POLITIKE

"Pashaporta europiane me kushte afrikane"/ Zhupa nga Saranda: Koha për rotacion politik! Më 11 Maj shqiptarët të votojnë ndryshimin e vendit!

b.z Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 19:09
"Pashaporta europiane me kushte afrikane"/ Zhupa nga Saranda: Koha
Ina Zhupa

SARANDAË - Drejtuesja Politike e rrethit Sarandë Ina Zhupa, ishte këtë të shtunë në Sarandë, ku hapi fushatën dhe prezantoi kandidatët e PD-ASHM për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së saj për të pranishmit, Zhupa u shpreh se sot Shqipërisë i duhet programi që ka paraqitur Partia Demokratike. Ajo thotë se PS e ka nënvlerësuar rrethin e PD duke mos vënë asnjë përfaqësues të 4 bashkive në listën e mbyllur. 

Referuar deklaratave të ramës për pasaportën europiane, Zhupa thotë se parashorta europiane arrihet vetëm kur arrihen standartet europiane. Deputetja thotë se nuk mund të premtohet pashaporta europiane ndërkohë që kushtet në shëndetësi janë si në Afrikë.

Duke i cilësuar premtimet e kreut të qeverisë si mashtrime, Zhupa thotë se 11 Maji është koha e rotacionit politik. Zhupa ka treguar edhe çfarë parashikon plani qeverisës i PD-së, ndërsa thotë se nëse kjo forcë politike vjen në pushtet buxheti për shëndetësinë do dyfishohet.

Zhupa thotë se Partia Demokratike do të vendosë taksë të sheshtë 10% mbi kapitalin dhe zero taksa mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Ajo shton se do të ulet nga 15% në 2% taksa e shitjes së pronës, ndërsa shton se më 11 Maj shqiptarët duhet të votojnë për të parë në vazhdim ndërtimin e një Shqipërie Madhështore!

Pjesë nga fjala e Zhupës:

Jam e nderuar që përfaqëson 4 bashki plot vlera, si Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli, duke më besuar demokratët me votë dhe duke marr mbështetjen e kryetarit të PDSh Prof. Dr. Sali Berisha. Une po rinovoj kontraten me ju me besimin e plote qe kesaj rradhe do ju perfaqesoj si deputete e mazhorances dhe do bejme shume per rrethin tonë. Nuk dua te kem vetem fjalen në mbrojtje të interesave tuaja, por ka ardhur koha te veprojmë dhe te bëjmë realitet programin tonë.

Partia Socialiste e ka nënvlerësuar rrethin tonë, duke mos vënë asnjë përfaqësues të 4 bashkive tona në listën e mbyllur si një shenjë respekti ndaj këtyre qytetarëve që ju kanë dhënë mandate lokale dhe qendrore.

Është skandaloze që ne 2025 te premtosh ujë 24 orë, në atë vend që cilesohet si “Maldivet e Europës” dhe njëkohësisht të premtosh pashaportë europiane.

Parashorta europiane arrihet vetëm kur arrihen standartet europiane. Nuk mund të kesh shëndetësi me standarte afrikane dhe te premtosh pashaporte europiane. Nuk mund jesh i rankuar i fundit në testin pisa për cilësinë e arsimit dhe të premtosn pashaporte europiane.
Nuk mund të kesh qytete pa ujë, pa drita, pa rrugë, pa menaxhim mbetjesh dhe të premtosh pashaportë europiane.

Gënjeshtra bajate te ricikluara 12 vite, ndërkohë qe shqiptaret kane tmerr tashme nga fjala “pashaporte” se i kujton vetem ikjen e familjareve, ikjen e miqve, shpopullimin e vendit.

Si kundërpërgjigje nuk do mar dot votën e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Vota e diasporës do jete vota e rotacionit politik. Vetëm për qarkun tone janë rregjistuar mbi 19 mije emigrantë ku do prodhojnë të paktën një mandat me shumë për koalicionin PD-ASHM. Bashkë me votat brenda vendit, ne shkojme me bindjen e plote se keto zgjedhje Vlora del minimumi barazim, 6 me 6, falë votës tuaj dhe votës së diasporës shqiptare.

Sepse të gjithë janë te vetëdijshëm që Shqipërisë i duhet programi që ka paraqitur Partia Demokratike.

Partia Demokratike ka planin për turizmin ku përfitojnë qytetarët, ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe të mesme, ku plazhet janë për të gjithë, dhe jo turizmi i vilave të oligarkëve.

Partia Demokratike ndalon vjedhjet strategjike të pronave të banorëve në emër të klientëve të pushtetit, që kanë privatizuar çdo cep të vijës bregdetare.

Partia Demokratike vendos takse të sheshtë 10% mbi kapitalin.

Zero taksa mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Ne ulim nga 15% në 2% të taksës së shitjes së pronës.

Ne heqim “Taksen Rama” mbi karburantet. Çdo litër karburant do të kushtojë të paktën 24 lek më lirë.

Shqiptarët, të cilëve iu premtua shëndetësi falas, paguajnë sot për kujdesin e tyre shëndetësor, 5 herë më shumë se gjermanët, 3 herë më shumë se italianët. Paguajnë nga xhepi i tyre 60 përqind të shpenzimeve që nevojiten për sistemin shëndetësor.

Buxheti për shëndetësinë do dyfishohen.
Do ndërpriten menjëherë dhe do vendosen para ligjit të gjithë aktorët e krimit të koncesioneve në sistemin e shëndetësisë që i kushtojnë buxhetit 300 milionë euro.

Unë kam bërë betejë për identitetin dhe trashëgiminë kulturore dhe garantoj këtu para jush që ne ndalojmë koncesionet në trashëgimi, ne anullojmë koncesionin e Butrintit dhe e kthejmë kulturën në motorr për turizmin.

Të gjitha këto jane plotesisht te realizueshme nëse përdor paratë publike për ti shndërruar në të mira publike dhe jo për të pasuruar veten dhe klientet. Ne kemi garancine se kryeministri i ardhshëm Sali Berisha, ka pikë të fortë mbajtja e fjales. Sali Berisha ka treguar qe te pamunduren e ben te mundur, qe mban fjalen e dhene, qe punon per shqiptarët dhe arritjet me te medha për vendin kane qene me te kryeminister.

Ndaj të votojmë si njësha, të votojmë Nr 1!
Të nisim rrugëtimin e fitores, duke marr përsipër me përgjegjësi ndërtimin e një Shqipërisë Madhështore!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë