POLITIKE

Ola Xama: Përse unë nuk do të votoj Lëvizjen Bashkë

n.f Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 18:47
Ola Xama: Përse unë nuk do të votoj Lëvizjen Bashkë
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama në një reagim të fundit në "Facebook" ka listuar disa arsye se përse ajo nuk do të votojë "Lëvizjen Bashkë" në zgjedhjet e 11 majit. Xama shkruan se në situatën ku ndodhet sot Shqipëria është e bindur që nuk e ndryshojnë dot as programet, as ideologjitë dhe as premtimet utopike nga kandidatët që shfaqen si magjistarët që mbajnë shkopin magjik.

Ajo thekson se Lëvizja Bashkë ka patur në thelb të denoncimeve të saj sistemin oligarkik të vendit. Sipas saj në Shqipëri nuk ka oligrakë të mirëfilltë që vendosin drejtuesit, por anasjelltas- biznemenë që ofrohen të shërbejnë sa më mirë dhe të marrin shpërblimin e të qënit të pasur duke mbajtur në emër të tyre pasuri të politikanëve. 

Xama shton se një përshtypje jo të mirë i ka lënë insistimi për denoncimin e mediave që nuk shfaqin aktivitetet e kësaj partie duke i ikur tinëzisht thelbit nëse mediat janë të kapura. Ajo shtoi se bindjen për të mos votuar Lëvizjën Bashkë i erdhi kur pa që në listën e Tiranës ishte renditur i pari Redi Muçi, djali i një prej ortakëve të oligarkëve që ata e denonconin.

Gazetarja thekson se  Fredi Muçi është ndërtues në kryeqytet dhe aksioner në disa firma të prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe betonit, por dhe një nga ortakët në kompaninë “Arameras” shpk, bashkë me kompaninë Concord Investimet të vëllezërve Dulaku. Sipas saj kjo firmë ka ndërtuar një resort në Ksamil, në zonë të mbrojtur - ndërsa toka është dhënë me qira modeste vite më parë nga qeveria shqiptare si subjekt “i simuluar”. Ajo shkruan se kompanitë Concord Investiment dhe Edil Al të ortakëve të Fredi Muçit, kanë përfituar toka me qira 1 euro, koncesione të shumta, leje ndërtimi, kontrata publike, tendera.

Reagimi i plotë:

Përse unë nuk do të votoj Lëvizjen Bashkë. Situatën ku ndodhet sot Shqipëria jam e bindur që nuk e ndryshojnë dot as programet, as ideologjitë dhe as premtimet utopike që janë bërë zakon i fushatave - ku kandidatët na shfaqen si magjistarët që mbajnë shkopin magjik, e me të mund ta kthejnë vendin në një tokë të premtuar. Sa i takon përplasjes së ideve mbi praninë e shtetit në sferën publike dhe vendosjes së kufijve mes publikes dhe privates, prapë besoj se nuk është koha dhe as vendi (Shqipëria) që meriton këto diskutime, kur sot po rrezikojmë të rrëshkasim në një sistem autokratik.

Vlerat e meritokracisë janë përmbysur, cilësia e shërbimeve publike është ulur, korrupsioni është rritur dhe është instaluar modeli ku për të larë duart ligjërisht pasuritë e vendit jepen me ligj apo vendime kolegjiale. Prandaj besoj se përpara se të flasim se çfarë modeli e shpëton vendin, duhet të kërkojmë zbatimin e standardeve të qeverisjes së mirë, funksionimit të organeve të pavaruara nga Kuvendi e deri te agjencitë e dorës së dytë e tretë dhe garantimin se ligjet zbatohen dhe shteti nuk kapet.


Një nga problemet më shqetësuese të ekonomisë shqiptare është kapja e saj nga një dorë biznesmenësh të cilët në sajë të lidhjeve dhe ndihmës nga pushteti kanë arritur të marrin toka, leje, licenca, të drejta shfrytëzimi, tendera, kontrata etj. duke u vendosur në krye të piramidës së vendit. Që në këtë moment nuk mund të flasim dot as për demokraci dhe as për parime nëse tregu nëse duhet të jetë më i lirë – apo më i kontrolluar nga shteti. Sot jemi në situuatën që shteti të bën të pasur, shteti të bën të varfër – kjo varet nga dëshira e udhëheqësit.


Lëvizja Bashkë ka patur në thelb të denoncimeve të saj sistemin oligarkik të vendit. Ndryshe nga kjo linjë e tyre, unë mendoj se në Shqipëri nuk ka oligrakë të mirëfilltë që vendosin drejtuesit, por anasjelltas- biznemenë që ofrohen të shërbejnë sa më mirë dhe të marrin shpërblimin e të qënit të pasur duke mbajtur në emër të tyre pasuri të politikanëve. Por kjo është një tjetër çështje.

Lëvizja Bashkë më ka pëlqyer për këto denoncime dhe sidomos për faktin që në fushatën e Zgjedhjeve Vendore 2023 ishte e vetmja forcë politike që denoncoi shkeljet dhe lidhjet kriminale në të gjitha kullat që po ndërtohen në kryeqytet.
Lëkundjet mbi vërtetësinë e denoncimeve së kësaj force politike më erdhën disa muaj më pas, kur shihja që për çështjet ku ndaje një mendim ndryshe – ktheheshe papritur në armik (asnjë ndryshim nga mendësia e partive tradicionale). Një tjetër përshtypje jo për mirë më ka lënë dhe insistimi për denoncimin e mediave që nuk shfaqin aktivitetet e kësaj partie duke i ikur tinëzisht thelbit nëse mediat janë të kapura nga interesat ekonomike, apo ishin të kapura vetëm ato që nuk transmetonin aktivitetet e saj; e deri te protesta ku në vend që të prevalonte ngjarja e rëndë e policit, u pa një sherr se kush ishte pronari i saj.


Bindjen se unë nuk do të votoj Lëvizjen Bashkë nuk e krijova as kur lexova programin paradoksal në disa çështje, sepse siç e thashë më lart Shqipërinë nuk e bën as niveli i taksimit as qasja në politikat sociale, por respektimi i ligjeve dhe vullneti për të qeverisur mirë duke eleminuar monopolet dhe kapjen e shtetit. Bindjen e krijova kur pashë që në listën e Tiranës ishte renditur i pari Redi Muçi, djali i një prej ortakëve të oligarkëve që Lëvizja Bashkë denoncon dhe thotë se do t’i luftojë - ndërsa në Gjirokastër është kandidate në listën e hapur motra e tij Stela Muçi.


Sondazhet sugjerojnë se mundësitë janë që Lëvizja Bashkë do të arrijë të marrë vetëm 1 kandidat në Tiranë, ndaj çdo votë e atyre që simpatizojnë këtë forcë do të shkojnë për z.Redi Muçi i cili është i renditur në listën e mbyllur. Redi Muçi është djali i Fredi Muçit, ndërtues në kryeqytet dhe aksioner në disa firma të prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe betonit, por dhe një nga ortakët në kompaninë “Arameras” shpk, bashkë me kompaninë Concord Investimet të vëllezërve Dulaku.


Kjo firmë ka ndërtuar një resort në Ksamil, në zonë të mbrojtur - ndërsa toka është dhënë me qira modeste vite më parë nga qeveria shqiptare si subjekt “i simuluar”. Kompanitë Concord Investiment dhe Edil Al të ortakëve të Fredi Muçit, kanë përfituar toka me qira 1 euro, koncesione të shumta, leje ndërtimi, kontrata publike, tendera etj. dhe janë pjesë e listës të sistemit oligarkik që kjo forcë denoncon. Ndaj unë nuk do të votoj Lëvizjen Bashkë. Nëse në krye të fushatës së saj është eleminimi i sistemit oligarkik, dhënia e vendit të vetëm që pret të marrësh në parlament një prej fëmijëve të atyre që denoncon, të rrëzon çdo parim!

ola xama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë