POLITIKE

“Pa flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro gjobë”, mori titullin "Qytetar Nderi i Tiranës", Ali Ahmeti: Donim bashkimin e tokave shqiptare, rrethanat ndryshuan

M.B. Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 13:44
“Pa flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro
Ali Ahmeti

TIRANA- Kreu i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti mbajti fjalën e tij në ceremoninë e dhënies së titullit "Qytetar Nderi i Tiranës" në bashkinë e kryeqytetit. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti shprehur mirënjohje, ndërsa ktheu sytë pas nga historia. Ai tha se Tirana ka qenë e varfër, por i ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj.

Teksa u dal te të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se statuja e Skënderbeut ndodhet në Shkup tashmë njësoj si në Tiranë apo duke dhënë shembullin se nëse nuk e mban flamurin kombëtar në zyrë, mund të dënohet me 5 mijë euro gjobë. 

Pjesë nga fjala e Ali Ahmetit:

Të dashur vëllezër e motra, i dashur kryeministër, i dashur president Moisoiu, president Topi, i dashur Balla, i dashur Namik, i dashur ministër i Jashtëm, e dashur Arta Dade, profesorë e diplomatë, i dashur zoti Majko, ambasador në Maqedoni, unë kam miq këtu, shumë, Iliri, Shkëlqimi, Ismeti, i dashur Sokol Peza, i dashur Shaban, profesor, i dashur Erion, do të doja t’ju falënderoj nga zemra. Kjo është Tirana dhe e Adem Jashari, Tirana e Zaim Pajazitit e Xhevë Krasniqit

Tirana ka qenë e varfër, por në na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj. Me qindra janë dëshmorë që nëna këtu në prehrin e vetë i ka mbajtur. Do të doja t’ju falënderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha; ‘Mos e falënderoni njëri-tjetrin nëse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë të thuhet kur punët bëhen’. Vërtet Shqipëria ka ndarë bukë e kripë me zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, janë shqiptarët në Maqedoni shtet formues. E kam thënë botërisht se kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare dhe nuk kam asnjë reverëve, se ka dhe asisoj që thotë e kemi nisur për demokraci.

E kemi nisur veprimtarinë për bashkimin e tokave shqiptare, rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuan në çlirim e Kosovës, por pa garanca që nuk do të ketë kryengritje në Maqedoni, sepse Shqiptarët që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgjet e Idrizovës dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme, por edhe e përpunueshme shumë më herët sepse shqiptarët në Maqedoni ishin të diskriminuar.

I dashur Edi, sot edhe ju Skënderbeun e Tiranës po dhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Dhe ju me krenari është flamuri kombëtar, por edhe unë dënohem nëse nuk e kam flamurin kombëtar në kancelari, në zyrë, në komunë, 5 mijë euro është gjoba.

Tre universitete, i dashur Edi, ia kemi marrë Mlladiqit, në Shkup i Nënë Terezës, në Tetovë dhe Kumanove. Kemi dhe shumë punë për të bërë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na ka dhënë shteti shqiptar. Unë e njoh Tiranën e 1991, por jo të 2024. Është komplet tjetër dhe kjo nuk më gëzon vetëm mua, por çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Doja t’ju falënderoj për këtë nder, do përpiqem të jem qytetar i disiplinuar. Çdo aktivitet që ju keni, unë do të jem pjesëmarrës sepse tani është dhe qyteti im.

ali ahmeti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë