POLITIKE

Ola Xama: Ndryshimi i aksionerit në kontratat konçensionare, do duhet të marrë miratim nga Autoriteti Kontraktor dhe Ministria e Financave

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 08:14

Ola Xama: Ndryshimi i aksionerit në kontratat konçensionare, do

Gazetarja Ola Xama përmes një statusi ka nxjerrë një vendim të fundit të firmosur nga zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, i cili detyron që çdo ndryshim aksioneri në kontratat konçensionare do të duhet më parë të marrë autorizimin nga Autoriteti Kontraktor dhe Ministria e Financave. 

Nga Ola Xama

Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron që përpara ndryshimit të çdo aksioneri në kontratat koncesionare, duhet marrë fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministrisë së Financave.

Përse është vendosur ky kusht?

Kjo është një garanci që kompania koncesionare e cila ngrihet me qëllim të dedikuar të kontratës koncesionare (SPV), të mos dalë jashtë termave të referencës së tenderit dhe detyrimeve zbatuese që rrjedhin prej tyre, të cilat reflektohen më pas në kontratën koncesionare.

Kriteret kryesore për të fituar një kontratë koncesionare, siç është rasti i Aeroportit të Vlorës, janë aftësia teknike e financiare për të ndërtuar dhe operuar një aeroport.

Bashkimi i operatorëve në këtë rast duhet të depozitojë garanci të burimit të financimit dhe përvojë në punë të ngjashme. Këtë kriter të fundit e plotësonte kompania turke "YDA INSAAT SANAYI VE TICARET”.

Shitja e 40% të aksioneve që kjo firmë kishte në kontratën koncesionare në dhjetor të vitit 2022, është miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrja e Financave!

Në shkresë miratohet kalimi i kuotave nga turqit -te kompania “MABCO”. Pra, jo për firmën “2A Group”!

Çfarë do të thotë kjo?

Nëse ka një kontratë mes “MABCO” dhe “2A Group” që nuk është depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, do të duhej të ishte marrë më parë miratimi i këtyre dy ministrive. Nëse aksionerët e “2A Group” kanë investuar (siç pretendojnë) miliona euro, kush ia ka dhënë sigurinë se kalimi i aksioneve do të miratohej? Dhe nëse ka patur një marrëveshje të tillë asnjë nga palët nuk është pa faj. As MABCO, as YDA, as 2A Group dhe as ministritë!

Por përtej përplasjeve tregtare që mund të kenë bizneset, ajo që ne duhet të kërkojmë është përgjegjësia që institucionet publike kanë kur pranojnë përfshirjen në kontrata koncesionare të kompanive pa përvojë teknike dhe në shkelje të plotë të termave që është bërë tenderi. Atëherë përse duhet bërë një procedurë me garë dhe përse duhen vendosur kritere kualifikimi?

Ky është problemi kryesor i aferave korruptive në kontratat koncesionare: ose hyjnë kompani offshore me pronarë anonimë, ose i ndryshon pronësia pas miratimit të kontratës dhe pas firmave të reja fshihen kompani të lidhura me zyrtarë të lartë.Nëse duhet të ndalen këto afera, ky është momenti ku duhet të veprojë drejtësia, përndryshe është shumë vonë.

P.S. Sa për paratë ruse që flitet se mund të jetë financuar kompania “MABCO”, akuzat edhe mund të jenë të vërteta, por modestisht nuk besoj se këto lidhje dhe gjurmët e transaksioneve do t’i gjejë Prokuroria e Tiranës…!



Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë