POLITIKE

PD: Kontratat koncesionare në shëndetësi qarkullojnë mes të njëjtët personave, ndryshimet e ortakërive nuk mund të mbulojnë përfituesit fundorë

r.ll Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 12:35
PD: Kontratat koncesionare në shëndetësi qarkullojnë mes
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat sot tha se kontratat koncesionare në shëndetësi qarkullojnë nëpërmjet personave të njëjtë. 

Ajo u shpreh se  se procedurat e laboratorëve, sterilizimit dhe të sanitarizimit të spitaleve në Shqipëri vërtiten rreth një grushti të vogël kompanish e njerëzish të lidhur me njëri-tjetrin dhe pas të cilëve qëndrojnë vetë drejtuesit e shtetit dhe Rama.

DEKLARATA E PLOTË: 

Procedurat e laboratorëve, sterilizimit dhe të sanitarizimit të spitaleve në Shqipëri vërtiten rreth një grushti të vogël kompanish e njerëzish të lidhur me njëri-tjetrin dhe pas të cilëve qëndrojnë vetë drejtuesit e shtetit e mbi të gjitha vetë Edi Rama.

Pak ditë më parë në 28 Qershor 2024 Edlira Bode e SUT të cilën Edi Rama nuk e ka shkarkuar nga detyra edhe pse KLSh në raportin e auditimit 2023 ka lëshuar masën disiplinore ndërprerjen e mënjëhershme të marrëdhënies së punës për të, zhvilloi procedurën me negocim pa shpallje me objekt: “Kryerjen e shërbimit të lavanderisë për nevoja emergjente”, fondi 275 mijë euro.

Për këtë procedurë mori pjesë vetëm 1 ofertues i cili u shpall edhe fitues me 98.9% të fondit limit, konkretisht operatori ekonomik SANITARY CLEANING shpk që

sipas open data vetëm nga v.2019- deri v.2024 ka përfituar 57 pagesa kundrejt vlerës 2.3 milion euro përfshirë edhe  SUT 4 pagesa për të njëjtin objekt kontrate.

Kompania SANITARY CLEANING shpk është themeluar nga Fatos Deliu në v.2014 si pronar i vetëm.

Fatos Deliu ka qenë pronar themelues edhe i shoqërisë Eco Riciklim shpk deri 2018, me pronar djalin e nëndrejtoreshës së QSUT znj.Strakosha, i cili vijon me kontratat publike pa u shqetësuar.

Në Maj 2018 F. Deliu shet 60% të kuotave të kapitalit të SANITARY CLEANING shpk tek kompania hollandeze Berinv B.V përfaqësuar nga Tamara Alexandra Eleonora Wingelaar. Sipas mediave kjo zonjë ka mbajtur në 2018-n detyrën e drejtores ekzekutive të kompanisë “AB Laboratory Solutions”, që ka një tjetër koncesion në shëndetësi, atë të laboratorëve me vlerë 120 mln euro. Ajo është larguar nga kjo detyrë më 21 qershor 2018, duke i lënë vendin Konstantinos Karathanos. Personi me të njëjtin mbiemër Janis Karathanon, është pjesë e pronësisë së koncesionit të laboratorëve me kompanitë Labopharma dhe AB Laboratory Solutions.

Në Korrik 2018 F. Deliu largohet nga ortakëria duke shitur 40% të kuotave në favor të shoqërisë italiane “Servizi Italia s.p.a”. Kjo kompani është pjesë e koncesionit të sterilizimit kontratë e vitit 2015 me vlerë fillestare 11 milionë euro.

5 vite më pas në Shtator 2023 Servizi Italia spa shet aksionet tek Fatos Deliu dhe shtetasi B.J.

Në Dhjetor 2023 Fatos Deliu shet kuotat në favor të shoqërisë “Amphora Holding” me pronare shtetasen A.J.

Dhe po në të njëjtën datë 29 Dhjetor 2023 ortaku tjetër Berinv B.V shet kuotat në favor të shoqërisë “Videl” shpk me pronare shtetasen e njëjtë si më lart me inicialet A.J.

Pronarët aktualë të Sanitary Cleaning shpk janë :

Shtetasi B.J  20% të kuotave;

Amphora Holding  20% të kuotave, me pronare shtetasen A.J dhe

VIDEL shpk 60% të kuotave me pronare shtetasen A.J më lart.

Kjo rrjetë merimangash në ndryshime ortakërie nuk ka mundur të mbulojë përfituesit fundorë të cilët lidhen me kontratat më të majme të tenderave në shëndetësi, gjithashtu të koncesioneve e kontratave të drejtpërdrejta.

Ku është drejtësia këtu…çfarë po pret akoma…

grenta vangjeli pd kontratat koncesionare ne shendetesi

genta vangjeli pd kontatat koncesionare ne shendetesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë