POLITIKE

PD: Banka Shqiptare e Zhvillimit në qendër të projektit ‘Made in Albania’, varianti i propozuar nga Rama, kopje e keqe e propozimit tonë

n.f Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 12:38

PD: Banka Shqiptare e Zhvillimit në qendër të projektit

TIRANË-Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja në je deklaratë për mediat është shprehur se krijimi i një Banke Shqiptare të Zhvillimit është një angazhim i fortë programit qeverisës të Partisë Demokratike dhe në shërbim të promovimit të produkteve ‘Made in Albania’. Kraja shtoi se një angazhim i tillë është deklaruar për herë të parë në vitin 2012, dhe që u përfshi sërish në programin e PD-së në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama duke e tjetërsuar tërësisht nëpërmjet një procedure legjislative të përshpejtuar ka paraqitur në parlamentin shqiptar kopjen më të keqe të mundshme të këtij projekti. Si[as tij varianti i Ramës për Bankën Shqiptare të Zhvillimit has në kundërshtimin e ekspertëve të Bankës Botërore dhe të Komisionit Europian në Shqipëri. Ai shtoi se edhe vetë qeveria është e ndërgjegjshme që ky projekt mbart rreziqe të larta për kursimet e shtetasve shqiptarë, ndaj propozon që Shteti, pra taksa-paguesit, do të duhet të garantojnë 100% të depozitave në rast të shfaqjes së problemeve të portofolit të financimit. 

Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja:

Krijimi i një Banke Shqiptare të Zhvillimit është një angazhim i fortë programit qeverisës të Partisë Demokratike, në shërbim të promovimit të produkteve ‘Made in Albania’. Një angazhim i cili është deklaruar për herë të parë në vitin 2012, dhe që u përfshi sërish në programin e PD-së në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Por duke e tjetërsuar tërësisht nëpërmjet një procedure legjislative të përshpejtuar, Edi Rama i paraqet parlamentit shqiptar kopjen më të keqe të mundshme të këtij projekti.

Varianti i Edi Ramës për Bankën Shqiptare të Zhvillimit has në kundërshtimin e ekspertëve të Bankës Botërore dhe të Komisionit Europian në Shqipëri. Por jo vetëm, edhe institucionet bankare dhe ato financiare janë shprehur gjithashtu kundra në bllok. Qeveria shqiptare, në një proces jo-transparent dhe jo-konsultativ, propozon krijimin e një Banke shtetërore e cila parashikon të mbledhë depozitat e qytetarëve shqiptarë, tërësisht jashtë kuadrit mbikëqyrës të Bankës qendrore të Republikës së Shqipërisë.

Kjo do të thotë që paratë e shqiptarëve, do të investohen në kredi e financime nga nëpunësit e kësaj Banke shtetërore, jashtë rregullave strikte të mbikëqyrjes që u aplikohen bankave private në vend. Më tej, projekt-ligji parashikon që kjo mbledhje e kursimeve të parave të qytetarëve shqiptarë, do të bëhet nëpërmjet rrjetit të zyrave të Postës Shqiptare. Një institucion me një drejtim thellësisht politik, për të mos thënë militantesk, Posta Shqiptare nuk ka as kompetencat, teknologjitë, proceset e nevojshme për të mbledhur depozitat e shqiptarëve. Theksojmë se Posta Shqiptare nuk është e licencuar të ushtrojë një aktivitet financiar nga Banka Qendrore e Shqipërisë.

Edhe vetë qeveria është e ndërgjegjshme që ky projekt mbart rreziqe të larta për kursimet e shtetasve shqiptarë, ndaj propozon që Shteti, pra taksa-paguesit, do të duhet të garantojnë 100% të depozitave në rast të shfaqjes së problemeve të portofolit të financimit. Një zgjidhje e cila bie ndesh me ligjin shqiptar të sigurimit të depozitave i cili parashikon një tavan prej 2.5 milion lekësh.

Në përmbyllje, projekt-ligji në formën aktuale, jo vetëm parashtron një konkurrencë të padrejtë ndaj bankave private, jashtë çdo mbikëqyrjeje profesionale nga Banka qendrore, por qartazi hedh hije dyshimi se mund të jemi përballë një projekti piramidal ku me paratë e shqiptarëve, financohen nisma private okulte e kriminale, si ato që janë hasur nën petkun e statusit të investitorit strategjik.

Shembulli skandaloz e korruptiv sesi fondet e AZHBR-së vidheshin nga familjarët e pushtetarëve socialistë në vend që të mbështesnin fermerin shqiptare, dëshmon qartazi se Banka Zhvillimore e Ramës është institucioni më i ri për të garantuar mega-vjedhjen e radhës.

Partia Demokratike angazhohet të mbështesë prodhimet Made in Albania dhe çdo sipërmarrje eksportuese nëpërmjet skemave transparente, me impakt real dhe në bashkëpunim me sektorin financiar në vend. Kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar një Shqipëri realisht madhështore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë