POLITIKE

Përgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve

r.ll Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 20:33
Përgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt për
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, ka bërë fushatë mediatike nga burgu ku kërkon që të shfaqen lajmet e tij, por edhe sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, tregohet se si Veliaj ka kërkuar që të transmetohen intervistat e tij me pyetje dhe përgjigje të hartuara nga vetë ai në ekranet e televizioneve si “Top Channel”, “Report TV” apo “Euronews”.

Pjesë nga përgjimet: 

Në orën 18:36, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbri i kërkon Erionit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që të mos vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të ‘pyetje-përgjigje’ Arbri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë. Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për tek emisioni që do të shfaqet sot, dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio. Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se çfarë kishte ndodhur me ‘Top Channel’ që nuk ka dalë artikulli për të. Arbri i thotë se ka qenë neglizhencë. Erion Veliaj i shprehet se: “Po lihet njëherë porosia dhe nuk shkelet".

Përgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt përPërgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt përPërgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt për

Pjesë nga përgjimet: 

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbrin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe 77 po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistën). Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e "Ditës", sepse Geri Kokalari ka bërë një superintervistë te “Report TV”, e kërkon që t'i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do ta publikojnë dy-tri gazeta, edhe “Tema” ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin. Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do të thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te “Report TV” dhe i kërkon ta lidhë me “Temën” dhe “Ditën” (gazeta), që t'i japin vëmendje, pasi “Shqiptarja” do ta bëjë patjetër. Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te gazeta “Dita”, “Tema” dhe “Shqiptarja”, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe amerikanët (avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, "daily tasks". Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbri i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te “Top”-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, "off camera" "on record", që gazetarët t'i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet "takim informativ me avokatët e familjes Veliaj". Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi, ‘three days to freedom’”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat". Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, së cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare" "Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është ‘vital’. Këto katër ditë janë vendimtare".

Përgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt përPërgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt përPërgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt për

Pjesë nga përgjimet: 

Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet në intervistë tek “Euronews”, dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare, pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë. Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te “Report TV” apo te “Top”-i.

Përgjimet/ Tri televizionet në shërbim të Veliajt për

erion veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë