POLITIKE

PD për KQZ-në: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje

I.A Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 13:21

PD për KQZ-në: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, në një deklaratë për media u shpreh se në përgjigje të kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike për dhënie informacioni mbi përmbushjen e detyrimeve ligjore nga kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur listën e emrave që kanë deklaruar pezullimin apo dorëheqjen nga funksionet shtetërore përmes dokumentacionit përkatës të kandidimit.

Në këtë kuadër, vetëm 35 kandidatë janë raportuar si të pezulluar apo dorëhequr, duke ngritur shqetësime të mëdha nga ana e PD-së për ligjshmërinë e kandidimit të pjesës tjetër të listës. Në vijim, Partia Demokratike argumenton në detaje bazën kushtetuese dhe ligjore që sipas saj nuk lejon interpretim të dyfishtë ndërmjet dorëheqjes dhe pezullimit, dhe kërkon që KQZ të përjashtojë nga kandidimi ata individë që nuk kanë respektuar në mënyrë të plotë këtë standard ligjor.

Në përgjigje të kërkesës zyrtare së Partisë Demokratike me objekt: “Dhënie informacioni”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti listën me  emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste të cilët kanë deklaruar pezullimin apo dorëheqjen nga funksioni përkatës nëpërmjet deklaratës së pranimit  të kandidimit sipas modelit përkatës miratuar me Udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 2, datë 22.01.2025.

Konkretisht sipas KQZ janë deklaruar të pezulluar apo dorëhequr nga funksioni vetëm 35 kandidatë nga lista e plotë e kandidaturave të PS.

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje zbatimin e detyrimeve ligjore për të gjithë kandidatët e jo vetëm këta 35, e në këto kushte :

 Ju ridrejtua KQZ për të verifikuar ligjshmërinë e kandidimit për të tjerë zyrtarë të lartë të cilët nuk janë pjesë e listës me 35 emrat të administruar nga KQZ, duke mos konsideruar standartin ligjor. 

Në përmbushje të nenit 69 të Kushtetutës së RSH dhe sa i takon Kodit Zgjedhor si ligje supreme  mbi të gjitha ligjet e tjera, dhe përmbushjes së nenit 63 pika 4/g të tij, ligjvënësi ka përcaktuar në mënyrë taksative “heqjen dorë” si detyrim ligjor që duhet të përmbushet nga secili kandidat, që do të thotë largimin nga detyra shtetërore dhe nuk ka lënë asnjë hapsirë opsionale si “pezullimi” që nënkupton ndalimin përkohësisht të funksionit ose ndërprerjen e tij për një farë kohe për tu rikthyer në detyrë në pamundësi të fitores së mandatit të deputetit.

Prandaj, për secilin kandidat i cili ka zgjedhur pezullimin mbështetur në dispozita të tjera ligjore që nuk prevalojnë mbi kodin zgjedhor e as Kushtetutën e RSH, ku citohet shkurt dhe qartë “heqja dorë” , Partia Demokrative kërkon nga KQZ të mos trajtojë si të barazvlefshme “heqjen dorë” me “pezullimin” dhe të përjashtojë kandidatët për këto arsye :

 a.moszbatim të Kushtetutës së RSH neni 69;

b.moszbatim të Kodit Zgjedhor të RSH, nenin 63 pika 4/g;

c. moszbatim të Udhëzimit të KSHZ nr.2 datë 22 Janar 2025, “Për Përcaktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit…….”,

d. moszbatim të Deklaratës për pranimin e kandidimit;

dh.sqarimit mbi mënyrën e plotësimit të  dokumentit Deklaratë e Kandidadit për hapje llogarie bankare të posaçme,

e. Parandalimin e përdorimit të aseteve dhe burimeve njerëzore të institucionit për qëllime zgjedhore sipas nenit 91 të Kodit Zgjedhor cilësuar njëkohësisht si vepër penale parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal të RSH ,  nga kandidatët e njëkohësisht titullarë të padorëhequr por të pezulluar momentalisht me potencial rikthimi pas rezultatit zgjedhor.

Kategoritë e funksionarëve shtetërorë të përcaktuar në nenin 69 të Kushtetutës nuk mund të  kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra.

Mandati i fituar në kundërshtim me sa më lart është i pavlefshëm dhe PD po ndjek e do vijojë me secilin rast.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë