Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta dhe presion politik, duke e cilësuar këtë si strategjinë e vetme përballë qeverisë.
Bozdo theksoi se opozita nuk mund të tërhiqet nga aksioni i saj. “Nuk mund të heqim dorë nga protestat. Strategjia jonë është këmbëngulja. Regjime të tilla nuk bien me një të rënë të sëpatës,” u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk ka ende sinjale zyrtare për një qeveri teknike, por opozita do të jetë e gatshme nëse kjo do të ndodhë.
“Nuk kemi sinjale zyrtare për qeverinë teknike, por kur të vijnë do jemi atje. Opozita ka detyrë të qëndrojë përballë këtij regjimi,” deklaroi Bozdo.
Duke komentuar zhvillimet e fundit, ai përmendi edhe sekuestrimet e pasurive, duke ngritur pikëpyetje mbi deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama mbi ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
“40 milionë euro pasuri u sekuestruan dje, mes tyre një person që Edi Rama tha se jetonte në shtëpi me qira. Po ashtu mbi 1 milion euro verëra të Ergys Agasit,” tha ai.
Bozdo theksoi se opozita ka detyrë të jetë aktive në çdo hapësirë politike dhe publike.
“Opozita ka detyrë të bëjë opozitë në çdo hapësirë dhe çdo dritare që ka, kudo që ka një mundësi në këtë situatë që ka krijuar Edi Rama me shoqërinë shqiptare, jemi të destinuar të jemi atje,” u shpreh ai.
Ai pranoi gjithashtu se opozita duhet të reflektojë për rolin e saj, duke theksuar se nuk do të ishte efektive nëse do të hiqte dorë nga reagimi.
“Nuk mendoj se e kemi bërë punën mirë si opozitë nëse heqim dorë nga këto gjëra. Ne do japim shansin të heqin dorë nga frika,” tha deputeti.
Po ashtu, Bozdo ngriti shqetësimin për presion ndaj zërave kritikë ndaj qeverisë, duke përmendur rastin e ish-ministres Elisa Spiropali.
“Kur i ndodh ish-ministres së jashtme se bëri dy statuse, i çuan aradhën me inspektime. E dini mirë çfarë ndodh me mediat. Kjo është shkalla që përjeton shoqëria sot. Opozita nuk mund të heshtë,” përfundoi ai.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës, duke e k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence në procesin e integrimit europian të Shqi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuza të forta ndaj figurave të lidhura me qeverinë, duke përmendur kët&e...
Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula u shpreh se, gjendja e arsimit parauniversit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku kanë takuar Kryetar i Komisionit për Çeshtjet Europiane n...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në për një vizitë zyrtare në Athinë, ku ka takuar homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis, ndërs...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi solli në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama kur u shpreh se ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirl...
Ish-ministri socialist Arben Malaj teksa ka deklaruar se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë është ndalur, ka theksuar se kjo...
Ish-deputeti socialist Arben Malaj ka njoftuar se do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme vendore për kryetar bashkie në V...
Nga landfilli i Bushatit, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka ngritur akuza për situa...