POLITIKE

"PD do luftojë kundër murit të patriarkisë!"/ Berisha takim me banorët e degës 11 Tiranë: Këto 12 vite kanë qenë më të vështirat për gratë dhe vajzat shqiptare

m.l Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 11:46

"PD do luftojë kundër murit të patriarkisë!"/

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar edhe sot me takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalimit të tij me banorët në degën 11-të në Tiranë, Berisha tha se Partia Demokratike do të luftojë kundër murit të patriarkisë. Berisha shtoi s këto 12 vite kanë qenë më të vështirat për gratë dhe vajzat shqiptare.

Berisha tha më tej se kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet tha se do ndalonte lojërat e fatit se ato krijojnë shumë probleme familjare duke shtuar se ai jo që nuk i ndaloi lojërat e fatit, por përkundrazi lojërat e fatit i shtoi në duart e banditëve dhe u shtoi atyre drogën.

"Mirëdita dhe një përshëndetje zonjave dhe zonjushave të pranishme në këtë sallë. Një përshëndetje të përzemërt Albana Vokshit. Mirënjohje dhe përshëndetje miqve tanë të pranishëm në këtë takim ndërkombëtar të rëndësishëm të grave. Zonja ministre, përfaqësuese e qeverisë së Kroacisë, mike e Shqipërisë. Zotit Elmar Brok, zëvendëspresident i CDI, dhe mik i shquar i Shqipërisë. Zotit Antonio Lopez, një mik i shquar i PD dhe Shqipërisë, aktualisht Sekretar i Përgjishshëm i CDI. Kam shumë kënaqësi t’u ripohoj ju në prani të përfaqësuesve dhe miqve tanë, se objektivi ndër më madhorët i PD është lufta kundër murit të patriarkisë. Muri i patriarkisë përbën në bindjen time më të thellë dhunuesin më kryesor të lirive dhe të drejtave të njeriut në botë.

Në programin tonë, që në themelim, ne kemi pasur prioritet dhe ritheksoj vetëm një moment, në vitin 2005, për shkak të këtij muri, diferenca në paga midis burrave dhe grave në administratën shqiptare ishte 36 përqind. Me një projekt dhe me persistim, ne e ulëm këtë diferencë në 17.8 përqind, pra e afruam shumë me diferencën mesatare në BE. Zhvilluam një seri projektesh me të cilat ne mbështesnim gratë, bizneset e tyre, pjesëmarrjen e tyre. Nuk ka nevojë t’i mbështesësh në shkolla sepse janë superiore dhe kjo është shumë e njohur. Nga eksperienca ime si pedagog, nga 10 studentë të shkëlqyer, 8 ishin vajza. Por problemi është se ky shkëlqim, për shkak të rrethanave shoqërore, në vend se të zhvillohej dhe të shpalosej plotësisht, ndryhej, topitej dhe nuk vazhdonte siç duhet të vazhdonte në vitet më pas.

Kështu që ne i rikthehemi fuqishëm me besim të plotë se lufta për barazi mes burrit dhe gruas është një luftë që duhet të frymëzojë, dhe na frymëzon, çdo njeri të lirë. Këto 12 vite kanë qenë vitet më të vështira për vajzat dhe gratë, nënat dhe motrat shqiptare, më të veshtira se në çdo vend tjetër në Europë sepse ju u përballët me pasojat direkte të narkoshtetit, i cili solli në votrat tona familjare dhunë, drogë, fatkeqësira.
Edi Rama nëse u kujtohet ju, kur erdhi në pushtet tha se do ndalonte lojërat e fatit se ato krijojnë shumë probleme familjare. Dhe e vërteta është se krijojnë. Ai jo që nuk i ndaloi lojërat e fatit, por përkundrazi lojërat e fatit i shtoi në duart e banditëve dhe u shtoi atyre drogën.

Sot a mund të imagjinoni ju një vend që nuk kishte njohur kurrë në histori kokainën, është konsumatori kryesor i kokainës për frymë në Europë dhe kjo është totalisht pasojë e narkoshtetit. Albana e theksoi, në kundërshtim absolut me traditën tonë shekullore, ne regjistruam këto 10 vite numrin më të lartë të vrasjes së grave, krimin më të shëmtuar. Përsëri nuk është e drejtë të lidhësh çdo gjë me kundërshtarin politik, por kur kundërshtari politik është i njohur publikisht si mizogen, i dokumentuar si njeri i dhunshëm ndaj grave.
Kur kundërshtari politik nuk thotë një fjalë për këto qindra vrasje, makabritete, por hesht, atëherë të paktën me heshtjen e tij, ai në një mënyrë ose në një tjetër favorizon këtë klimë agresive ndaj vajzave dhe grave," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë