POLITIKE

"Paqartësi mbi institucionet dhe ligjet që do t'i nënshtrohen reformës", BIRN: Kuvendi miraton me votat e PS rezolutën anti-korrupsion

r.ll Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 19:15
"Paqartësi mbi institucionet dhe ligjet që do t'i
seanca plenare

TIRANË- Rezoluta u miratua me 76 vota pro dhe 2 kundër të deputetëve të opozitës Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Grupimi më i madh i opozitës, i njohur si “Rithemelimi” nuk mori pjesë në votim me argumentin se nuk mund të ndërmerrte nisma anti-korrupsion me një qeveri të korruptuar, por e la të paqartë pjesëmarrjen në komisionin që do të ngrihet në bazë të rezolutës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi njoftoi që në nisje të seancës vendimin për të abstenuar duke mos marrë pjesë në votim.

“Ne çmojmë si të panevojshme miratimin e një Rezolute për t'i caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai duke argumentuar se opozita kishte treguar gjithmonë vullnetin për të luftuar korrupsionin, ndërsa qeveria bënte propagandë me këtë gjë.

“Ne i qëndrojmë fort vullnetit për ta konsideruar domosdoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet”, tha ai, duke shtuar se “për këtë kemi qenë gjithmonë të gatshëm të luajmë rolin tonë, e kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë me shumë përkushtim…”

I pyetur nga BIRN nëse do të bëhen pjesë e komisionit të posaçëm që do të ngrihet, Bardhi nuk u përgjigj. Edhe kryetar i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, që kontrollon një grup më të vogël deputetësh në Kuvend, tha se nuk do ta votonte këtë rezolutë duke e cilësuar nismën si “akt elektoral” dhe “komplot të pisët kundër SPAK”.

Ai tha se “do të denoncojë me forcë çdo përpjekje kundër drejtësisë e në veçanti kundër SPAK-ut që për momentin është institucioni kryesor për të mos thënë i vetëm që po arrin të godasë korrupsionin e lartë qeveritar”.

Deputetët Shehaj dhe Sula që votuan kundër aluduan se kjo rezolutë tentonte të kapte drejtësinë në një moment kur drejtësia po jepte rezultatet e para të luftës anti-korrupsion me hetime ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë.

“Kjo është një përgatitje e terrenit për të goditur drejtësinë”- tha Shehaj duke u kërkuar deputetëve që të votonin kundër.

Ndërsa Sula hodhi dyshime mbi mënyrën se si do të funksiononte komisioni i posaçëm dhe për qëllimet që kishte mazhoranca për ngritjen e tij.

“Ne nuk jemi republikë parlamentare, jemi republikë kryeministrore dhe kjo bëhet me urdhër të kryeministrit”, tha ai duke i cilësuar “demagogji” argumentet e socialistëve.

E titulluar rezoluta: “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ajo u mbrojt nga socialistët si një instrument për të përfshirë parlamentin në reformat që duhet të ndërmerren për procesin e integrimit evropian.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi luftën anti-korrupsion si lajtmotiv të qeverisjes së tij dhe i cilësoi fantazi akuzat se po tenton të vërë në kontroll SPAK-un.

“SPAK-u është ilaçi i hidhur, që o e pi, o vdes dhe që kush e pi një herë po, e një herë jo, siç bëni ju të tjerët, jo nuk ka shans të vetëpastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara, por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek ‘rrugica e shpresës'”- u tha ai deputetëve të opozitës, duke aluduar për liderin e “Rithemelimit”, ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili gjendet në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion. Sipas Ramës, ajo që po ndodh me reformën në drejtësi ka ndryshuar rrotën e historisë që nga 1912 dhe për këtë është merita e mazhorancës socialiste.

Sipas tekstit të rezolutës, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, megjithatë krijohet paqartësi mbi institucionet dhe ligjet që do t'i nënshtrohen reformës. Nisma e PS-së vjen në një kohë kur raportet e organizmave ndërkombëtare referojnë të dhëna se ka një rritje të perceptimit të korrupsionit dhe një rënie të vazhdueshme të efikasitetit të mekanizmave kundër korrupsionit në sektorin publik./Reporter.al

seance plenare 27 maj 2024 rezoluta antikorrupsion e ps

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë