BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANË- Aktivistja Gresa Hasa ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" në lidhje me incidentin e regjistruar ditën e sotme mes përfaqësuesve të "Lëvizjes Bashkë" dhe "Shqipëria Bëhet" në protestën e organizuar para ministrisë së Brendshme. Hasa në reagimin e saj shkuan se kryeministri nuk ka pse të shqetësohet, për aq kohë sa partitë e reja opozitare në Shqipëri janë më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës.
Ajo shton se protestën e sotme e quan një dështim dhe se përfaqësuesit e partive në vend që t’i bashkonin qytetarët rreth kauzës për të cilën ishin mbledhur, zgjodhën t’i hakërreheshin njëri-tjetrit. Sipas saj është e pavend dhe e pajustifikueshme tendenca për të monopolizuar kauzat shoqërore çka ndër të tjera ka provuar dështimin e vazhdueshëm të mobilizimeve, që përndryshe mund të kishin qenë masive.
Aktivistja shton se është jo më pak shqetësuese dhe zhgënjyese sesi një parti si Lëvizja Bashkë, e cila deri dje ka mbajtur qëndrim kritik ndaj institucionit të policisë së shtetit, sot thërret policinë e shtetit që t’i vijë në ndihmë për të disiplinuar përfaqësuesit e partive rivale.
Postimi i plotë i Gresa Hasës:
Edi Rama s’ka pse shqetësohet, për aq kohë sa partitë e reja opozitare në Shqipëri janë më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Edi Ramës. Më vjen keq të konstatoj dështimin e protestës sot, ku përfaqësuesit e Lëvizjes Bashkë dhe Shqipëria Bëhet, në vend që t’i bashkonin qytetarët rreth kauzës për të cilën ishin mbledhur, zgjodhën t’i hakërreheshin njëri-tjetrit. Është e pavend dhe e pajustifikueshme tendenca për të monopolizuar kauzat shoqërore çka ndër të tjera ka provuar dështimin e vazhdueshëm të mobilizimeve, që përndryshe mund të kishin qenë masive.
Është jo më pak shqetësuese dhe zhgënjyese sesi një parti si Lëvizja Bashkë, e cila deri dje ka mbajtur qëndrim kritik ndaj institucionit të policisë së shtetit, sot, thërret policinë e shtetit që t’i vijë në ndihmë për të disiplinuar përfaqësuesit e partive rivale dhe aktivistët, që nuk janë pjesë e grupimit të vet politik, vetëm e vetëm pse këta të fundit kërkojnë fjalën për t’u shprehur.
Kjo sjellje jo vetëm që s’përbën risi por zbeh ato pak shpresa që ekzistojnë mes votuesve për alternativa të reja dhe ndryshe nga klasa e vjetër politike. Jo vetëm kaq, por hasmëritë individuale mes eksponentëve të njërës apo tjetrës palë, nuk ua ka për borxh asnjë qytetar, veçanërisht, ata që sot kishin dalë të protestonin për sigurinë e jetës dhe jo të bëheshin dëshmitarë të një spektakli të radhës egosh të sëmura dhe mungese të thellë maturie politike.
ilir meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon qëndrimin në burgun "313" në kryeqytet, pasi GJKKO...
adriatik lapaj TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pas incidentit të regjistruar me drejtuesit e Lëvizjes B...
arlind qori TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas incidentit të shënuar me kreun e Shqipëria Bëhet...
endrit shabani TIRANË- Kryetari i partisë "Nisma Thurje", Endrit Shabani ka reaguar pas përplasjes në protestën para Ministris&eu...
Peleshi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij n&eum...
protesta TIRANË- Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak dit&e...
Dogjani TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha për ngjarjet krimin...
Kuvend TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca...
Kuvend TIRANË- Pak minuta më parë ka nisur seanca plenare në Kuvend ku ka nisur sesioni i ri parlamentar. Opozita priti me i...
Marco Alberti TIRANË- Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Alberti pason diplomatin Fabrizio...