Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Një paketë me të paktën 2700 mesazhe të shkëmbyera mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku raportohet se ka mbërritur në Shqipëri dhe është në duart e autoriteteve. Sipas Çollakut, qeveria përdor rreth 90% të mediave për të prodhuar "kriza artificiale" me qëllim shmangien e debatit publik nga aferat e mëdha korruptive. Pjesë e kësaj strategjie është edhe shenjestrimi i figurave të opozitës që janë më aktivë në denoncime.
I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, gazetari Basir Çollaku theksoi se qeveria po përdor një arsenal të gjerë mediatik dhe politik për të prodhuar kriza artificiale me qëllim largimin e vëmendjes nga skandalet e mëdha që e rrethojnë. Çollaku deklaroi se një bisedë me rreth 2700 mesazhe mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka mbërritur tashmë në duart e autoriteteve dhe se këto komunikime, sipas tij, pritet të hapin një fazë të re hetimesh të thella që ekspozojnë “thellësinë e pusetës së korrupsionit qeveritar”.
Ai theksoi se propaganda qeveritare, e cila sipas tij kontrollon rreth 90% të mediave, ka për mision zhvendosjen e zhurmës publike drejt opozitës, në veçanti ndaj figurave që kanë intensifikuar denoncimet, si Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi. Çollaku u shpreh se skandalet që po shpërthejnë dhe ato që pritet të publikohen tregojnë se vendi ndodhet përpara një periudhe të re tronditjesh të mëdha, ndërsa SPAK, sipas tij, po hyn në një fazë më aktive edhe për shkak të presionit ndërkombëtar.
Pjesë nga deklarata:
Ka diçka që ne e vëmë re përditë. Mediat, kryesisht ato të lidhura me qeverinë që nuk janë të pakta, janë rreth 90% e tyre me porosi të qeverisë prodhojnë kriza që nuk janë reale. Duke dashur ta largojnë, le të themi, debatin dhe diskutimin publik nga skandalet e mëdha dhe përgjegjësia ndaj tyre, ata kanë një regji dhe shënjestrojnë, sigurisht, përpjekjen për ta zhvendosur zhurmën dhe debatin në opozitë. Por njëkohësisht janë të kujdesshëm që të godasin persona të cilët janë të angazhuar intensivisht në denoncimet ndaj tyre. Pra është Belindi, është Gazi, është tjetri… Pra, me Berishën e dinë se nuk shkojnë fort larg, por përpiqen tani të godasin të tjerët.
Edhe një ide që ka qenë që para zgjedhjeve, që e dëgjoja shpesh: “Ne jemi njësoj, por gjithësej si gjithë të tjerët, pse duhet të ndryshojë?” Ka këtë përpjekje, por nuk mund të jetë kurrë njësoj. Një hajdut me atë që denoncon vjedhjen është totalisht e pamundur të barazohet.
Kjo ka edhe një arsye tjetër, mendoj unë, pse kuzhina në fikje e sipër e propagandës së qeverisë e bën këtë, sepse numri i skandaleve të publikuara, bashkë me ato që janë gati për t’u publikuar dhe ne që i dimë jemi befasuar dhe habitur deri në ekstrem tregon se, po t’i japim të drejtë zotit Rama, ne “s’kemi parë gjë akoma”. Pra, nuk kemi parë ende asgjë nga thellësia e vjedhjes, plaçkitjes dhe lidhjes kriminale të Ramës dhe ushtarëve të tij.
Duke qenë se jemi në prag të shpërthimeve të tjera të pakontrolluara nëse deri më sot kemi pasur të ngjashme, ku kishte akses, ndikim, përpjekje do t’i konsultojmë, por flas për të tjera që kam dijeni unë dhe që janë vërtet shumë të rëndësishme. Dhe duke qenë se pas zgjedhjeve, pra me administratën e re, me administratën Trump, unë shoh një tjetër SPAK, një tjetër strukturë të posaçme ose një tjetër sjellje. Pra, nuk është më as dremitja, as mefshtësia, ndonëse ushqimi i ri, të themi impulsi dhe kërkesa, vjen kur debati në Kongres e Senat bëhet: “Kjo drejtësi tani, a po jep drejtësi apo jo?” Këta i kanë veshët me vete.
Rama është duke u përpjekur, me të gjithë arsenalin e tij mediatik, lobues, të parasë së pastër e të pistë e të banditëve, që të zgjasë kohën, që të mos vijë shpejt dita kur ai të thirret atje për të dëshmuar, t’i komunikohet akuza, të jetë në hetim si i pandehur, e më tej. Sepse gradualisht, me veprimet intensive të drejtësisë ndaj personave që e rrethojnë, së shpejti besoj se do të kemi një veprim ndaj Xhaçkës për çështjen e bazave detare, një kërkesë të re.
Sigurisht që po. Aty është përfshirë edhe shumë emra të tjerë; edhe presidenti ka dëshmuar, sepse ka qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë. Pra, po rrethohet kushdo që është me Ramën. Përveç kësaj, kanë edhe historinë e investimeve të “Secret Garden”, pra kudo që shkojnë, kanë hetime pasurore dhe janë të përfshirë familjarisht. Pesë dosje që Belindi ka denoncuar janë, le të themi, qeliza e denoncimeve. Çdo ministër ka nga pesë dosje familjare, personale. E ka Balluku, sepse Balluku ka edhe të motrën, ajo është avokate.
Do të vijmë te Porto Romano. Denoncimi i ri në SPAK është 400 milionë euro. Edhe aty është dedikuar që fitues të jenë vetëm grekët, por jo hollandezët, francezët dhe kompanitë e tjera që i kanë përzënë jashtë. Është rruga e Arbërit, pra mbi 1 miliard euro të tjera investime që shkojnë pikërisht te ky grup kriminal: kryeministër, zëvendëskryeministër. Kanë zero shanse për të shpëtuar.
Edhe një detaj tjetër shumë interesant, që mos ta harroj për më vonë: janë të paktën 2700 mesazhe komunikimi mes Ballukut dhe Ramës. Të paktën 2700 deri tani. 2700, sipas shërbimeve vendase apo të huaja këtë do ta sqarojmë gradualisht. Kjo paketë është në arkiv, ku po kontrollohen punët, porositë, udhëtimet.
Në Shqipëri kanë mbërritur. Janë këtu, po. Janë pak. Thashë rreth 2700; mund të jenë edhe më tepër, por 2700 po, në një komunikim të përbashkët. Llogarit vetëm një përqindje 0.5% sikur të kenë porosi. S’po themi gjysma, s’po themi 30, 40, 50. Pra, thellësia e pusetës ku këta e dinë se janë zbuluar, identifikuar dhe u ka rënë përsipër, është e madhe. Nga dëshpërimi tani shpifin deri aty sa thonë që “Belindi mund të vrasë dhe Kennedyn”. Patjetër. Do dalin ta bëjnë me naftë socialistët.
Kryeministri Edi Rama në qëndrimet e shpeshta publike për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres, Belinda Ba...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një nga pozicionet më të vështira politike, i gjendur mes një debati në Gjykatën Kushte...
Kryedemokrati Sali Berisha thotë se buxheti i miratuar është një piramidë mashtrimi që bazohet në vjedhjen e qytetarëv...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se opozita do të vijoj&eum...
Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se për 28 qendrat e emigrantëve në vend, nuk ka pasur asnjë transparencë me qytetarët shqiptar&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u ndal tek hetimet për Belinda Ballukun, që tashmë e pezulluar nga detyra tha se në...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar me vendim të GJKKO-s&e...
Kreu i opozitës tha sot se “të gjithë përpunuesit shqiptarë kanë leverdi të marrin prodhimet serbe dhe jo prodhimet e...
Gjatë vizitës së tij në Uashington, kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ka zhvilluar një...
Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetet sociale, ka shprehur shqetësimin e tij pë...