POLITIKE

‘ODIHR çertifikoi 11 majin si farsë’/ Bardhi: Belinda Balluku, shembulli më flagrant i shkeljeve

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 18:34
‘ODIHR çertifikoi 11 majin si farsë’/ Bardhi: Belinda

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka theksuar se raporti final i OSBE/ODIHR-it fakton se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë e plotë elektorale.

Sipas tij, shembulli më flagrant i kësaj farse është qarku i Fierit dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste, Belinda Balluku, e cila përmendet në shumë raste për të ilustruar shkeljet e rënda të standardeve demokratike të zgjedhjeve, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë:

Raporti final i OSBE/ODIHR-it fakton pa asnjë ekuivok se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë e plotë elektorale. Vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmojnë  se "Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimit institucional, duke e zhdukur vijën ndarëse midis shtetit dhe partisë. U vunë re akuza për ushtrimin e presionit ndaj punonjësve publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimi i rrjeteve të patronazhimit, gjë që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshinin raportime për blerje votash, përpjekje për të ndikuar padrejtësisht te votuesit vulnerabël dhe ndikimin e elementëve kriminalë në zgjedhje në disa zona të vendit.".

Shembulli më flagrant i farsës elektorale të 11 majit është qarku i Fierit dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste Belinda Balluku, e cila sillet në raport në shumë raste për të ilustruar shkeljet e rënda të standardeve demokratike të zgjedhjeve.

Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë se "Numri më i lartë i eventeve publike u regjistrua në bashkitë e qarkut Fier, ku Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku ishte drejtuese politike e PS-së. Ka pasur akuza dhe raportime të dorës së parë nga punonjës bashkie që u është ushtruar presion nga eprorët e tyre për të marrë pjesë në aktivitete elektorale të Partisë Socialiste në Fier. Ka pasur akuza për presion ndaj punonjësve të sektorit publik që të japin informacione për familjarët ose miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit në Fier. Ka pasur raportime të dorës së parë për kërcënime në Fier. Gjithashtu ka pasur akuza se votues të ndryshëm janë ndaluar nga pjesëmarrja në aktivitete të partive opozitare nga frika e ndëshkimit. Për më tepër, janë raportuar akuza për frikësim të votuesve nga Policia në Fier.".

Belinda Balluku dhe banda e saj elektorale përdorën burimet shtetërore, administratën publike, Policinë e Shtetit dhe grupet kriminale për të intimiduar, kërcënuar dhe frikësuar me qëllim për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Fierit brenda dhe jashtë vendit. Raporti final i OSBE/ODIHR-it është një shuplakë e fortë edhe për task forcën SPAK-KQZ-Prokuroria e Përgjithshme, e cila dështoi të konstatonte shkeljet e rënda të ligjit të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale, që u panë me sy të lirë nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe kushdo që nuk ishin zënë sytë nga hija e zezë e korrupsionit dhe krimit të organizuar që sjell më vete Belinda Balluku kudo që shkon.

Zgjedhjet e lira dhe të barabarta janë burimi i legjitimitetit demokratik të Parlamentit dhe Qeverisë. Raporti final i OSBE/ODIHR-it provon se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta, e për rrjedhojë ato nuk kishin si të prodhonin institucione legjitime. Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një Parlament dhe Qeveri jolegjitime, prandaj është detyrë jonë tashmë, e Partisë Demokratike, e opozitës, e shoqërisë civile, medias së lirë, qytetarëve të ndershëm që të bëjmë çdo përpjekje, çdo sakrificë, çdo betejë për largimin një orë e më parë të Qeverisë më ilegjitime në 30 vite dhe bëjmë të mundur rotacionin politik përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë