POLITIKE

PD: Raporti paraprak i OSBE/ODIHR damkos zgjedhjet në Shqipëri! Jepet alarmi për polarizim politik, abuzime dhe censurë

n.f Përditësimi i fundit 29 Prill 2025, 21:29

PD: Raporti paraprak i OSBE/ODIHR damkos zgjedhjet në Shqipëri! Jepet

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri gjatë një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me raportin paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Nuri gjatë fjalës së tij shorehet se ky raport është dokument alarmat i cili vlerëson kushtet ku do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, duke folur për ‘polarizim ekstrem politik’, i ardhur nga  një ‘Reformë zgjedhore e njëanshme dhe pa konsultim publik’.

Ai më tej thekson se raporti prek disa tema të cilat paraqesin problematikat në vend që nga mbyllja e tiktok e deri te mediat e politizuara. Nuri shtoi se në raport theksohet se KQZ ka identifikuar dhjetëra shkelje, por shumë pak masa ndëshkuese janë marrë.

Sipas tij Partia Demokratike i kërkon Parlamentit Europian dhe organizatave të zgjedhjeve dhe lirisë së shprehjes të shtojnë presionin mbi kryeministrin Edi Rama të cilin e quajti një shkelës recidivist dhe manipulues i proceseve zgjedhore.

Një dokument alarmant i organizatës që vëzhgon zgjedhjet në botë, i publikuar sot, i vlerëson si të papërshtatshme  kushtet ku do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, duke folur për ‘polarizim ekstrem politik’, i ardhur nga  një ‘Reformë zgjedhore e njëanshme dhe pa konsultim publik’.

OSBE thekson se shumica e sugjerimeve për përmirësim të procesit zgjedhor bërë nga kjo organizatë mbeten të pazbatuara. Në këtë logjikë vijojnë problemet e përhershme nën Edi Ramën si ‘keqpërdorimi i aseteve publike për qëllime elektorale dhe presioni ndaj punonjësve të administratës’.

Raporti nuk rri pa përmendur edhe ata me të cilët kryeministri mburret, ‘rrjetet e patronazhistëve’ si formë ndikimi politik. Po ashtu shqetësues paraqitet përdorimi i të dhënave personale në mënyrë të paligjshme, të cilat raporti i quan ‘abuzime’.

Media konsiderohet e politizuar dhe e përqendruar në pak duar. ‘Media është e lidhur me interesa të afërta me qeverinë, duke kompromentuar pluralizmin mediatik’, thotë raporti që nuk lë pa cekur edhe vetëcensurën dhe presionin ndaj gazetarëve përfshirë sulme verbale apo ndjekje penale.

OSBE kritikon edhe ndalimin e Tiik Tok nga kryeministri Rama dhe censurën digjitale duke e konsideruar si sulm ndaj lirisë së shprehjes. Pa e përmendur me emër, por duke nënkuptuar qartësisht kryeministrin, raporti flet për ‘fushatë që karakterizohet nga sulme personale dhe mungesë diskutimi për politika publike’. 

OSBE-ODHIR prek edhe një plagë të zgjedhjeve, që është mungesa e ndëshkueshmërisë për shkeljet dhe manipulimet zgjedhore, sic është provuar dhe nga dosjet 339 dhe 184.  Raporti thekson se KQZ ka identifikuar dhjetëra shkelje, por shumë pak masa ndëshkuese janë marrë.

Partia Demokratike duke falënderuar misionin vëzhgues të OSBE-ODHIR për punën, i kërkon Parlamentit Europian dhe organizatave të zgjedhjeve dhe lirisë së shprehjes të shtojnë presionin mbi Edi Ramën, një shkelës recidivist dhe manipulues i proceseve zgjedhore.

Prekja e zgjedhjeve, cenimi i vullnetit të qytetarëve do të marrë përgjigje të drejtpërdrejtë, të menjëhershme dhe të merituar. Larg duart nga zgjedhjet! Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë