BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...

BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kërkesa për seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian u bë nga eurodeputetët e krahut të djathtë, pjesë e grupit të Partive Popullore Europiane, ndërsa përfaqësues të institucioneve europiane raportuan për përgatitjet e qeverisë shqiptare për të siguruar më 11 maj, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas kërkesës së europarlamentarëve, partitë politike dërguan në Bruksel dy përfaqësues nga shoqëritë civile dhe bota akademike, Partia Socialiste Gledis Gjipalin dhe Partia Demokratike Artan Hoxhën. Gjipali tha se situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë. Sipas tij, kjo po ndodh ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku kemi parë shumë kërcënime për bojkot apo ankesa për organizimin e zgjedhjeve.
“Situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku ne kemi parë shumë kërcënime për bojkot apo ankesa për organizimin e zgjedhjeve. Mazhoranca, PS, po kërkon mandatin e 4 dhe po garon mbi premtimin për vazhdimin e reformave dhe bërjen gati të vendit për përfundimin e negociatave në 2027”, deklaroi Gledis Gjipali.
Nga ana tjetër, diskutimet e europarlamentarëve reflektuan aleancat që dy partitë e mëdha kanë në Bruksel, përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane mbrojtën tezat e PD, ndërsa të majtët në Parlamentin Evropian interesat e PS.
“Ne po flasim për një situatë shumë të polarizuar dhe ne po sjellim këtu këtë polarizim. Kjo nuk ndihmon marrëdhëniet e Parlamentit dhe Bashkimit Evropian me vendin. Kur e diskutuam këtë seancë kolegët insistuan që ti japin një zë opozitës dhe e mbaj mend që thashë ne nuk jemi vendi për debatin e brendshëm politik, ne jemi Bashkimi Evropian. Dhe kolegu mori atë që donte ekzaktësisht, i dha zë opozitës. Ne ramë dakord të kishim këtu akademikë dhe pamë qëndrime shumë politike. Dhe unë do u bëja apel kolegëve, ju lutem frenohuni të mos përfshiheni në debate përpara zgjedhjeve”, u shpreh N.Sanchez Amor.
“Bazuar edhe mbi diskutimet sot, unë do doja të shprehja shqetësimin tim të thellë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare. Nëse ka shqetësime serioze, ne nuk duhet t’i neglizhojmë ato, edhe pse social-demokratët duan të bëjnë kështu. A duhet të ndihmojmë Shqipërinë t’i shmangë disa gabime apo duhet të shqetësohemi pasi ato të ndodhin? Ne duhet të diskutojmë dhe të vëzhgojmë fushatën elektorale dhe zgjedhjet nga afër, pasi ka pasur probleme në zgjedhjet e kaluara. Blerja e votës, manipulimi i listës së votuesve dhe abuzimi me burimet shtetërore nuk janë gjëra të reja për Partinë Socialiste në pushtet. Për një vend kandidat për në BE, nuk është kjo mënyra si zhvillohen zgjedhjet”, tha Riho Terras.
BRUKSEL- Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvill...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvill...
TIRANË- Kandidatja e PD në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka denoncuar PS se në kundërshtim me ligjin zgjedhor po shtron asfalt elektora...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald ...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama u është përgjigjur disa komentuesve në episodin e 38-të të rubrikës “Sy më Sy...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook. Një nd...
LEZHË- Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri që lejon transferimin e emigrantëve të parregullt nga qendrat e ndalimit n&...
TIRANA- Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja tha sot në ceremoninë e pritjes së rezidentëve t&e...
TIRANA- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha sot, teksa mori pjesë në inaugurimin e Vila 31 x Ar...