POLITIKE

"Nuk ka ndodhur ne 30 vjet demokraci..."/ Alizoti: Sot jemi në diktaturë, duhet reagim e jo shëtitje në bulevard

E.D Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 12:38

"Nuk ka ndodhur ne 30 vjet demokraci..."/ Alizoti: Sot jemi në

TIRANË- Deputeti Tomor Alizoti, i cili mori pjesë në protestën e opozitës para bashkisë Tiranës, tha se është i shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë, për shkak të keqqeverijes të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Alizoti u shpreh se Shqipëria ndodhet sot më pranë diktaturës. Më tej ai tha se rrethimi i kuvendit sot nga Garda është një njarje që nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

"Të gjithë jemi qytetarë të Tiranës, të gjithë jemi të vjedhur, edhe ju të nderuar policë që keni hallin e rrogës. Sot në parlment ka ndodhur një gjë që në 30 vjet nuk ka ndodhur. I gjithë parlamenti po ta shikoni është i mbushur me forca speciale. Nuk ka ndodhur ne 30 vjet demokraci që një ministër i Brendshëm anonim rrinte sot si prokurori i Përgjithshëm Aranit Çela. Jam sinqerisht shume i shqetësuar. Demokracia në këtë vend është produkt i lëvizjes së gjithë qytetarëve të Tiranës në ‘91/. Më besoni, sot demokratë, me besoni sot qytetarë dhe pronarë të mediave që Shqipëria është pranë diktaturës dhe çdo justifikim i gardës, i policisë i drejtorit të policisë, i shqiptarëve nëpër kafe, i atyre që komentojnë estetikën, a digjet, a nuk duhet të digjet. Ne sot jemi bërë një skllavëri e nipit të Spiro Kolekës dhe jemi në rrezikun më të madh. Ju lutem merreni seriozisht sepse arritja më e  madhe në këtë vend ka qenë demokracia. Sot Shqipëria nuk është më demokraci. Mos u merrni më me opozitën. Doktor i nderuar, ndaj mendjen çfarë do bësh sepse radikalizmin ne nuk po e kërkojmë. Ka ardhur tek ne.

Edhe disa deputetë të PS që kanë dy pare mend sot kishin ulur kokën. Kjo nuk ka ndodhur më parë dhe jua them me bindje se ne jemi në diktaturë. Ne nuk mund të lejojmë që bijtë e baballarëve të shtypin prapë Shipërinë. Ne duhet tu thërrasim njerëzve ata që mendojnë se janë zona gri, të vinë të gjithë që ky vend të ketë demokraci. Se këtu nuk ka drejtësi. Harrojini recitimet. Kur policia merret me disa neqez te thjeshte dhe hajduti që ka vjedhur gjithë Shqipërinë hypën në jaht dhe në avion, këtu nuk ka më drejtësi. Sot në parlament njerëz anonimë kanë ndalura deputetët, njerëzit që janë zgjedhur nga populli. Fatkeqësisht  sot u rikthy partia e Adil Çarçanit.

Opozitarizmi nuk është pronë e Partisë Demokratike, por është pronë e te gjithë shqiptarëve. Unë mendoj se të gjithë demokratët duhet të mblidhen dhe të mobilizohen sepse Shqipëri sot është në diktaturë. Ti lemë recitimet, të vazhdojmë veprimet. Shqipëria  është në diktaturë. Edi Ramës duhet ti dridhet zëri. Edi Rama mundet me protestë me zëmrim e jo me xhiro në bulevard. Ndajeni mendjen sepse u kthye 1945. Sot Ministri i Brendshëm, një njeri anonim, sot krekosej si fytyra e Aranit Çelës dhe recitonte në parlament edukatën morale të Partisë së Punës se si duhet të sillej një deputet. Ju lutem të mblidhemi të gjithë. Doktor që na shef, ndaje mendjen e ta mbyllim këtë punë," tha ai. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë