POLITIKE

Operacioni i SPAK/ Meta: Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së shtetit dhe Rilindjes në veprimtaritë kriminale

n.f Përditësimi i fundit 19 Maj 2024, 13:50
Operacioni i SPAK/ Meta: Metamorfoza është një tablo e qartë
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Meta gjatë fjalës së tij ka komentuar disa çëshjte që nga martesa brenda një gjinie e deri te operacioni i djeshëm i SPAK. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se martesa brenda një gjinie është e paligjshme dhe se bëhet nga Prindi 1 qeveria e Ramës, dhe Prindi 2 bashkia e Tiranës. 

"Kemi të bëjmë me një politikë të faktin të kryer. Që, bëhet në mënyrë të koordinuar nga Prindi 1 qeveria e Ramës, dhe Prindi 2 bashkia e Tiranës. Është një akt i paligjshëm. Dhe njëkohësisht kërkon të shndërrojë në normalitet, një devijim për ta shndërruar atë në normë, për të gjithë shoqërinë.

Dhe, padyshim është një politikë shkatërruese për familjen shqiptare. Aq, më tepër që zhvillohet në prag të diskutimit, të një ligji tepër tinzar, ndaj të cilit janë ngritur kundër, dhe të gjitha komunitet fetare. Por, dhe gjithë opinioni i shëndoshë, siç është ai i surrogacisë. Që është një krim I madh, dhe që synon shkatërrimin biologjik të vendit tonë," tha Meta.

Meta komentoi edhe shpopullimin e Shqipërisë të cilin e cilësoi si të programuar që të kthehet vendi në tokën e askujt ose të gjithkujt përveç shqiptarëvë.

"Padyshim shpopullimi I Shqipërisë ka qenë i programuar, në mënyrë që të realizohet ai projekt, që e kthen Shqipërinë në tokë të askujt, apo të gjithkujt, por jo të shqiptarëve.
Të atyre që janë shqiptarë, që ndihen shqiptarë për shkak të origjinës së tyre, dhe që duan të jenë shqiptarë edhe në ardhmen.

Dhe, ndërkohë që promovohet si normalitet largimi i të rinjve nga vendi, madje si një domosdoshmëri, që të fitojnë eksperienca të reja. Vijnë ligje të tilla, që kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë, në një fermë laboratorike, për surrogacinë, në interes të internacionales së gjithë surrogatëve të botës," shtoi Meta.

Sa i përket vizitës së sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron në Shqipëri Meta u shpreh se shumë sekretare kanë ardhur dhe kanë ikur por sipas tij problemi i krimit dhe korrupsionit vetëm është agravuar në Shqipëri sidomos në raportin midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.


"Sekretari është I mirë se ardhur. Shumë sekretarë kanë ardhur dhe kanë ikur. Problemi i krimit dhe korrupsionit vetëm është agravuar në Shqipëri për fat të keq, e sidomos në raportin midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Problem i krimit të organizuar është një problem madhor, për arsye se krim ka një mbështetje llogjistike të sigurt, që është shteti i Edi Ramës. Në Britaninë e Madhe, por dhe kudo tjetër në Europë, po kështu dhe në Amerikën Latine. Besoj ju e dini, në 11 vite Edi Rama, asnjëherë nuk ka raportuar siç e kërkon ligji në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me rezultatet e qeverisë, në luftën kundër drogës, sipas detyrimeve ligjore që kjo qeveri ka," përfundoi ai.


Sa i përket operacionit të ditës së djeshme të SPAK, Meta u shpreh se Metamorfoza, është e gjitha një tablo e qartë e përfshirjes së të gjithë shtetit dhe gjithë Rilindjes, në veprimtari kriminale.

"Absolutisht të gjitha faktet që janë bërë publike sot, janë ditur edhe përpara një viti, janë ditur dhe përpara 9 muajsh. Është një operacion më shumë I karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, dihet që pothuajse zero. Është gjithçka që kryehet nën diktatin e Edi Ramës. Sepse, duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, por kjo gjë nuk ndodhi.

Duhet të ishte vepruar përpara zgjedhjeve të 14 Majit, sepse ‘Metamorfoza’ aty ka qenë prej kohësh. Por duhej që ato grupe, të përdoreshin dhe njëherë nga Edi Rama, për të grabitur bashkinë e Shkodrës, dhe shumë bashki të tjera në Shqipëri. E më pas, për të prodhuar statistika nga halli, dhe nga sikleti, sepse t ato dosje dihet, që janë vendosur në dizpozicion nga partnerët europian" tha Meta.

meta spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë