Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Koordinatorja për departamentet në PD ka denoncuar shpërndarjen e fondeve nga programi i IPARD, ku ndër të tjera ka bërë me dije, se Petrit Cela ka përfituar 150 mijë euro, ndërsa Manjola Haska 225 mijë euro, Petrit Tare 251 mijë euro, Sokol Tusha 196 mijë euro, Loreta Tozaj 82 mijë euro, Erjona Kokoneshi 44 mijë euro, Dashamir Peza 225 mijë euro, Alban Berisha 170 mijë euro dhe Elton Bualli 310 mijë euro.
Denoncimi i plotë nga Silvi Bardhi:
Të dhënat e bëra publike dje në emisionin “Plug”, treguan edhe një herë hajdutërinë e “qeverisë Rama” nga inceneratorët te rrugët e deri te ‘bagëti e bujqësi’ . Shqiptarët panë se si 38 milionë euro, nga 93 të akorduar nga Bashkimi Europian në mbështetje të bujqësisë shqiptare, u kanalizuan drejtpërdrejt tek grupet kriminale të narkotrafikut, duke braktisur dhe tallur qindra mijëra bujq të vendit.
Shqiptarët panë se si fondet e IPARD kanë përfunduar për ngritje hotelesh dhe restorantesh, në vend që të shkonin për ndërtimin e serave apo stallave të bagëtive.
Në vend të tyre, Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë, me urdhër të Edi Ramës, ka vendosur të “ndihmojë”:
Petrit Çela, babai i kapobandës Suel Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.
Manjola Haskën, motra e deputetit socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro nga IPARD për të ndërtuar “Agro Turizëm Rexhini”.
Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës, një emër i lidhur ngushtë me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e “Bloom Fruits”.
Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, ish-krahut të djathtë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Sharrës dhe dosjen “5D”, ka përfituar 196 mijë euro.
Loreta Tozaj, ish-drejtoresha e Kadastrës Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro.
Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, përmes bashkëshortes së tij, Eriona Kokoneshi, ka përfituar 44 mijë euro fonde nga IPARD për ndërtimin e një kantine vere.
Dashamir Peza, i njohur si mik i Kryeministrit Edi Rama, është gjithashtu përfitues i fondeve IPARD me një shumë prej 225 mijë eurosh.
Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, në dy raste ka përfituar një shumë prej gati 170 mijë eurosh.
Elton Bualli, ish-administratori i inceneratorit të Sharrës, njeriu që bënte propagandën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në aferën e djegësave, ka përfituar plot 310 mijë euro për ndërtimin e një sere me fondet e IPARD, pikërisht në landfillin e Sharrës në Tiranë.
Ky skandal jo vetëm që tregon shumë mbi mënyrën se si qeveriset vendi, por është edhe një njollë turpi në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, vend në të cilin aspirojmë të anëtarësohemi dhe i cili ka hapur një hetim për këtë çështje.
Në fakt, ky skandal duhej të kishte alarmuar të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi, por po tentohet të kalohet në heshtje nga ana e tyre, si të gjitha skandalet e tjera që çojnë drejtpërdrejt tek Edi Rama. Duket qartë se SPAK vepron vetëm në rastet kur është i sigurt se shefi i tij nuk preket.
Ky skandal duhet të jete alarm edhe për BE, për të kuptuar se sado kapitujë ta hapë Edi Rama, pa mbyllur kapitullin e korrupsionit në kurriz ta taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, Shqipëria nuk hyn dot në Europë.
Partia Demokratike do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që garanton ligji për zbardhjen e kësaj afere dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të autorëve të vërtetë.
Ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të shqyrtuar kërkesën e PD-së dhe të ale...
Deputeti socialist Agron Malaj ka shpalosur talentin e tij të mënyrës së leximit në Komisionin e Ligjeve, ku i ka sugjeruar kolegë...
Përpara fillimit të mbledhjes së Komitetit Politik Evropian, ku u takuan krerët më të lartë të vendeve pjesëmarr&...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në Komisionin e Ligjeve ka hedhur akuza ndaj ministrit të Mjedisit...
Një skenë aspak normale ka ndodhur gjatë Komitetit Politik Europian, që po mbahet në qytetin e Kopenhagen, në Danimarkë. M...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ‘ndezur’ dhe njëkohësisht i ka dhënë &l...
I përfolur në publik si një nga kandidatët e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florian Haçkaj ka reaguar në r...
Si deputete e Lezhës, Elda Hoti deklaroi një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut, Deputetja ka zbardhur një tjetër t...
Gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian, që po zhvillohet në Kopenhagen, në Danimarkë, kryeministri i Shqipërisë, ...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe avokatja Adriana Kalaja nga SPAK është shprehur për mediat se &...