POLITIKE

PD: Ushtari Plarent Ndreca në shërbim edhe të aferës së shekullit, inceneratorit të Tiranës

E.D Përditësimi i fundit 19 Tetor 2024, 14:28

PD: Ushtari Plarent Ndreca në shërbim edhe të aferës së

TIRANË- Anëtari i kryesisë të PD Belind Këlliçi, gjatë një deklarate për mediat thotë se Partia Demokratike ka informuar publikun për të gjitha aktet flagrante dhe firmat e pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të tij, të cilët afërmendsh nuk hetohen nga kolegët e Erionit në SPAK.

Ai u shpre se sot do të bëjë publik një tjetër emër të rëndësishëm, për të cilin kolegët e Erionit nuk hetojnë dhe mesa duket vijojnë detyrën e ngarkuar të fshehjes së provave flagrante. Më tej Këlliçi u shpreh se Merila Luga në dukje të parë një emër i parëndësishëm, por lidhjet e saj hedhin dyshime për arsyet se përse ajo ende sot nuk është hetuar apo thërritur nga kolegët e Erionit në SPAK.

Të nderuar qytetarë, Prej më shumë se 1 viti nga kjo foltore ju kemi informuar për të gjithë gjetjet e Grupit të Ekspertëve të PD për aferën korruptive të shekullit, Inceneratorin e Tiranës dhe jo vetëm.

Ju kemi informuar për të gjitha aktet flagrante dhe firmat e pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të tij, të cilët afërmendsh nuk hetohen nga kolegët e Erionit në SPAK.

Sot do të bëjmë publik një tjetër emër të rëndësishëm, për të cilin kolegët e Erionit nuk hetojnë dhe mesa duket vijojnë detyrën e ngarkuar të fshehjes së provave flagrante të kësaj afere.

MERILA LUGA, në dukje të parë një emër i parëndësishëm, por lidhjet e saj hedhin dyshime për arsyet se përse ajo ende sot nuk është hetuar apo thërritur nga kolegët e Erionit në SPAK. Merila Luga mban detyrën e financieres së Stela Gugalles, partneres së Mirel Mërtirit, por jo vetëm.

Në ekran do të shihni ekstraktin zyrtar të nëntorit 2022 të kompanisë famoze në pronësi të Mirel Mërtirit të regjistruar në Bullgari, EM CAPITAL.

PD: Ushtari Plarent Ndreca në shërbim edhe të aferës së

Merila Luga sëbashku me Denisa Tollkuçin janë dy anëtaret e bordit të drejtorëve, Denisa e besuara e Mirelit dhe Klodianit si dhe zonja e dytë do të kuptohet në fund të kësaj deklarate. Merila Luga ka për bashkëshort shtetasin Benn Caka. Ky shtetas sipas deklaratave publike të prokurorisë së Durrësit është arrestuar dhe dënuar sëbashku me shtetasin Regan Merdani për krijimin e skemave mashtruese financiare.

Regan Merdani është pjesë e skemave mashtruese të përdorura edhe në aferën e inceneratorëve, skema që ende sot i mban mend i madh e i vogël pasi nuk kishin kursyer as pleq që jetonin në azile e as ata që ishin në botën e përtejme. Por çuditërisht Benn Caka, bashkëpunëtori i Regan Merdanit, ndalohet nga Prokuroria e Durrësit vetëm 30 ditë përpara se të kërkohej arrestimi i Klodian Zotos dhe Lefter Kokës, pikërisht për përdorimin e kësaj skeme mashtrimi financiar.

Rastësi kjo apo një veprim i bërë enkas në dijeni të plotë të SPAK për të mos përfshirë Benn Cakën, e për të lehtësuar gruan e tij e për rrjedhojë ata që e mbrojnë?! A thua nuk e dinte gruaja që burri po bëntë evazion me punëdhënësin e saj?! Por ecim më tej pasi Benn Caka ka një vëlla që quhet Ferdinand Caka i cili ka qenë ortaku në biznes prej shumë vitesh i Plarent Ndrecës.

Xhuljan Caka i biri Ferdinandit, fillimisht dhe ky në moshën 20 vjeçare, ka qenë ortaku në biznes i Plarent Ndrecës, më pas është punësuar si Drejtor Juridik pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duke vazhduar në pozicionin e titullarit në sektorin e gjykatave pranë Drejtorisë Juridike në Bashkinë Tiranë, për tu punësuar më pas si Përgjegjës Sektori në Ministrinë e Brendëshme kur Plarenti ishte Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, nga e cila mbahet mend nga çdo shqiptar për vjedhjen me tenderin famoz të uniformave të Policisë së Shtetit, aferë për të cilën Plarenti u amnistua plotësisht nga kolegët e Erionit në SPAK.

Por për të plotësuar CV Xhuljan Caka është përzgjedhur edhe si trajnues i KZAZ-ve në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet moniste të vitit 2019. Ky është një rrjet i tërë lidhjesh të deputetit Plarent Ndreca, i cili ka patur besimin e plotë të shefit të tij politik, pasi që në vitin 2009 Erion Veliaj e përzgjodhi atë si kandidat të partiçkës G99 në qarkun e Lezhës, e më pas ushtarin e tij e promovoi fuqishëm gjatë psuhtetit të “Rilidnjes”.

Sot i takon kolegëve të Erionit në SPAK të hedhin dritë mbi faktin se përse Merila Luga, lidhje e ushtarit Plarent Ndreca të cilës ju besua drejtimi i kompanisë famoze EM CAPITAL, nuk është marrë kurrë në pyetje dhe nuk është ende nën hetim.

Kompania EM CAPITAL, sipas gazetarëve që ndjekin SPAK, ka kryer disa transaksione me kompani të lidhura me Erion Veliajn, e për të cilat sot SPAK ka nisur një hetim pasuror për pronarin faktik të Inceneratorit të Tiranës.

Të gjitha këto informacione unë do i’a përcjell Strukturës Speciale pasi ne kemi marrë zotim se kësaj çështje do ti shkojmë deri në fund dhe ta harrojë kushdo që mendon se do të zgjasë agoninë e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, se Partia Demokratike do të ndalet.

Sa për ekspertin e PS në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, ushtarin e mirë Plarent Ndreca, ditët në vijim do të bëjmë publike faktet sesi ai ka fshehur në ILDKPI kompaninë e tij të liçensuar me firmën e SHEFIT dhe pronat që ai me shumë mund përpiqet të fshehë në jugun e Shqipërisë.

Sërish gjej rastin të ftoj kolegët e Erionit në SPAK, që pas poshtërimit dhe përdorimit publik që ky i fundit i ka bërë, të marrin kurajo e të zbatojnë ligjin, të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe për një moment të vetëm të ndalin luftën politike me opozitën dhe të çojnë përpara drejtësisë pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, i cili është kthyer tashmë në sinonimin e fjalës hajdut për çdo qytetar shqiptar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë