POLITIKE

PD denoncon në KQZ kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai: Ka kryer fushatë që nga janari! Po shkel ligjin duke përdorur postin publik

n.f Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 18:11

PD denoncon në KQZ kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai: Ka kryer

TIRANË- PD ka dërguar ankim në KQZ  kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai. PD në ankesën e depozituar e akuzon Isain për përdorim të funksionit publik në funksion të fushatës së Partisë Socialiste. Në ankesë, PD thekson se Erion Isai ka shkelur ligjin duke përfshirë pushtetin vendor në fushatë politike dhe duke promovuar kandidatët e PS-së për zgjedhjet parlamentare.

Sipas PD-së, Isai ka zhvilluar takime me emigrantë shqiptarë në Greqi në Athinë, Volos, Agia, Larisa), në Londër dhe në qytete të tjera, duke përdorur slogane dhe simbole të Partisë Socialiste në postimet e tij në rrjete sociale. Në këto postime ai shfaqet duke promovuar hapur PS-në dhe duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë këtë parti në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas PD-së, kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal dhe paraqet një precedent të rrezikshëm të pandëshkueshmërisë. PD kërkon nga KQZ marrjen e masave për ndalimin e veprimtarive të tilla dhe ndëshkimin e zyrtarëve që përdorin postin publik për qëllime elektorale. Më tej PD shton se sjellja e përsëritur e Erion Isait është kthyer në një fenomen, në një precedent të rrezikshëm të shkeljes së ligjit dhe pandëshkueshmërisë së tij nga institucionet përkatëse.

Ata denoncojnë përfshirjen e pushtetit vendor në veprimtari politike dhe në mbështetje të një partie të caktuar, e cila është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe mbi të gjitha me Kodin Penal.

Pjesë nga ankimi i PD në KQZ:

Partia Demokratike – Koalicioni PD-ASHM ka marrë dijeni se subjekti i këtij denoncimi ka realizuar takime në Athinë, Volos, Agia dhe Larisa, Greqi me shqiptarët që jetojnë atje. Subjekti ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook foto nga takimet me zgjedhësit, në të cilat vibet re se, me krenari, pa asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale për funksionin që kryen në pushtetin vendor, me të njëjtën arrogancë dhe krenari siç është shprehur dhe në seancën publike të zhvilluar para jush Z.Komisioner. ka treguar me krenari mbështetjen në këtë fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

Konkretisht, në datën 15 Shkurt 2025, subjekti ka qenë në Volos, Greqi, në takim me një familje shqiptare në shtëpinë e tyre, dhe në këtë postim ai ka përdorur hashtag #Partia Socialiste. Duke parë me anë të veprimeve të tij mbështetjen e madhe për Partinë Socialiste në këto zgjedhje, ne kemi bindjen përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Erion Isai ka përdorur pushtetin e tij si kryetar bashkie për të ndikuar në bindjen politike të kësaj familjeje. Si mund të shpjegohet ndryshe ky takim në shtëpinë e zgjedhësve dhe përdorimi i këtyre simboleve, hashtageve?

Sjellim në vëmendjen tuaj faktin se ju 2. Komisioner simbole të tilla si #vetemperpara ose #shqiperia2030 i këni cilësuar jo partiake, jo për qëllime politike dhe elektorale por si simbole të zakonshme që nuk kanë lidhje me politikën dhe që nuk lidhen me asnjë forcë politike.

Në këtë kuadër, po në këtë rast si do të interpretohen nga ju Z.Komisioner këto simbole dhe hashtag? A do t’i konsideroni se janë me natyrë dhe përmbajtje politike? A do t’i konsideroni këto simbole se subjekti në fjalë i ka përdorur me qëllimin e qartë për të treguar mbështetjen për Partinë Socialiste?

Si mund të kundërshtohet dyshimi jonë se ky takim në shtëpinë e zgjedhësve dhe me këto mbishkrime nuk është politik dhe nuk lidhet me zgjedhjet e 11 Majit? Mbi ç’bazë ligjore dhe argumentash mund të justifikohet këtë herë ky takim? Duket qartë se ky takim ka patur në fokus thirrjen dhe bindjen e zgjedhësve shqiptarë jashtë Shqipërisë për të votuar Partinë Socialiste. Këtë detyrë e ka ushtruar me së miri Erion Isai, i cili ka shërbyer si “kryetar bashkie ushtar” për Partinë Socialiste dhe ka kryer fushatë politike që nga muaji Janar 2025 dhe vazhdon ende.

Në datën 24 Shkurt 2025, Erion Isai ka zhvilluar një takim në Athinë, me shqiptarët që jetojnë atje. Mbishkrimi i tij në foto është “voto nga shtepia…”. Nuk mund të pretendojmë se ky shkrim nuk ka përmbajtje politike dhe që nuk lidhet me zgjedhjet e datës 11 Maj. Edhe këtë herë, roli i Erion Isait ka qenë ndikimi te zgjedhësit për të votuar Partinë Socialiste..

Në datën 1 Mars ka postuar foto me shkrimin “Nje kafe me disa familje nga Kolonja qe jetojne dhe punojne ne Londer. Ditet e fundit te regjistrimeve vijojme te shtojme patriotet tane ne shkundjen e mandatit te 4-1 ge po vjen”. Ju lutem, të na shpjegohet dhe ne çfarë kuptimi ka kjo fjali, nëse nuk ka lidhje me zgjedhjet e 11 Majit dhe me mbështetjen e Partisë Socialiste. Çfarë kuptimi ka sipas jush shprehja “vijojme te shtojme patriotet tane”? A nuk nënkupton dhe për ju, atë që nënkupton dhe për ne, që është ndikimi në bindjen politike dhe regjistrimi në PER i zgjedhësve? Si po i shton Erion Isai patriotët? Po shprehja “ne shkundjen e mandatit te 4-f” çfarë kuptimi ka për ju? A ka kjo shprehje. edhe për ju kuptimin që ka për ne, që është shkundja/fitimi i mandatit të 4-rt të Partisë Socialiste? Në dijeninë tone, jemi në prag zgjedhjesh për Kuvend dhe mandati i katërt referohet si mbështetje për Partinë Socialiste.

Një postim tjetër i Kryetarit të Bashkisë Kolonjë, i cili prej muajsh ka harruar detyrën e cila i është besuar dhe për të cilën paguhet, është një takim në Mollas, me strukturat e PS. Fotoja shoqërohet me shkrimin “Mollas/ me strukturat e PS per te nisur vrullin e perbashket per ti sjelle Partise Socialiste 7 mandate nga Qarku Korce, e per te mos ndalur ne vrapin qe vetem Edi Rama dhe (trendafili) di te

beje per Shqiperine drejt Bashkimit Europian. Teks sa”. Nga ky shkrim kuptojmë se Erion Isai është angazhuar në fushatë politike në mënyrë serioze dhe duket se nuk e tremb as ligji dhe as pasojat e tij. Fjalia “Per ti sjelle Partise Socialiste 7 mandate nga Qarku Korce” nënkupton se subjekti është angazhuar në veprimtari që lidhen me mbështetjen dhe promovimin e kandidatëve për deputet për Qarkun Korçë. Në këtë kontekst, a lejohet angazhimi në veprimtari politike dhe në mbështetje të kandidatëve për deputet nga një funksionar i pushtetit vendor? Vendosja e shenjës së dorës jo rastësisht, përkon të jetë numri 5 që Partia Socialiste do të ketë në fletën e votimit. Edhe për këtë rast, ne kemi bindjen e plotë se jo vetëm postimi por edhe gjithë veprimtaria e Erion Isai lidhet ngushtë me zgjedhjet e 11 Majit dhe mbështetjen e Partisë Socialiste.

Në një postim tjetër, Erion Isai ka shpërndarë foto të një takimi të Kryeministrit që ka realizuar në Athinë me zgjedhësit. Shkrimi krah fotos është “Miremengjes me atmosferen dje qe Shqiptaret e Athines i perseriten Edi Rama dhe Partia Socialiste Mandati i katert eshte autostrada e shpejtesise drejt Bashkimit Europian” Citimi në cdo postim i Edi Ramës, Partisë Socialiste dhe mandatit të katërt nuk mund të jetë një rastësi. Të gjitha aktivitetet në të cilat Erion Isai ka marrë pjesë duke treguar mbështetjen dhe favorizimin për Partinë Socialiste, ndërkohë që është në detyrë në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, njëkohësisht punonjës i administratës vendore, tregon se ligjet në vendin tonë nuk zbatohen dhe sa kohë partia në pushtet të kontrollojë institucionet, persona të tillë si Erion Isai do të vazhdojnë të shpërdorojnë detyrën dhe të mos ndëshkohen.

Në një postim, subjekti i këtij denoncimi ndër të tjera, ku përmend Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, ka shkruar “ma shton pergjegjesine per ti sjelle ne 11 maj nje rezultat edhe me spektakolar”. A ka ndonjë kuptim tjetër kjo shprehje, përveç se Erion Isai ka punuar dhe vazhdon të punojë për të mbështetur hapur Partinë Socialiste dhe fitoren e saj në zgjedhjet e 11 Majit? Çfarë përgjegjësie ligjore dhe në cilin ligj/nen parashikohet se kryetari i bashkisë, punonjësi i pushtetit vendor dhe i administratës publike, ka ndonjë detyrim për t’i sjellë vota, mbështetje dhe rezulatat një partie politike të caktuar në zgjedhjet për Kuvend?

Në 20 Mars, Erion Isai ka shoqëruar në një takim Niko Peleshin, i cili është i angazhuar në detyrë pranë Byrosë së Kuvendit, Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Partinë Socialiste, njëkohësisht kandidat për deputet. Madje në foto duket Erion Isai duke folur me mikrofon para zgjedhësve. Ne dyshojmë se edhe në këtë veprimtari, Erion Isai është duke u përdorur për qëllime politike dhe duke ushtruar ndikimin e tij te zgjedhësit, në kundërshtim me ligjin.

Në datën 20 Mars, Erion Isai ka publikuar një postim në të cilin shkruan “Ne 30 mars ju pres migte e shoket tane Kolonjare! Shihemi ne 29 Mars ne takime te vogla se bashku, dhe ne 30 mars me Edi Ramen”. Subjekti ka vendosur foton e cila tregon numrin 5 që PS do të mbajë në fletën e votimit. Edhe në këtë rast, Erion Isai tregon se po punon dhe mbështet një parti politike të caktuar, gjë e cila bie në kundërshtim me ligjin.

Për të gjitha sa më sipër, ne kemi bindjen e plotë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm i cili mund të vërtetojë të kundërtën, se Erion Isai është i angazhuar në veprimtari politike dhe elektorale në mbështetje të Partisë Socialiste dhe të kandidatëve të saj për deputet për Qarkun Korçë, apo këdo kandidat tjetër të kësaj partie.

Erion Isai ka disa muaj që vepron në shkelje të hapur dhe të rëndë të ligjit, duke takuar, regjistruar në PER dhe duke ndikuar te bindja politike e zgjedhësve që nga muaji Janar 2025 me takimet e tij në Shba, Kanada, Itali, Greqi dhe në qytete në Shqipëri.

Për ne është e rëndësishme të theksojmë se, sjellja e përsëritur e Erion Isait është kthyer në një fenomen, në një precedent të rrezikshëm të shkeljes së ligjit dhe pandëshkueshmërisë së tij nga institucionet përkatëse.

Ne denoncojmë përfshirjen e pushtetit vendor në veprimtari politike dhe në mbështetje të një partie të caktuar, e cila është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe mbi të gjitha me Kodin Penal.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë