Dalin detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, merret në pyetje një i dyshuar
Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zja...
Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zja...
Disa llogari në Instagram janë bllokuar gjatë ditës së djeshme, mes tyre edhe ajo e kreut të Partisë Mundësia dhe depute...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen &ld...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Deklaratat qesharake të liderit shqiptar nuk kanë fund! Sot, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Par...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...
Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse. Shpërthimi i parë...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...

KOSOVA- Vetëm brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dhënë gjoba në vlerë prej 42 mijë euro ndaj partive politike për shkelje gjatë fushatës zgjedhore. Sipas vendimeve që ka publikuar PZAP më 19.01.2025 në faqen e saj zyrtare shihet se ankuesi i vetëm për këto raste është partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Gjoba më e lartë e dhënë nga PZAP në këto vendime është në vlerë prej 8 mijë euro. Ndërsa, afati për shlyerjen e tyre është 15 ditë, nga plotfuqishmëria e vendimit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 19.01.2025 ka dhënë gjoba në vlerë prej 42 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.
Në ankesën e LVV-së paraqitur kundër PDK-së në PZAP, thuhet se Qendra e LVV-së në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Osman Geci”, të kandidates për deputete nga radhët e PDK, Blerta Deliu Kodra. E vlera e gjobës sipas këtij vendimi është 4 mijë euro.
Një tjetër ankesë e LVV-së është sërish kundër PDK-së në të cilën thuhet se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Pazari i vjetër”, të kandidates për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.Vlera e gjobës sipas këtij vendimi është 5,500 euro.
Po nga LVV kanë dërguar ankesë në PZAP në të cilën bëhet e ditur se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Pazari i vjetër”, të kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku. Vlera e gjobës është 4 mijë euro.
Sërish LVV-ja në ankesën e saj dërguar në PZAP pretendon se më 16 janar 2025, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, në rrugën “Osmani Geci”, të kandidatit për deputet, Mërgim Lushtaku. Vlera e gjobës është 5,500 euro.
Edhe ankesa tjetër vjen nga LVV në të cilën pretendohet se Armend Ahmeti, punonjës në Komunën e Skenderajt dhe aktivist i Subjektit Politik PDK, në profilin e tij në Facebook story ka postuar një video në të cilën nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku i ka quajtur aktivistët e LVV-së “Zagar”. Vlera e kësaj gjobe është 8 mijë euro.
LVV-ja me seli në Prishtinë është ankuar për një rast në të cilën pretendohet se kryetari i subjektit politik NISMA për Kosovën, njëherit kandidat për deputet nga koalicioni AAK-NISMA ka mbajtur tubim zgjedhor dhe takim me punonjës të Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë “Shpëtim Robaj”, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Vlera e gjobës është 8 mijë euro.
Në ankesën e radhës LVV-ja dërguar në PZAP pretendon se më 16 janar 2025, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat e organeve shtetërore, në rrugën “Fadil Rrustemi”, në Skenderaj ku me këtë veprim subjekti PDK ka shkelur dispozitat e legjislacionit në fuqi. Vlera e gjobës është 3,500 euro.
LVV me seli në Prishtinë është ankuar edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës në të cilën pretendohet se më 16 janar 2025, LDK-ja ka vendosur bollboard/posterë në hapësirat e stadiumit “Shahin Haxhiislami”, në rrugën “UÇK”, në Pejë. Vlera e gjobës është 3,500 euro.
Lëvizja Vetëvendosje në një ankesë tjetër që ka dërguar në PZAP, sipas këtij vendimi bëhet e ditur se kjo i referohet shkeljeve nga mediat, dhe në këtë rast PZAP e ka përcjell në Komisionin e Pavarur për Media për trajtim në pajtim me dispozitat e Ligjit të KPM-së.
Ndërsa, një ankesë e subjektit politik Demokracia Serbe është refuzuar nga PZAP në të cilën thuhet se ka parashtruar ankesë nga vendimet e KQZ-së të datës 14.01.2025 duke theksuar se subjekti i tyre politik sërish nuk ka marr përfaqësues në këshillat zgjedhore në Komunat e Zubin Potokut, Zveçan, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot dhe Partesh.
Totali i gjobave të dhënëa ndaj subjekteve politike me vendimet e PZAP-it, deri më tani është 125,000.00 euro. Ditë më parë Demokracia në Veprim (DnV), tha se që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është vërejtur gjuhë nxitëse dhe e urrejtjes mbi baza politike, si në tubime politike, por edhe në komente në platforma online.
Në një konferencë për media më 18 janar, Eugen Cakolli nga DnV, tha se gjatë kësaj jave ka pasur përkeqësim të gjuhës së ashpër të përdorur në fushatë.
“Këtë javë kemi pasur ashpërsim e përkeqësim të gjuhës së përdorur në fushatë, me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes apo urrejtjes, kryesisht mbi baza politike”.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025, ku në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme
Në garë janë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti i Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kosova, me mbi 2 milionë votues të regjistruar brenda dhe jashtë vendit, mban zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt./ Monitor
Ola Xama TIRANË - Gazetarja Ola Xama ka komentuar, përplasjen që u regjistrua pasditen e djeshme në protestën para Ministris&...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 30 janar seancën gjyqësore për padinë e bërë ng...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur ditën e sotme inaugurimin e Presidentit të...
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu, tha se 21 Janari për Edi Ramen është ditëlindja e pusht...
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për komentet lidhur me "21 janarin". Rama shpreht se ka shumë gjëra p...
TIRANA- Familjarë dhe të afërm të 4 të vrarëve në protestën e 21 janarit 2011 kanë zhvilluar homazhe n&...
TIRANA- Ditën e sotme shënohen 14 vite nga protesta e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiran&eum...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku përkujton tragjedinë e protestës s&eu...
Protesta TIRANË- Aktivistja Gresa Hasa ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" në ...
ilir meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon qëndrimin në burgun "313" në kryeqytet, pasi GJKKO...