një gëzimi të merituar familjar si ky që vetëm ne e dimë se sa kemi punuar e jemi munduar për ta arritur.
(Mesazhi mbyllet me një emoji në formën e zemrës dhe numrin 5)
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, i pyetur nëse e ka menduar dorëheqjen pas 11 majit, tha se kurrë nuk e ka menduar. I ftuar në...
TIRANA- Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores së madatit në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e h...
TIRANA- Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike – Dega Selanik, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e saj, kanë ha...
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit, theksoi edhe një herë se kemi të bëjmë me...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, theksoi se nuk pati zgjedhje, por pa...
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaro...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se, PD është duke pun...
DETI EGJE- Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SA...
TIRANË- Fatmir Xhafaj, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët e votuan në zgjedhjet e 11 majit...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin austriak ORF. Duke folur për ORF, Rama the...