POLITIKE

Paralajmëron Berisha: Ne kemi vetëm një rrugë dhe ajo është rruga e protestave!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 December 2025, 14:51

Paralajmëron Berisha: Ne kemi vetëm një rrugë dhe ajo

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë se opozita ka vetëm një rrugë veprimi, atë të protestave, duke përjashtuar çdo alternativë tjetër.

Ai sulmoi ashpër drejtësinë e re, duke thënë se shpresa për luftën kundër korrupsionit është shuar, pasi një ministre në detyrë është akuzuar për korrupsion. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë për të siguruar zgjedhjen e kreut të SPAK, me qëllim mbylljen e dosjeve që e implikojnë.

Sipas tij, Altin Dumani ka mbyllur disa dosje të rëndësishme që lidhen me Edi Ramën, përfshirë çështje që kanë të bëjnë me djegësin e Tiranës, portin e Durrësit dhe persona të afërt me kryeministrin.

Berisha e cilësoi situatën si një realitet të zymtë, ku vjedhja ndaj shqiptarëve, sipas tij, është kthyer në “licencë” dhe pa asnjë frena. Ai bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se protesta është e vetmja rrugë dhe se Partia Demokratike do të jetë në krye të saj pavarësisht numrit të pjesëmarrësve.

Deklarata:

Kështu që shpresa se do luftohet korrupsioni nga drejtësia e re, kjo është e para ministre në detyrë që akuzohet për korrupsion.

Dhe urdhëroni se çfarë bëri para shqiptarëve, ky është një poshtërim për çdo shqiptar.

Ky u thotë shqiptarëve se unë vjedh, ministrat e mi vjedhin, por ata nuk mund të gjykohen.

Për shkak të tij, dy ditë më parë, u zhvillua ofensiva diplomatike më e madhe që kam parë ndonjëherë për të siguruar zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë Speciale, çka të bën me të drejtë të mendosh se Edi Rama duket se kishte bërë gjithçka të zgjidhte njeriun që ai ka bërë marrëveshje për mbylljen e dosjes së tij.

Sepse e vërteta është se Dumani mbylli disa dosje të Edi Ramës, kjo është e pamohueshme.

Dumani mbylli dosjen e Edi Ramës, duke akuzuar Arben Ahmetajn për djegësin e Tiranës, të cilin ai e kishte kundërshtuar 4 herë, megjithëse e kishte firmosur Edi Rama.

Dumani mbylli dosjen Alabar, dhe shqiptarët do e marrin vesh mirë se çfarë krimi në përmasa gjigante po kryhet me portin e Durrësit, çfarë goditje të rëndë po i jepet çdo shqiptari me portin e Durrësit, për aq sa ka peshë transporti i mallrave në çmimin e tyre.

Pa llogaritur vjedhjet e tmerrshme që po bëhen.

Dumani mbylli dosjen e Olsi Ramës, e nxori tjetër.

Pra, Edi Rama duket se duhet me çdo kusht të kishte atë me të cilin ishte marrë vesh.

Por u garantoj se nuk ka asnjë vështirësi të realizojë skenarin që realizoi me të parin.

Pra, përpjekja ndërkombëtare ishte shumë e drejtë, që qeveria të mos kapë kryetarin e Prokurorisë Speciale.

Por problemi nuk është aty, problemi është se pse Edi Rama do ta kapë me çdo kusht atë.

Ne jemi para një realiteti shumë të zymtë.

Një realitet në të cilin vjedhja e shqiptarëve nuk ka më frena. Është licencë.

Se kjo që bëri me pezullimin e pezullimit, gjykata mori përsipër Apelin dhe Gjykatën e Lartë dhe të pezullojë masën e sigurisë.

Imagjinoni ju tani se çfarë i mbetet themelit.

Nuk ka akt më të rëndë ndaj taksapaguesve shqiptarë se sa ky.

Nuk ka veprim më dëshpërues se ky.

Nuk ka veprim më poshtërues se ky nga Edi Rama.

Ndaj dhe kemi vetëm një rrugë, dhe kjo është rruga e protestave.

Kjo është rruga e protestës, rruga e protestës.

Duhet të flasin qytetarët me protestën e tyre.

Sa janë ata që duan ët flasin me protestën e tyre?

Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish.

Duhet t’i shohim gjërat siç është.

Ne nuk bëhemi kurrë zjarrfikës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?