POLITIKE

PD: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit! Po rrezikohen jetë njerëzish

n.f Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 17:07
PD: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë
Hoxha

TIRANË- Anëtari i Këshillit  Kombëtar të PD, Arjan Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Hoxha u shpreh se kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët. Ai theksoi se pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.

Hoxha më tej tha se Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore. 

PD shtoi se Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Hoxha shtoi se organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për hetimin e Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale.

Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Arjan Hoxha:

Rakip Suli, Kryebashkiaku i Kamzës, mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët. Pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.

Rakip Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore. Kryetari i Bashkisë është garantuesi i respektimit të ligjeve dhe standardeve urbane në territorin e tij. Rakip Suli ka detyrime të qarta ligjore për të siguruar që:

-Ndërtimet të jenë në përputhje me ligjet dhe analizat teknike:

Rekomandimet e AKBN dhe Drejtorisë Minerare, të detajuara në dokumentin zyrtar të datës 4 janar 2021, tregojnë se zona e ish-minierës Valias është e rrezikshme për ndërtim për shkak të hapësirave të paqëndrueshme nëntokë. Rakip Suli ka shpërfillur këto paralajmërime dhe ka lejuar ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në këtë zonë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

-Mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve:

Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.

-Parandalimi i abuzimeve urbane:

Në vend që të zbatojë rekomandimet e ekspertëve dhe të sigurojë stabilitetin e ndërtimeve, Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi mbi zona të ndaluara, duke dëshmuar papërgjegjshmëri dhe një tendencë për të favorizuar interesat e zhvilluesve në dëm të sigurisë publike.

Shkeljet ligjore dhe penale të Rakip Sulit janë si më poshtë:

Shpërdorimi i detyrës (Kodi Penal, Neni 248):

Rrezikimi i jetës së qytetarëve (Kodi Penal, Neni 289):

Moszbatimi i Ligjit për Planifikimin Urban (Ligji Nr. 8402):

Në emër të partisë Demokratike i bëj sot thirrje për veprim SPAK-ut:

Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për:

Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale. Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit. Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore. Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës. Ai duhet t’i bashohet kolegut të tij Veliaj dhe të gjithë bashkë duhet të marrin përgjigjen e merituar më 11 maj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë