Politico: Trazirat e dhunshme në Francë përmbysin të dhënat për zgjedhjet e vitit 2027! Kush fiton dhe kush humbet?
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti ditën e djeshme një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke akuzuar institucionin për mungesë transparence, strategjie dhe performancë reale në tregun financiar.
“Kam vite që dëgjoj raporte të AMF, por drejtuesja e Autoritetit nuk ka asnjë informacion për problemet e institucionit që drejton. Pas tre vitesh që na thuhet se po punohet për projektligjin e ri që është dhe kriter i BE-së sot sërish nuk kemi asgjë konkrete. Çfarë bën AMF përveçse mbikëqyr kuadrin e vet?”, u shpreh Tabaku.
Ajo theksoi se tregu i sigurimeve vazhdon të mbetet i mbyllur dhe pa konkurrencë reale.
“Shqetësimet janë të njëjta çdo vit. A janë ulur barrierat për operatorët e rinj? A ka strategji për zhvillimin e tregut? Çfarë po bëhet për të zhvilluar instrumente të reja sigurimesh dhe për t’u fokusuar te konsumatori?” ngriti pyetje znj Tabaku.
Sipas deputetes demokrate, shteti është kthyer në operatorin më të madh që ka mbytur konkurrencën, ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) tregojnë rënie alarmante të të ardhurave nga gjobat me 40% dhe shkelje serioze në menaxhim.
“KLSH ka evidentuar shkelje në raportimet financiare, ndërsa vetë AMF vazhdon të operojë pa transparencë. Treguesit e kompanive nuk janë publikë, faqja e internetit nuk ofron asnjë informacion, ndërkohë që kompensimi i tregut kapital ende nuk është implementuar,” theksoi ajo.
Deputetja demokrate ngriti edhe çështjen e përbërjes së bordit të AMF, duke akuzuar shumicën për shkelje të ekuilibrave institucionalë.
“Znj. Merita Gurabardhi është emëruar në vendin që i takonte opozitës, por sot mandati i saj është ndërprerë në mënyrë të paligjshme. Me çfarë vendimi ndërpritet një mandat të votuar nga Parlamenti? Po mandati i znj. Kaçi, është ky mandati i tretë? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje”, tha ajo,
Në përfundim, Tabaku vuri në dukje edhe abuzimet me pagat dhe shpërblimet në institucion, ku theksoi se shpenzimet janë rritur me 40% ndërsa janë shtuar vetëm 5 punonjës.
“Si është e mundur që shpenzimet janë rritur me 40% ndërsa janë shtuar vetëm 5 punonjës? Dhe si mund të ketë një drejtor ekzekutiv pagë 700 mijë lekë në muaj? Kjo tregon mungesë totale përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje”, u shpreh ajo, ndërsa e përmbylli duke kërkuar reforma të vërteta dhe vizion për tregun financiar.
“AMF duhet të jetë garant i konkurrencës dhe zhvillimit të tregut, jo një institucion që mbron status quo-në. Shqipëria ka nevojë për një treg të hapur, inovativ dhe të fokusuar tek konsumatori jo për një sistem të kapur nga shteti”, deklaroi Tabaku.
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu është ndalur në “paketën e Maleve” q&eu...
Fushata e kandidatit të pavarur Florjan Binaj, po tërheq vëmendjen e qytetarëve të Tiranës. Binaj ka disa ditë që ka d...
Presidenti i Partisë së Lirisë, ilir Meta, ka reaguar nga qelia për Raportin e OSBE-ODIHR që vërteton ndërhyrjen në zg...
Kreu i Demokratëve Sali Berisha tha sot se raporti i OSBE është mjaft shqetësues. Ai ju bëri thirrje shqiptarëve të ngrihe...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se që në ditën e parë të nisjes së projektit “Paketa e Maleve” janë regjistruar 8...
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas publikimit të raportit zyrtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit....
Kryeministri Edi Rama,u ka folur ashpër kryebashkiakëve të vendit gjatë një takimi lidhur me 'paketën e Maleve', duke i akuzuar ...
Kreu i Demokratëve Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit të plotë nga OSBE për zgjedhjet. Ber...
“Duhet të ngrini një Task Force. 500 të parët që do marrin kontratën, për 10 vjet nuk do paguajë asnjë lloj t...
Pjese nga debati: Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në...